Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 35:16. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
35:16. Nëse do, Ai ju zhduk dhe sjell krijesa të reja.
35:16. Nëse Ai dëshiron, Ai mund t'ju largojë juve dhe të sjellë një krijim të ri.
35:16. 'IN JESHE' JUDH/HIBKUM WE JE'TI BIHALKIN XHEDIDIN
C 35:17. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
35:17. Kjo gjë nuk është e vështirë për Allahun.
35:17. Dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun.
35:17. WE MA DHALIKE 'ALA ELLAHI BI'AZIZIN
C 35:18. Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.
35:18. Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barrën e tjetrit. Nëse i ngarkuari rëndë thërret dikë që t'ia mbartë, nuk do t'i merret asgjë nga barra, edhe sikur të jetë i afërt. Në të vërtetë, ti paralajmëron vetëm ata që i frikësohen Zotit të tyre në fshehtësi dhe që falin namazin. Kush e pastron veten (nga gjynahet), në të vërtetë e ka për dobinë e vet, ndërsa kthimi është tek Allahu.
35:18. Dhe askush që mbart barrë nuk do të mbajë barrën e një tjetri. Dhe nëse dikush i rënduar thërret për ndihmë, asgjë nga barra e tij nuk do të bartet, edhe nëse është një i afërt. Ti mund t'i paralajmërosh vetëm ata që kanë frikë Zotin e tyre në të padukshmen dhe që falin namazin. Dhe kushdo që pastrohet, ai pastrohet vetëm për veten e tij. Dhe te Allahu është kthimi.
35:18. WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA WE 'IN TED'U MUTHKALETUN 'ILA HIMLIHA LA JUHMEL MINHU SHEJ'UN WE LEW KANE DHA KURBA 'INNEMA TUNDHIRUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE 'EKAMU ES-SELETE WE MEN TEZEKKA FE'INNEMA JETEZEKKA LINEFSIHI WE 'ILA ELLAHIL-MESIRU
C 35:19. Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
35:19. Nuk janë, kurrsesi, njësoj i verbëri dhe ai që sheh,
35:19. Dhe i verbëri dhe ai që sheh nuk janë të barabartë,
35:19. WE MA JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU
C 35:20. Dhe as errësirat e drita.
35:20. as errësira dhe drita,
35:20. Dhe as errësira dhe drita,
35:20. WE LA EDH-DHULUMATU WE LA EN-NUR
C 35:21. E as hija me vapën.
35:21. as freskia (e hijes) dhe vapa.
35:21. Dhe as hija dhe vapa.
35:21. WE LA EDH-DHILLU WE LAL-HERURU
C 35:22. E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.
35:22. Po ashtu, nuk janë kurrë të barabartë të gjallët dhe të vdekurit. Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.
35:22. Dhe të gjallët dhe të vdekurit nuk janë të barabartë. Me të vërtetë, Allahu i bën të dëgjojnë atë që Ai dëshiron, por ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.
35:22. WE MA JESTEWIL-'EHJA'U WE LAL-'EMWATU 'INNALL-LLAHE JUSMI'U MEN JESHA'U WE MA 'ENTE BIMUSMI'IN MEN FIL-KUBURI
C 35:23. Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.
35:23. Ti je vetëm paralajmërues.
35:23. Ti je vetëm një paralajmërues.
35:23. 'IN 'ENTE 'ILLA NEDHIRUN
C 35:24. Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.
35:24. Ne të kemi dërguar ty me të Vërtetën, për të sjellë lajme të mira dhe për të paralajmëruar; nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.
35:24. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty me të vërtetën si një përgëzues dhe një paralajmërues. Dhe nuk ka ndonjë komb që nuk ka pasur një paralajmërues.
35:24. 'INNA 'ERSELNAKE BIL-HEKKI BESHIREN WE NEDHIRAN WE 'IN MIN 'UMMETIN 'ILLA HALA FIHA NEDHIRUN
C 35:25. Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
35:25. Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, dije se edhe paraardhësit e këtyre i kanë përgënjeshtruar të dërguarit e tyre, që u sollën prova të qarta, shkrime dhe një Libër ndriçues.
35:25. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë ata para tyre i përgënjeshtruan të Dërguarit e tyre, të cilët erdhën te ata me prova të qarta dhe me shkrime dhe me Librin ndriçues.
35:25. WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE BIZ-ZUBURI WE BIL-KITABIL-MUNIRI
C 35:26. Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!
35:26. Pastaj Unë i dënova mohuesit; eh, sa i tmerrshëm ka qenë dënimi Im!
35:26. Pastaj, unë i kapëm ata që nuk besuan, dhe sa ishte dënimi Im!
35:26. THUMME 'EHADHTUL-LEDHINE KEFERU FEKEJFE KANE NEKIRI