Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:38. Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t'ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"
27:38. Pastaj ai tha: “O parësi, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se ata të vijnë të dorëzuar?”
27:38. (Sulejmani) tha: "O ju krerë, cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj para se të vijnë ata tek unë të nënshtruar?"
27:38. KALE JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EJJUKUM JE'TINI BI'ARSHIHA KABLE 'EN JE'TUNI MUSLIMINE
C 27:39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!"
27:39. Njëri nga xhindet - Ifriti, tha: “Unë do të ta sjell ty para se të ngrihesh prej vendit; unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurt”.
27:39. Në një xhind i fuqishëm tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt; dhe me të vërtetë, unë kam forcë për ta bërë këtë dhe jam i besueshëm."
27:39. KALE 'IFRJTUN MINEL-XHINNI 'ENA 'ATIKE BIHI KABLE 'EN TEKUME MIN MEKAMIKE WE 'INNI 'ALEJHI LEKAWIJUN 'EMINUN
C 27:40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!"
27:40. Po ai që ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Unë do të ta sjell ty sa çel e mbyll sytë”. Kur (Sulejmani) e pa të vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar a jam mirënjohës apo mohues. Kush falënderon, e bën për të mirën e vet e, kush mohon, (ta dijë se) Zoti im është i Vetëmjaftueshëm dhe Dhurues.
27:40. Një tjetër, i cili kishte dijeni nga Libri, tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të mbyllësh qepallën." Dhe kur (Sulejmani) e pa atë të vendosur para tij, tha: "Kjo është nga mirësia e Zotit tim për të më provuar mua nëse unë jam mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush është mirënjohës, është mirënjohës vetëm për të mirën e vet; dhe kush është mosmirënjohës, atëherë Zoti im është i Vetëmjaftueshmi, Bujariploti."
27:40. KALEL-LEDHI 'INDEHU 'ILMUN MINEL-KITABI 'ENA 'ATIKE BIHI KABLE 'EN JERTEDDE 'ILEJKE TERFUKE FELEMMA RE'AHU MUSTEKIRREN 'INDEHU KALE HADHA MIN FEDLI RABBI LIJEBLUWENI 'E'ESHKURU 'EM 'EKFURU WE MEN SHEKERE FE'INNEMA JESHKURU LINEFSIHI WE MEN KEFERE FE'INNE RABBI GANIJUN KERIMUN
C 27:41. Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!"
27:41. Ndryshojeni edhe fronin e saj! Do të shohim se a do ta vërë re këtë apo jo.”
27:41. Ai tha: "Ndryshoni fronin e saj; le të shohim nëse ajo do ta njohë apo do të jetë ndër ata që nuk e njohin."
27:41. KALE NEKKIRU LEHA 'ARSHEHA NENDHUR 'ETEHTEDI 'EM TEKUNU MINEL-LEDHINE LA JEHTEDUNE
C 27:42. E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj".
27:42. Kur erdhi ajo, i thanë: “I tillë është froni yt?” Ajo u përgjigj: “Duket sikur të ishte ai”. Sulejmani tha: “Para saj na është dhënë dituria dhe para saj i jemi nënshtruar Allahut”.
27:42. Kur ajo erdhi, asaj iu tha: "A është ky froni yt?" Ajo tha: "Duket sikur është ai." Sulejmani tha: "Neve na është dhënë dijeni para saj, dhe ne ishim të nënshtruar."
27:42. FELEMMA XHA'ET KILE 'EHEKEDHA 'ARSHUKI KALET KE'ENNEHU HUWE WE 'UTINAL-'ILME MIN KABLIHA WE KUNNA MUSLIMINE
C 27:43. Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
27:43. Atë (Belkisën) e kishte penguar (nga Islami) ajo që adhuronte në vend të Allahut, sepse ajo ishte nga populli mohues.
27:43. Dhe asaj i ishte penguar (më parë) adhurimi i Allahut nga ajo që adhuronte përveç Tij, sepse ajo ishte nga një popull mohues.
27:43. WE SEDDEHA MA KANET TA'BUDU MIN DUNI ELLAHI 'INNEHA KANET MIN KAWMIN KAFIRINE
C 27:44. Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë".
27:44. Asaj i thanë të hynte në pallat. Kur e pa atë, ajo kujtoi se ishte ujë i thellë dhe përvoli fustanin te këmbët. Sulejmani i tha: “Ky pallat është i shtruar me xhama”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut - Zotit të botëve!”
27:44. Iu tha asaj: "Hyr në pallat." Kur ajo e pa atë, ajo mendoi se ishte një sipërfaqe uji dhe ngriti fundin e saj. Ai tha: "Është një pallat i shtruar me xham." Ajo tha: "Zoti im, me të vërtetë, unë kam bërë padrejtësi ndaj vetes dhe tani i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve, bashkë me Sulejmanin."
27:44. KILE LEHA EDHULI ES-SERHE FELEMMA RE'ET/HU HESIBET/HU LUXHXHETEN WE KESHEFET 'AN SAKAJHA KALE 'INNEHU SERHUN MUMERREDUN MIN KAWARIRE KALET RABBI 'INNI DHELEMTU NEFSI WE 'ESLEMTU ME'A SULEJMANE LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C 27:45. Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t'u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.
27:45. Ne i dërguam fisit të Themudit, vëllanë e tij Salihun. Ai tha: “Adhuroni Allahun!” Por ata u ndanë në dy grupe, që grindeshin midis tyre.
27:45. Ne e dërguam tek fisi Themud vëllain e tyre, Salihun, që t'u thoshte: "Adhuroni Allahun." Por ata u bënë dy grupe që kundërshtonin njëri-tjetrin.
27:45. WE LEKAD 'ERSELNA 'ILA THEMUDE 'EHAHUM SALIHEN 'ENI A'BUDU ELLAHE FE'IDHA HUM FERIKANI JEHTESIMUNE
C 27:46. Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?"
27:46. (Salihu) tha: “O populli im, përse ju e dëshironi të keqen para së mirës?! Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!”
27:46. Ai tha: "O populli im, përse kërkoni të shpejtoni të keqen para të mirës? Përse nuk kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni?"
27:46. KALE JA KAWMI LIME TESTA'XHILUNE BIS-SEJJI'ETI KABLEL-HESENETI LEWLA TESTEGFIRUNEL-LAHE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 27:47. Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"
27:47. Ata thanë: “Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyre që janë me ty”. Ai u tha: “E mira dhe e keqja është prej Allahut. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë”.
27:47. Thanë: "Ne e ndiejmë një fat të keq nga ti dhe ata që janë me ty." Ai tha: "Fati juaj është tek Allahu, por ju jeni një popull që sprovoheni."
27:47. KALU ETTEJJERNA BIKE WE BIMEN ME'AKE KALE TA'IRUKUM 'INDEL-LAHI BEL 'ENTUM KAWMUN TUFTENUNE
C 27:48. E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
27:48. Në qytet kishin qenë nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.
27:48. Dhe në qytet ishin nëntë burra që bënin shkatërrim në tokë dhe nuk përmirësonin asgjë.
27:48. WE KANE FIL-MEDINETI TIS'ATU REHTIN JUFSIDUNE FIL-'ERDI WE LA JUSLIHUNE