U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
28:4.
Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
28:4.
Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
28:4.
Me të vërtetë, Faraoni e ngriti veten në tokë dhe i ndau njerëzit e saj në grupe, duke shtypur një grup prej tyre, duke therur bijtë e tyre dhe duke lënë të gjalla femrat e tyre. Me të vërtetë, ai ishte nga ata që bënin shkatërrime.
28:4.
'INNE FIR'AWNE 'ALA FIL-'ERDI WE XHE'ALE 'EHLEHA SHIJA'EN JESTED'IFU TA'IFETEN MINHUM JUDHEBBIHU 'EBNA'EHUM WE JESTEHJI NISA'EHUM 'INNEHU KANE MINEL-MUFSIDINE
C
28:5.
E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.
28:5.
Por vullneti Ynë ishte që t'u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t'i bënim prijës e trashëgimtarë,
28:5.
Dhe Ne deshëm të bënim mirë për ata që ishin të shtypur në tokë dhe t'i bënim ata udhëheqës dhe t'i bënim ata trashëgimtarë,
28:5.
WE NURIDU 'EN NEMUNNE 'ALEL-LEDHINE ESTUD'IFU FIL-'ERDI WE NEXH'ALEHUM 'E'IMMETEN WE NEXH'ALEHUMUL-WARITHINE
C
28:6.
Dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
28:6.
t'i forconim ata në Tokë dhe t'u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
28:6.
Dhe t'u japim atyre fuqi në tokë dhe t'i tregojmë Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre atë që ata frikësoheshin prej tyre.
28:6.
WE NUMEKKINE LEHUM FIL-'ERDI WE NURIJE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA MINHUM MA KANU JEHDHERUNE
C
28:7.
Ne nënën e Musait e inspiruam: t'i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
28:7.
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.”
28:7.
Dhe Ne i frymëzuam nënës së Musait: "Gjiri atë. Por kur të kesh frikë për të, hidhe atë në lumin. Dhe mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, Ne do ta kthejmë atë te ti dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit."
28:7.
WE 'EWHEJNA 'ILA 'UMMI MUSA 'EN 'ERDI'IHI FE'IDHA HIFTI 'ALEJHI FE'ELKIHI FIL-JEMMI WE LA TEHAFI WE LA TEHZENI 'INNA RADDUHU 'ILEJKI WE XHA'ILUHU MINEL-MURSELINE
C
28:8.
E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t'u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
28:8.
Por atë e mori nga lumi familja e Faraonit, me qëllim që një ditë ai të bëhej armik dhe t'u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanë qenë gjynahqarë.
28:8.
Prandaj, familja e Faraonit e mori atë, që të jetë për ta një armik dhe një pikëllim. Me të vërtetë, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin mëkatarë.
28:8.
FALTEKATEHU 'ALU FIR'AWNE LIJEKUNE LEHUM 'ADUWEN WE HEZENAN 'INNE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA KANU HATI'INE
C
28:9.
E gruaja e faraonit tha: "Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë". Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
28:9.
Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djalë) është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë”. Por ata nuk e dinin se çfarë po bënin.
28:9.
Dhe gruaja e Faraonit tha: "Ai është gëzim për sytë e mi dhe për ty. Mos e vrit atë. Ndoshta ai do të jetë i dobishëm për ne ose do ta marrim si bir." Por ata nuk e ndjenin.
28:9.
WE KALET EMRE'ETU FIR'AWNE KURRETU 'AJNIN LI WE LEKE LA TEKTULUHU 'ASA 'EN JENFE'ANA 'EW NETTEHIDHEHU WELEDEN WE HUM LA JESH'URUNE
C
28:10.
E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
28:10.
Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë si të ishte e zbrazët. Edhe pak dhe çdo gjë do të zbulohej, sikur të mos ia kishim forcuar Ne zemrën, që të bëhej besimtare e vërtetë.
28:10.
Dhe zemra e nënës së Musait u zbraz. Me të vërtetë, ajo pothuajse do ta kishte zbuluar atë, nëse Ne nuk do ta kishim forcuar zemrën e saj që të ishte nga besimtarët.
28:10.
WE 'ESBEHE FU'UADU 'UMMI MUSA FARIGEN 'IN KADET LETUBDI BIHI LEWLA 'EN REBETNA 'ALA KALBIHA LITEKUNE MINEL-MU'UMININE
C
28:11.
E ajo i tha motrës së tij: "Gjurmoje atë", kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
28:11.
Ajo i tha motrës së Musait: “Shko pas tij!” E motra e vrojtonte atë nga larg, pa u parë nga të tjerët.
28:11.
Dhe ajo i tha motrës së tij: "Ndiqe atë." Kështu, ajo e shikonte nga larg, ndërkohë që ata nuk e ndjenin.
28:11.
WE KALET LI'HTIHI KUSSIHI FEBESURET BIHI 'AN XHUNUBIN WE HUM LA JESH'URUNE
C
28:12.
Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t'ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"
28:12.
Ne bëmë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë. Kështu, e motra i tha atyre (që kishin birësuar Musain): “A doni t'ju gjej një familje, e cila do të kujdeset për të, duke e edukuar me kujdes?”
28:12.
Dhe Ne ia ndaluam atij më parë të gjitha mëndeshat (për të pirë qumështin e tyre). Prandaj, ajo (motra e tij) tha: "A doni që t'ju tregoj një familje që do ta kujdesë për të për ju dhe që do të jetë e mirë ndaj tij?"
28:12.
WE HERREMNA 'ALEJHIL-MERADI'A MIN KABLU FEKALET HEL 'EDULLUKUM 'ALA 'EHLI BEJTIN JEKFULUNEHU LEKUM WE HUM LEHU NASIHUNE
C
28:13.
Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
28:13.
Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë; por, shumica e njerëzve nuk e dinë.
28:13.
Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e tij që të qetësohet zemra e saj dhe që të mos pikëllohet, dhe që ajo të dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë. Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:13.
FEREDEDNAHU 'ILA 'UMMIHI KEJ TEKARRE 'AJNUHA WE LA TEHZENE WE LITA'LEME 'ENNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
28:14.
E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
28:14.
Dhe, kur ai arriti moshën madhore dhe pjekurinë e duhur, Ne i dhamë atij mençuri dhe dituri. Kështu, i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë punë të mira.
28:14.
Dhe kur ai arriti pjekurinë e tij dhe forcën, Ne i dhamë atij gjykim dhe dije. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
28:14.
WE LEMMA BELEGA 'ESHUDDEHU WE ESTEWA 'ATEJNAHU HUKMEN WE 'ILMAN WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE