Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"
28:76. Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t'i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!
28:76. Me të vërtetë, Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u rebelua kundër tyre. Dhe Ne i dhamë atij thesare të tilla që çelësat e tyre do të ishin të rënda për një grup njerëzish të fuqishëm. Kur populli i tij i tha atij: "Mos u mburros. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që mburren.
28:76. 'INNE KARUNE KANE MIN KAWMI MUSA FEBEGA 'ALEJHIM WE 'ATEJNAHU MINEL-KUNUZI MA 'INNE MEFATIHEHU LETENU'U BIL-'USBETI 'ULIL-KUWETI 'IDH KALE LEHU KAWMUHU LA TEFREH 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-FERIHINE
C 28:77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
28:77. Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.”
28:77. Por kërko me atë që Allahu të ka dhënë ty shtëpinë e botës tjetër, dhe mos harro pjesën tënde në këtë botë, dhe bëj mirësi ashtu siç Allahu të ka bërë mirësi, dhe mos kërko shkatërrime në tokë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që bëjnë shkatërrime."
28:77. WE EBTEGI FIMA 'ATAKEL-LAHU ED-DAREL-'AHIRETE WE LA TENSE NESIBEKE MINE ED-DUNJA WE 'EHSIN KEMA 'EHSENEL-LAHU 'ILEJKE WE LA TEBGIL-FESADE FIL-'ERDI 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MUFSIDINE
C 28:78. Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).
28:78. Ai tha: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime”. Vallë, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai? Por keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
28:78. Ai tha: "Unë e kam marrë këtë vetëm përmes diturisë që unë kam." A nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar brezni para tij që ishin më të fuqishëm në forcë dhe që kishin mbledhur më shumë? Por kriminelët nuk do të pyeten për mëkatet e tyre.
28:78. KALE 'INNEMA 'UTITUHU 'ALA 'ILMIN 'INDI 'EWELEM JA'LEM 'ENNEL-LAHE KAD 'EHLEKE MIN KABLIHI MINEL-KURUNI MEN HUWE 'ESHEDDU MINHU KUWETEN WE 'EKTHERU XHEM'EN WE LA JUS'ELU 'AN DHUNUBIHIMUL-MUXHRIMUNE
C 28:79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!"
28:79. Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.”
28:79. Prandaj, ai doli para popullit të tij në zbukurimin e tij. Ata që dëshironin jetën e kësaj bote thanë: "Ah, sikur të kishim atë që iu dha Karunit! Me të vërtetë, ai është me një fat të madh."
28:79. FEHAREXHE 'ALA KAWMIHI FI ZINETIHI KALEL-LEDHINE JURIDUNEL-HEJETE ED-DUNJA JALEJTE LENA MITHLE MA 'UTIJE KARUNU 'INNEHU LEDHU HEDHDHIN 'ADHIMIN
C 28:80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!"
28:80. Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t'u jepet vetëm të duruarve”.
28:80. Por ata që u dhanë dituri thanë: "Mjerë për ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira, dhe askujt nuk i jepet kjo përveç atyre që janë të duruar."
28:80. WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEJLEKUM THEWABU ELLAHI HAJRUN LIMEN 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN WE LA JULEKKAHA 'ILLA ES-SABIRUNE
C 28:81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
28:81. Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t'i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.
28:81. Prandaj, Ne e bëmë atë dhe shtëpinë e tij të fundosej në tokë. Dhe ai nuk kishte ndonjë grup që ta ndihmonte atë kundër Allahut, as ai nuk ishte nga ata që mund të mbronin vetveten.
28:81. FEHASEFNA BIHI WE BIDARIHIL-'ERDE FEMA KANE LEHU MIN FI'ETIN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MINEL-MUNTESIRINE
C 28:82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!"
28:82. Të nesërmen, ata që më parë dëshironin të kishin qenë në vend të tij, thoshin: “Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë prej robërve të Tij. Sikur Allahu të mos kishte mëshirë për ne, me të vërtetë që do të na kishte bërë të na gëlltiste toka. Ububu! Është shumë e qartë se mohuesit nuk kanë shpëtim!”
28:82. Dhe ata që dëshironin pozitën e tij dje filluan të thonë: "Ah, me të vërtetë, Allahu zgjeron furnizimin për atë që Ai do nga robërit e Tij dhe e ngushton atë. Sikur Allahu të mos kishte qenë i Mirë ndaj nesh, Ai do të na kishte bërë të fundosemi gjithashtu. Ah, me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të kenë sukses."
28:82. WE 'ESBEHEL-LEDHINE TEMENNEW MEKANEHU BIL-'EMSI JEKULUNE WEJKE'ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEWLA 'EN MENNEL-LAHU 'ALEJNA LEHASEFE BINA WEJKE'ENNEHU LA JUFLIHUL-KAFIRUNE
C 28:83. Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
28:83. Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.
28:83. Ajo shtëpi e botës tjetër Ne e kemi bërë për ata që nuk kërkojnë madhështi në tokë dhe as nuk kërkojnë shkatërrime. Dhe fundi është për ata që kanë frikë Allahun.
28:83. TILKE ED-DARUL-'AHIRETU NEXH'ALUHA LILLEDHINE LA JURIDUNE 'ULUWEN FIL-'ERDI WE LA FESADAN WEL-'AKIBETU LILMUTTEKINE
C 28:84. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
28:84. Kush bën një të mirë, do të ketë shpërblim më të mirë se ajo. Ndërsa ai që bën një të keqe, do të dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.
28:84. Kushdo që sjell të mirën do të ketë më të mirë se ajo, dhe kushdo që sjell të keqen, atëherë ata që kanë bërë të keqen nuk do të shpërblehen përveçse për atë që kanë bërë.
28:84. MEN XHA'E BIL-HESENETI FELEHU HAJRUN MINHA WE MEN XHA'E BIS-SEJJI'ETI FELA JUXHZAL-LEDHINE 'AMILU ES-SEJJI'ATI 'ILLA MA KANU JA'MELUNE
C 28:85. S'ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur'anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt".
28:85. Me të vërtetë, Ai që ta ka urdhëruar ty (Muhamed) Kuranin, do të të kthejë në vendin e caktuar (në Mekë). Thuaj: “Zoti im e di mirë se kush sjell udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të qartë.”
28:85. Me të vërtetë, Ai që të ka shpallur Kuranin do të të kthejë në një vend kthimi. Thuaj: "Zoti im e di më së miri atë që sjell udhëzim dhe atë që është në devijim të qartë."
28:85. 'INNEL-LEDHI FEREDE 'ALEJKEL-KUR'ANE LERADDUKE 'ILA MA'ADIN KUL RABBI 'A'LEMU MEN XHA'E BIL-HUDA WE MEN HUWE FI DELALIN MUBININ
C 28:86. Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
28:86. Ti nuk ke shpresuar se do të të shpallej Libri, por e more nga mëshira e Zotit tënd; andaj, kurrsesi mos u bëj ndihmës i mohuesve!
28:86. Dhe ti nuk shpresoje që Libri të shpallej për ty, por ai është një mëshirë nga Zoti yt. Prandaj, mos u bëj mbrojtës i jobesimtarëve.
28:86. WE MA KUNTE TERXHU 'EN JULKA 'ILEJKEL-KITABU 'ILLA REHMETEN MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE DHEHIREN LILKAFIRINE