Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:5. E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.
28:5. Por vullneti Ynë ishte që t'u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t'i bënim prijës e trashëgimtarë,
28:5. Dhe Ne deshëm të bënim mirë për ata që ishin të shtypur në tokë dhe t'i bënim ata udhëheqës dhe t'i bënim ata trashëgimtarë,
28:5. WE NURIDU 'EN NEMUNNE 'ALEL-LEDHINE ESTUD'IFU FIL-'ERDI WE NEXH'ALEHUM 'E'IMMETEN WE NEXH'ALEHUMUL-WARITHINE
C 28:6. Dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
28:6. t'i forconim ata në Tokë dhe t'u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
28:6. Dhe t'u japim atyre fuqi në tokë dhe t'i tregojmë Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre atë që ata frikësoheshin prej tyre.
28:6. WE NUMEKKINE LEHUM FIL-'ERDI WE NURIJE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA MINHUM MA KANU JEHDHERUNE
C 28:7. Ne nënën e Musait e inspiruam: t'i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
28:7. Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.”
28:7. Dhe Ne i frymëzuam nënës së Musait: "Gjiri atë. Por kur të kesh frikë për të, hidhe atë në lumin. Dhe mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, Ne do ta kthejmë atë te ti dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit."
28:7. WE 'EWHEJNA 'ILA 'UMMI MUSA 'EN 'ERDI'IHI FE'IDHA HIFTI 'ALEJHI FE'ELKIHI FIL-JEMMI WE LA TEHAFI WE LA TEHZENI 'INNA RADDUHU 'ILEJKI WE XHA'ILUHU MINEL-MURSELINE
C 28:8. E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t'u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
28:8. Por atë e mori nga lumi familja e Faraonit, me qëllim që një ditë ai të bëhej armik dhe t'u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanë qenë gjynahqarë.
28:8. Prandaj, familja e Faraonit e mori atë, që të jetë për ta një armik dhe një pikëllim. Me të vërtetë, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin mëkatarë.
28:8. FALTEKATEHU 'ALU FIR'AWNE LIJEKUNE LEHUM 'ADUWEN WE HEZENAN 'INNE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA KANU HATI'INE
C 28:9. E gruaja e faraonit tha: "Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë". Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
28:9. Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djalë) është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë”. Por ata nuk e dinin se çfarë po bënin.
28:9. Dhe gruaja e Faraonit tha: "Ai është gëzim për sytë e mi dhe për ty. Mos e vrit atë. Ndoshta ai do të jetë i dobishëm për ne ose do ta marrim si bir." Por ata nuk e ndjenin.
28:9. WE KALET EMRE'ETU FIR'AWNE KURRETU 'AJNIN LI WE LEKE LA TEKTULUHU 'ASA 'EN JENFE'ANA 'EW NETTEHIDHEHU WELEDEN WE HUM LA JESH'URUNE
C 28:10. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
28:10. Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë si të ishte e zbrazët. Edhe pak dhe çdo gjë do të zbulohej, sikur të mos ia kishim forcuar Ne zemrën, që të bëhej besimtare e vërtetë.
28:10. Dhe zemra e nënës së Musait u zbraz. Me të vërtetë, ajo pothuajse do ta kishte zbuluar atë, nëse Ne nuk do ta kishim forcuar zemrën e saj që të ishte nga besimtarët.
28:10. WE 'ESBEHE FU'UADU 'UMMI MUSA FARIGEN 'IN KADET LETUBDI BIHI LEWLA 'EN REBETNA 'ALA KALBIHA LITEKUNE MINEL-MU'UMININE
C 28:11. E ajo i tha motrës së tij: "Gjurmoje atë", kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
28:11. Ajo i tha motrës së Musait: “Shko pas tij!” E motra e vrojtonte atë nga larg, pa u parë nga të tjerët.
28:11. Dhe ajo i tha motrës së tij: "Ndiqe atë." Kështu, ajo e shikonte nga larg, ndërkohë që ata nuk e ndjenin.
28:11. WE KALET LI'HTIHI KUSSIHI FEBESURET BIHI 'AN XHUNUBIN WE HUM LA JESH'URUNE
C 28:12. Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t'ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"
28:12. Ne bëmë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë. Kështu, e motra i tha atyre (që kishin birësuar Musain): “A doni t'ju gjej një familje, e cila do të kujdeset për të, duke e edukuar me kujdes?”
28:12. Dhe Ne ia ndaluam atij më parë të gjitha mëndeshat (për të pirë qumështin e tyre). Prandaj, ajo (motra e tij) tha: "A doni që t'ju tregoj një familje që do ta kujdesë për të për ju dhe që do të jetë e mirë ndaj tij?"
28:12. WE HERREMNA 'ALEJHIL-MERADI'A MIN KABLU FEKALET HEL 'EDULLUKUM 'ALA 'EHLI BEJTIN JEKFULUNEHU LEKUM WE HUM LEHU NASIHUNE
C 28:13. Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
28:13. Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë; por, shumica e njerëzve nuk e dinë.
28:13. Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e tij që të qetësohet zemra e saj dhe që të mos pikëllohet, dhe që ajo të dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë. Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:13. FEREDEDNAHU 'ILA 'UMMIHI KEJ TEKARRE 'AJNUHA WE LA TEHZENE WE LITA'LEME 'ENNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C 28:14. E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
28:14. Dhe, kur ai arriti moshën madhore dhe pjekurinë e duhur, Ne i dhamë atij mençuri dhe dituri. Kështu, i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë punë të mira.
28:14. Dhe kur ai arriti pjekurinë e tij dhe forcën, Ne i dhamë atij gjykim dhe dije. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
28:14. WE LEMMA BELEGA 'ESHUDDEHU WE ESTEWA 'ATEJNAHU HUKMEN WE 'ILMAN WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 28:15. Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: "Kjo është prej veprave të djallit, e s'ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje".
28:15. Një herë Musai hyri në qytet, pa u vënë re nga banorët e tij. Atje pa dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga të vetët, kurse tjetri ishte nga kundërshtarët. Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarë. Pastaj tha: “Kjo është punë e djallit! Ai është armik i betuar i njeriut dhe ngatërrestar i hapur!
28:15. Dhe ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij ishin të pavëmendshëm dhe gjeti dy burra që po ziheshin – njëri ishte nga populli i tij dhe tjetri nga armiqtë e tij. Ai që ishte nga populli i tij i kërkoi ndihmë kundër atij që ishte nga armiqtë e tij. Prandaj, Musai e goditi atë me grusht dhe e vrau. Ai tha: "Kjo është nga vepra e Shejtanit. Me të vërtetë, ai është një armik i qartë, që devijon."
28:15. WE DEHALEL-MEDINETE 'ALA HINI GAFLETIN MIN 'EHLIHA FEWEXHEDE FIHA REXHULEJNI JEKTETILANI HADHA MIN SHI'ATIHI WE HEDHA MIN 'ADUWIHI FASTEGATHEHUL-LEDHI MIN SHI'ATIHI 'ALEL-LEDHI MIN 'ADUWIHI FEWEKEZEHU MUSA FEKADA 'ALEJHI KALE HADHA MIN 'AMELI ESH-SHEJTANI 'INNEHU 'ADUWUN MUDILLUN MUBINUN