Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:67. Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
40:67. Është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës e pastaj prej droçkës së gjakut. Ai ju bën që të lindni si foshnje, pastaj të arrini moshën e pjekurisë e pastaj të bëheni pleq (ndonëse disa prej jush vdesin më herët), me qëllim që të plotësoni afatin që ju është caktuar të jetoni dhe që të arrini të kuptoni.
40:67. Ai është Ai që ju krijoi ju nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj nga një copë gjaku, pastaj ju nxori si foshnjë, pastaj ju la që të arrini pjekurinë tuaj, pastaj që të bëheni të moshuar – edhe pse disa nga ju vdesin më herët – që ju të arrini një afat të caktuar dhe që të mund të kuptoni.
40:67. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME MIN 'ALEKATIN THUMME JUHRIXHUKUM TIFLEN THUMME LITEBLUGU 'ESHUDDEKUM THUMME LITEKUNU SHUJUHAN WE MINKUM MEN JUTEWEFFA MIN KABLU WE LITEBLUGU 'EXHELÆN MUSEMMEN WE LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 40:68. Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
40:68. Është Ai që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Kur Ai vendos diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.
40:68. Ai është Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. Dhe kur Ai vendos një çështje, Ai thotë për të vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
40:68. HUWEL-LEDHI JUHJI WE JUMITU FE'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 40:69. A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
40:69. A i sheh ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, se si largohen nga rruga e drejtë?
40:69. A nuk ke parë ata që argumentojnë për ajetet e Allahut si largohen?
40:69. 'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI 'ENNA JUSREFUNE
C 40:70. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur'anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
40:70. Ata që kanë mohuar Librin dhe mesazhet që i kemi sjellë me të dërguarit Tanë, do ta marrin vesh të vërtetën,
40:70. Ata që mohojnë Librin dhe atë me të cilin Ne dërguam të Dërguarit Tanë. Por ata do ta dinë,
40:70. EL-LEDHINE KEDHDHEBU BIL-KITABI WE BIMA 'ERSELNA BIHI RUSULENA FESEWFE JA'LEMUNE
C 40:71. Atyre do t'u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
40:71. kur t'u vihen vargoj në qafë dhe të sillen me zinxhirë
40:71. Kur zinxhirët dhe prangat do të jenë mbi qafat e tyre; ata do të tërhiqen
40:71. 'IDHIL-'EGLALU FI 'A'NAKIHIM WE ES-SELASILU JUSHEBUNE
C 40:72. në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
40:72. në ujë të valë e pastaj të digjen në zjarr.
40:72. Në ujë të valë; pastaj do të digjen në zjarr.
40:72. FIL-HEMIMI THUMME FI EN-NARI JUSXHERUNE
C 40:73. Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit.
40:73. Pastaj atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,
40:73. Pastaj atyre do t'u thuhet: "Ku janë ata që ju i adhuronit
40:73. THUMME KILE LEHUM 'EJNE MA KUNTUM TUSHRIKUNE
C 40:74. Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
40:74. në vend Allahut?” Ata do të përgjigjen: “Na kanë braktisur. Vërtet, ne nuk paskemi adhuruar asgjë më parë!” Ja, kështu Allahu i shpie mohuesit në humbje.
40:74. Përveç Allahut?" Ata do të thonë: "Ata na janë larguar. Jo, por ne nuk i adhuruam asgjë." Kështu Allahu i lë në humbje jobesimtarët.
40:74. MIN DUNI ELLAHI KALU DELLU 'ANNA BEL LEM NEKUN NED'U MIN KABLU SHEJ'EN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHUL-KAFIRINE
C 40:75. Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
40:75. Ky dënim është për shkak se gëzoheshit në tokë, pa kurrfarë të drejte dhe ngaqë keni qenë të ndërkryer.
40:75. Kjo, sepse ju keni bërë qejf në tokë pa të drejtë dhe sepse keni qenë arrogantë.
40:75. DHALIKUM BIMA KUNTUM TEFREHUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE BIMA KUNTUM TEMREHUNE
C 40:76. Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
40:76. Hyni në dyert e Xhehenemit për të qëndruar përherë në të! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!
40:76. Hyni në dyert e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është për arrogantët!
40:76. EDHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C 40:77. Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
40:77. Andaj, bëhu i durueshëm, se premtimi i Allahut, me siguri që do të përmbushet. E, nëse të tregojmë ty (o Muhamed) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.
40:77. Prandaj, bëhu i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, qoftë që Ne të tregojmë ty një pjesë të asaj që Ne u kemi premtuar atyre ose që të marrim shpirtin tënd, për ta kthimi është te Ne.
40:77. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FE'IMMA NURIJENNEKE BA'DEL-LEDHI NA'IDUHUM 'EW NETEWEFFEJENNEKE FE'ILEJNA JURXHA'UNE