U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:217.
Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
26:217.
Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,
26:217.
Dhe mbështetu te i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi,
26:217.
WE TEWEKKEL 'ALEL-'AZIZI ER-REHIMI
C
26:218.
I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
26:218.
i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit)
26:218.
Që të sheh kur qëndron,
26:218.
EL-LEDHI JERAKE HINE TEKUMU
C
26:219.
(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
26:219.
dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.
26:219.
Dhe të sheh kur të lëvizësh mes atyre që bien në sexhde.
26:219.
WE TEKALLUBEKE FI ES-SAXHIDINE
C
26:220.
Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
26:220.
Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
26:220.
Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdëgjueshmi, i Gjithëdituri.
26:220.
'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
26:221.
A t'ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
26:221.
A doni t'ju tregoj se kujt i vijnë djajtë?
26:221.
A t'ju tregoj mbi kë zbresin shejtanët?
26:221.
HEL 'UNEBBI'UKUM 'ALA MEN TENEZZELU ESH-SHEJATINU
C
26:222.
Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
26:222.
Ata i vijnë çdo gënjeshtari gjynahqar.
26:222.
Ata zbresin mbi çdo gënjeshtar të madh dhe mëkatar.
26:222.
TENEZZELU 'ALA KULLI 'EFFAKIN 'ETHIMIN
C
26:223.
(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
26:223.
Ata përgjojnë, por shumica tyre janë gënjeshtarë.
26:223.
Ata dëgjojnë, por shumica prej tyre janë gënjeshtarë.
26:223.
JULKUNE ES-SEM'A WE 'EKTHERUHUM KADHIBUNE
C
26:224.
E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
26:224.
Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur.
26:224.
Dhe poetët – vetëm të humburit i ndjekin ata.
26:224.
WE ESH-SHU'ARA'U JETTEBI'UHUMUL-GAWUNE
C
26:225.
A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
26:225.
Vallë, a nuk e sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (të fjalës së kotë),
26:225.
A nuk e sheh ti se ata enden në çdo luginë,
26:225.
'ELEM TERA 'ENNEHUM FI KULLI WADIN JEHIMUNE
C
26:226.
Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
26:226.
duke folur atë që kurrë s'e bëjnë?
26:226.
Dhe ata thonë atë që nuk e bëjnë?
26:226.
WE 'ENNEHUM JEKULUNE MA LA JEF'ALUNE
C
26:227.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç'përfundimi i shkojnë (ç'dënim të ashpër ose ç'vendi në xhehennem do t'i nënshtrohen).
26:227.
Përveç atyre (poetëve) që besojnë, bëjnë vepra të mira, e përmendin shumë Allahun dhe mbrohen, vetëm pasi u është bërë padrejtësi. Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).
26:227.
Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe përmendin shumë Allahun dhe mbrojnë veten pasi janë padrejtuar. Dhe ata që bëjnë padrejtësi do të dinë se çfarë kthimi do të kenë.
26:227.
'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE DHEKERU ELLAHE KETHIREN WE ENTESERU MIN BA'DI MA DHULIMU WE SEJA'LEMUL-LEDHINE DHELEMU 'EJJE MUNKALEBIN JENKALIBUNE