U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:54.
Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
40:54.
si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.
40:54.
Një udhëzim dhe një përkujtim për ata që kanë mendje.
40:54.
HUDEN WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C
40:55.
Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
40:55.
Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë. Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua dhe lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!
40:55.
Prandaj, bëhu i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Dhe kërko falje për mëkatin tënd dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd në mbrëmje dhe në mëngjes.
40:55.
FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE BIL-'ASHIJI WEL-'IBKARI
C
40:56.
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
40:56.
Ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfarë prove, kanë në zemrat e tyre vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do t'i shpjerë në qëllimin e tyre. Prandaj kërko mbrojtje prej Allahut! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
40:56.
Me të vërtetë, ata që argumentojnë për ajetet e Allahut pa ndonjë autoritet që u ka ardhur – në zemrat e tyre nuk ka asgjë tjetër veçse një arrogancë që nuk do ta arrijnë. Prandaj, kërko strehim te Allahu. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
40:56.
'INNEL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN 'ETAHUM 'IN FI SUDURIHIM 'ILLA KIBRUN MA HUM BIBALIGIHI FASTA'IDH BILLAHI 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU
C
40:57.
S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
40:57.
Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e di.
40:57.
Krijimi i qiejve dhe tokës është me siguri më i madh sesa krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
40:57.
LEHALKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'EKBERU MIN HALKI EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
40:58.
Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
40:58.
Nuk janë njësoj i verbëri dhe ai që sheh; as ai që beson e bën vepra të mira nuk është i barabartë me atë që bën keq. Sa pak që mendoni!
40:58.
Dhe i verbëri dhe ai që sheh nuk janë të barabartë, as ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe ai që bën të keqen. Pak ju përkujtoni.
40:58.
WE MA JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE LAL-MUSI'U KALILEN MA TETEDHEKKERUNE
C
40:59.
Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:59.
Sigurisht që Ora (e Kiametit) do të vijë! Për këtë s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:59.
Me të vërtetë, Ora është e ardhshme. Nuk ka dyshim për të. Por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:59.
'INNE ES-SA'ATE LE'ATIJETUN LA REJBE FIHA WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JU'UMINUNE
C
40:60.
Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
40:60.
Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t'ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!
40:60.
Dhe Zoti juaj tha: "Më thërrisni, unë do t'ju përgjigjem juve. Me të vërtetë, ata që janë mendjemëdhenj për të më adhuruar do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar."
40:60.
WE KALE REBBUKUM ED'UNI 'ESTEXHIB LEKUM 'INNEL-LEDHINE JESTEKBIRUNE 'AN 'IBADETI SEJEDHULUNE XHEHENNEME DAHIRINE
C
40:61.
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
40:61.
Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
40:61.
Allahu është Ai që bëri natën për ju që të pushoni dhe ditën që të shihni. Me të vërtetë, Allahu është Zotërues i mirësisë për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
40:61.
ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE LITESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIREN 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C
40:62.
Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
40:62.
Ja, ky është Allahu, Zoti juaj, Krijues i gjithçkaje. S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si largoheni prej Tij?!
40:62.
Kjo është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i gjithçkaje. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Si jeni kthyer ju larg?
40:62.
DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM HALIKU KULLI SHEJ'IN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE'ENNA TU'UFEKUNE
C
40:63.
Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
40:63.
Kështu largohen ata që i mohojnë shenjat e Allahut.
40:63.
Kështu ata që mohuan ajetet e Allahut ishin duke u kthyer larg.
40:63.
KEDHALIKE JU'UFEKUL-LEDHINE KANU BI'AJATI ELLAHI JEXHHEDUNE
C
40:64.
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
40:64.
Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, ju ka dhënë formë e jua ka përsosur atë dhe ju ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj. Qoftë i lartësuar Allahu, Zoti i botëve!
40:64.
Allahu është Ai që ju ka bërë tokën si një vendbanim dhe qiellin një strukturë, dhe ju ka dhënë formë dhe ka përmirësuar formën tuaj dhe ju ka furnizuar me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj. I bekuar është Allahu, Zoti i botëve.
40:64.
ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE KARAREN WE ES-SEMA'E BINA'EN WE SEWWEREKUM FE'EHSENE SUWEREKUM WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM FETEBAREKEL-LAHU REBBUL-'ALEMINE