U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
28:81.
Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
28:81.
Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t'i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.
28:81.
Prandaj, Ne e bëmë atë dhe shtëpinë e tij të fundosej në tokë. Dhe ai nuk kishte ndonjë grup që ta ndihmonte atë kundër Allahut, as ai nuk ishte nga ata që mund të mbronin vetveten.
28:81.
FEHASEFNA BIHI WE BIDARIHIL-'ERDE FEMA KANE LEHU MIN FI'ETIN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MINEL-MUNTESIRINE
C
28:82.
E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!"
28:82.
Të nesërmen, ata që më parë dëshironin të kishin qenë në vend të tij, thoshin: “Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë prej robërve të Tij. Sikur Allahu të mos kishte mëshirë për ne, me të vërtetë që do të na kishte bërë të na gëlltiste toka. Ububu! Është shumë e qartë se mohuesit nuk kanë shpëtim!”
28:82.
Dhe ata që dëshironin pozitën e tij dje filluan të thonë: "Ah, me të vërtetë, Allahu zgjeron furnizimin për atë që Ai do nga robërit e Tij dhe e ngushton atë. Sikur Allahu të mos kishte qenë i Mirë ndaj nesh, Ai do të na kishte bërë të fundosemi gjithashtu. Ah, me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të kenë sukses."
28:82.
WE 'ESBEHEL-LEDHINE TEMENNEW MEKANEHU BIL-'EMSI JEKULUNE WEJKE'ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEWLA 'EN MENNEL-LAHU 'ALEJNA LEHASEFE BINA WEJKE'ENNEHU LA JUFLIHUL-KAFIRUNE
C
28:83.
Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
28:83.
Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.
28:83.
Ajo shtëpi e botës tjetër Ne e kemi bërë për ata që nuk kërkojnë madhështi në tokë dhe as nuk kërkojnë shkatërrime. Dhe fundi është për ata që kanë frikë Allahun.
28:83.
TILKE ED-DARUL-'AHIRETU NEXH'ALUHA LILLEDHINE LA JURIDUNE 'ULUWEN FIL-'ERDI WE LA FESADAN WEL-'AKIBETU LILMUTTEKINE
C
28:84.
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
28:84.
Kush bën një të mirë, do të ketë shpërblim më të mirë se ajo. Ndërsa ai që bën një të keqe, do të dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.
28:84.
Kushdo që sjell të mirën do të ketë më të mirë se ajo, dhe kushdo që sjell të keqen, atëherë ata që kanë bërë të keqen nuk do të shpërblehen përveçse për atë që kanë bërë.
28:84.
MEN XHA'E BIL-HESENETI FELEHU HAJRUN MINHA WE MEN XHA'E BIS-SEJJI'ETI FELA JUXHZAL-LEDHINE 'AMILU ES-SEJJI'ATI 'ILLA MA KANU JA'MELUNE
C
28:85.
S'ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur'anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt".
28:85.
Me të vërtetë, Ai që ta ka urdhëruar ty (Muhamed) Kuranin, do të të kthejë në vendin e caktuar (në Mekë). Thuaj: “Zoti im e di mirë se kush sjell udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të qartë.”
28:85.
Me të vërtetë, Ai që të ka shpallur Kuranin do të të kthejë në një vend kthimi. Thuaj: "Zoti im e di më së miri atë që sjell udhëzim dhe atë që është në devijim të qartë."
28:85.
'INNEL-LEDHI FEREDE 'ALEJKEL-KUR'ANE LERADDUKE 'ILA MA'ADIN KUL RABBI 'A'LEMU MEN XHA'E BIL-HUDA WE MEN HUWE FI DELALIN MUBININ
C
28:86.
Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
28:86.
Ti nuk ke shpresuar se do të të shpallej Libri, por e more nga mëshira e Zotit tënd; andaj, kurrsesi mos u bëj ndihmës i mohuesve!
28:86.
Dhe ti nuk shpresoje që Libri të shpallej për ty, por ai është një mëshirë nga Zoti yt. Prandaj, mos u bëj mbrojtës i jobesimtarëve.
28:86.
WE MA KUNTE TERXHU 'EN JULKA 'ILEJKEL-KITABU 'ILLA REHMETEN MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE DHEHIREN LILKAFIRINE
C
28:87.
Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t'u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.
28:87.
Kurrsesi mos i lejo ata të të largojnë prej shpalljeve të Allahut, pasi të janë zbritur ty! Lutju Zotit tënd dhe kurrsesi mos u bëj idhujtar!
28:87.
Dhe mos i lejo ata që të largojnë nga shpalljet e Allahut pasi ato të janë shpallur ty. Thirr te Zoti yt. Dhe mos ji nga ata që i bëjnë shok Allahut.
28:87.
WE LA JESUDDUNNEKE 'AN 'AJATI ELLAHI BA'DE 'IDH 'UNZILET 'ILEJKE WE ED'U 'ILA RABBIKE WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C
28:88.
Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s'ka të adhuruar tjetër veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!
28:88.
Mos adhuro zot tjetër, krahas Allahut! S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!
28:88.
Dhe mos thirr tjetër përveç Allahut si të adhuruar. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Çdo gjë do të shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Për Të është gjykimi, dhe te Ai do të ktheheni.
28:88.
WE LA TED'U ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE LA 'ILAHE 'ILLA HUWE KULLU SHEJ'IN HALIKUN 'ILLA WEXHHEHU LEHUL-HUKMU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
29:2.
A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"
29:2.
Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!
29:2.
A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë: "Ne besojmë," dhe nuk do të vihen në provë?
29:2.
'EHESIBE EN-NASU 'EN JUTREKU 'EN JEKULU 'AMENNA WE HUM LA JUFTENUNE
C
29:3.
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.
29:3.
Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.
29:3.
Dhe me të vërtetë, Ne i kemi provuar ata që ishin para tyre. Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që janë të sinqertë, dhe Ai me të vërtetë do të dijë gënjeshtarët.
29:3.
WE LEKAD FETENNAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE SEDEKU WE LEJA'LEMENNEL-KADHIBINE