Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
40:51. Sigurisht, Ne do t'i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.
40:51. Me të vërtetë, Ne i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë në këtë botë dhe në ditën kur dëshmitarët do të ngrihen.
40:51. 'INNA LENENSURU RUSULENA WEL-LEDHINE 'AMENU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JEWME JEKUMUL-'ESH/HADU
C 40:52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
40:52. Atë Ditë, keqbërësve nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe një vendbanim i shëmtuar.
40:52. Dita kur arsyetimi i tyre nuk do t'u vlejë asgjë të padrejtëve, dhe për ta do të jetë mallkim dhe për ta do të jetë një vend i keq.
40:52. JEWME LA JENFA'U EDH-DHALIMINE MA'DHIRETUHUM WE LEHUMUL-LA'NETU WE LEHUM SU'U ED-DARI
C 40:53. Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
40:53. Ne i kemi dhënë Musait udhëzimin Tonë dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Izraelit Librin,
40:53. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait udhëzim dhe bëmë që bijtë e Israilit të trashëgojnë Librin,
40:53. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-HUDA WE 'EWRETHNA BENI 'ISRA'ILEL-KITABE
C 40:54. Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
40:54. si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.
40:54. Një udhëzim dhe një përkujtim për ata që kanë mendje.
40:54. HUDEN WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C 40:55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
40:55. Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë. Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua dhe lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!
40:55. Prandaj, bëhu i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Dhe kërko falje për mëkatin tënd dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd në mbrëmje dhe në mëngjes.
40:55. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE BIL-'ASHIJI WEL-'IBKARI
C 40:56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
40:56. Ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfarë prove, kanë në zemrat e tyre vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do t'i shpjerë në qëllimin e tyre. Prandaj kërko mbrojtje prej Allahut! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
40:56. Me të vërtetë, ata që argumentojnë për ajetet e Allahut pa ndonjë autoritet që u ka ardhur – në zemrat e tyre nuk ka asgjë tjetër veçse një arrogancë që nuk do ta arrijnë. Prandaj, kërko strehim te Allahu. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
40:56. 'INNEL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN 'ETAHUM 'IN FI SUDURIHIM 'ILLA KIBRUN MA HUM BIBALIGIHI FASTA'IDH BILLAHI 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU
C 40:57. S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
40:57. Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e di.
40:57. Krijimi i qiejve dhe tokës është me siguri më i madh sesa krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
40:57. LEHALKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'EKBERU MIN HALKI EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 40:58. Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
40:58. Nuk janë njësoj i verbëri dhe ai që sheh; as ai që beson e bën vepra të mira nuk është i barabartë me atë që bën keq. Sa pak që mendoni!
40:58. Dhe i verbëri dhe ai që sheh nuk janë të barabartë, as ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe ai që bën të keqen. Pak ju përkujtoni.
40:58. WE MA JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE LAL-MUSI'U KALILEN MA TETEDHEKKERUNE
C 40:59. Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:59. Sigurisht që Ora (e Kiametit) do të vijë! Për këtë s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:59. Me të vërtetë, Ora është e ardhshme. Nuk ka dyshim për të. Por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:59. 'INNE ES-SA'ATE LE'ATIJETUN LA REJBE FIHA WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JU'UMINUNE
C 40:60. Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
40:60. Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t'ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!
40:60. Dhe Zoti juaj tha: "Më thërrisni, unë do t'ju përgjigjem juve. Me të vërtetë, ata që janë mendjemëdhenj për të më adhuruar do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar."
40:60. WE KALE REBBUKUM ED'UNI 'ESTEXHIB LEKUM 'INNEL-LEDHINE JESTEKBIRUNE 'AN 'IBADETI SEJEDHULUNE XHEHENNEME DAHIRINE
C 40:61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
40:61. Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
40:61. Allahu është Ai që bëri natën për ju që të pushoni dhe ditën që të shihni. Me të vërtetë, Allahu është Zotërues i mirësisë për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
40:61. ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE LITESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIREN 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE