Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:28. Ai (Musai) tha: "Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant".
28:28. Musai tha: “Le të jetë kështu (kjo marrëveshje) midis meje dhe teje. Cilindo prej të dy afateve që të plotësoj, nuk do të jetë padrejtësi për mua. Allahu është Dëshmues për atë që folëm.”
28:28. (Musai) tha: "Kjo është mes meje dhe teje. Cilindo nga këto dy afate të përmbush, nuk do të ketë ndonjë padrejtësi ndaj meje. Dhe Allahu është Dëshmitar për atë që ne themi."
28:28. KALE DHALIKE BEJNI WE BEJNEKE 'EJJEMAL-'EXHELEJNI KADEJTU FELA 'UDWANE 'ALEJJE WEL-LAHU 'ALA MA NEKULU WE KILUN
C 28:29. E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: "Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t'ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë nga zjarri që të ngroheni".
28:29. Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni, sepse kam parë një zjarr. Ndoshta mund t'ju sjell prej tij ndonjë lajm ose një urë zjarri për t'u nxehur”.
28:29. Prandaj, kur Musai e plotësoi afatin dhe po udhëtonte me familjen e tij, ai pa një zjarr në anën e malit. Ai i tha familjes së tij: "Qëndroni këtu. Me të vërtetë, unë kam parë një zjarr. Ndoshta unë do t'ju sjell ndonjë lajm prej tij ose një pishtar që të ngroheni."
28:29. FELEMMA KADA MUSAL-'EXHELE WE SARE BI'EHLIHI 'ANESE MIN XHANIBIT-TURI NAREN KALE LI'HLIHI EMKUTHU 'INNI 'ANESTU NARAN LE'ALLI 'ATIKUM MINHA BIHABERIN 'EW XHEDHWETIN MINE EN-NARI LE'ALLEKUM TESTELUNE
C 28:30. Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: "O Musa, s'ka dyshim se Unë jam All-llahu, Zoti i botëve!"
28:30. Kur erdhi afër, një zë e thirri nga ana e djathtë e luginës, nga një pemë në një vend të bekuar: “O Musa, në të vërtetë, Unë jam Allahu, Zoti i botëve!
28:30. Dhe kur ai erdhi te ai, një zë u thirr nga ana e djathtë e luginës, në vendin e bekuar, nga pema: "O Musa, me të vërtetë, Unë jam Allahu, Zoti i botëve."
28:30. FELEMMA 'ETAHA NUDI MIN SHATI'IL-WADIL-'EJMENI FIL-BUK'ATIL-MUBAREKETI MINE ESH-SHEXHERETI 'EN JA MUSA 'INNI 'ENALLAHU REBBUL-'ALEMINE
C 28:31. Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt.
28:31. Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejtë, pa shikuar pas, ndërsa zëri i tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.
28:31. Dhe hidh shkopin tënd. Por kur ai e pa atë të lëvizte si një gjarpër, ai u kthye duke mos parë mbrapa. O Musa, afrohu dhe mos ki frikë. Me të vërtetë, ti je nga ata që janë të sigurt.
28:31. WE 'EN 'ELKI 'ASAKE FELEMMA RE'AHA TEHTEZZU KE'ENNEHA XHANNUN WELLA MUDBIREN WE LEM JU'AKKIB JA MUSA 'EKBIL WE LA TEHAF 'INNEKE MINEL-'AMININE
C 28:32. Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
28:32. Fute dorën tënde në gji dhe ajo do të dalë e bardhë, e palënduar. Shtrëngoje krahun pas vetes që të çlirohesh prej frikës! Këto janë dy mrekulli prej Zotit tënd për Faraonin dhe parinë e tij; ata janë njëmend popull i mbrapshtë!”
28:32. Dhe vendos dorën tënde në kraharorin tënd. Ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë – një nga nëntë shenjat për te Faraoni dhe populli i tij. Me të vërtetë, ata janë një popull i padrejtë.
28:32. ESLUK JEDEKE FI XHEJBIKE TEHRUXH BEJDA'E MIN GAJRI SU'IN WE EDMUM 'ILEJKE XHENAHEKE MINE ER-REHBI FEDHANIKE BURHANANI MIN RABBIKE 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C 28:33. Ai (Musai) tha: "O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!"
28:33. Musai tha: “O Zoti im, unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se do të më vrasin.
28:33. (Musai) tha: "O Zoti im, unë kam vrarë një njeri prej tyre, prandaj kam frikë se do të më vrasin.
28:33. KALE RABBI 'INNI KATELTU MINHUM NEFSEN FE'EHAFU 'EN JEKTULUNI
C 28:34. E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t'i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
28:34. Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë në të folur, andaj dërgoje atë me mua, si ndihmës timin, që të vërtetojë fjalët e mia. Unë vërtet kam frikë se ata do të më quajnë gënjeshtar”.
28:34. Dhe vëllai im Haruni është më i elokuenti në të folur. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmës, që të më vërtetojë, sepse kam frikë se do të më përgënjeshtrojnë."
28:34. WE 'EHI HARUNU HUWE 'EFSEHU MINNI LISANEN FE'ERSILHU MA'IJE RID'AN JUSEDDIKUNI 'INNI 'EHAFU 'EN JUKEDHDHIBUNI
C 28:35. (All-llahu iu përgjigj) Tha: "Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t'ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t'u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë".
28:35. Allahu tha: “Ne do të të forcojmë ty me vëllanë tënd dhe që të dyve do t'ju japim fuqi. Kështu, ata nuk do të mund t'ju afrohen juve. Me mrekullitë Tona, ju të dy dhe ata që do t'ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”.
28:35. (Allahu) tha: "Ne do të forcojmë krahun tënd me vëllanë tënd dhe do t'ju japim të dyve autoritet, kështu që ata nuk do të mund t'ju arrijnë. Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju ndjekin do të jeni fitimtarë."
28:35. KALE SENESHUDDU 'ADUDEKE BI'EHIKE WE NEXH'ALU LEKUMA SULTANEN FELA JESILUNE 'ILEJKUMA BI'AJATINA 'ENTUMA WE MENI ETTEBE'AKUMAL-GALIBUNE
C 28:36. E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!"
28:36. Dhe kur Musai u solli mrekullitë Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është vetëm magji e trilluar; ne nuk e kemi dëgjuar këtë prej stërgjyshërve tanë të lashtë”.
28:36. Por kur Musai erdhi te ata me shenjat Tona të qarta, ata thanë: "Kjo është vetëm magji e trilluar, dhe ne nuk kemi dëgjuar për këtë midis etërve tanë të lashtë."
28:36. FELEMMA XHA'EHUM MUSA BI'AJATINA BEJJINATIN KALU MA HADHA 'ILLA SIHRUN MUFTEREN WE MA SEMI'NA BIHEDHA FI 'ABA'INAL-'EWWELINE
C 28:37. E Musai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim".
28:37. Musai tha: “Zoti im e di mirë se kush i sjell udhëzimet prej Tij dhe kush do të ketë mbarimin e mirë në jetën tjetër. Sigurisht, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.”
28:37. Musai tha: "Zoti im e di më së miri atë që ka ardhur me udhëzim prej Tij dhe atë që do të ketë fundin më të mirë në botën tjetër. Me të vërtetë, të padrejtët nuk do të kenë sukses."
28:37. WE KALE MUSA RABBI 'A'LEMU BIMEN XHA'E BIL-HUDA MIN 'INDIHI WE MEN TEKUNU LEHU 'AKIBETU ED-DARI 'INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C 28:38. E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m'i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar".
28:38. Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait. Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!”
28:38. Dhe Faraoni tha: "O krerë, unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. Prandaj, ndizmi mua (një zjarr) për të pjekur tullat, o Haman, dhe më ndërto një kullë që të mund të ngjitem te Zoti i Musait. Dhe me të vërtetë, unë e konsideroj atë nga gënjeshtarët."
28:38. WE KALE FIR'AWNU JA 'EJJUHAL-MELE'U MA 'ALIMTU LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRI FE'EWKID LI JA HAMANU 'ALAT-TINI FAXH'AL LI SERHEN LE'ALLI 'ETTELI'U 'ILA 'ILEHI MUSA WE 'INNI LE'EDHUNNUHU MINEL-KADHIBINE