Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
26:215. dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!
26:215. Dhe përulu krahët e tu për ata që të ndjekin nga besimtarët.
26:215. WE EHFID XHENAHEKE LIMENI ETTEBE'AKE MINEL-MU'UMININE
C 26:216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju".
26:216. E, nëse nuk të dëgjojnë, thuaju: “Unë nuk jam përgjegjës për ato që bëni ju”.
26:216. Dhe nëse ata të kundërshtojnë, thuaj: "Me të vërtetë, unë jam i pastër nga ajo që bëni."
26:216. FE'IN 'ASEWKE FEKUL 'INNI BERI'UN MIMMA TA'MELUNE
C 26:217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
26:217. Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,
26:217. Dhe mbështetu te i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi,
26:217. WE TEWEKKEL 'ALEL-'AZIZI ER-REHIMI
C 26:218. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
26:218. i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit)
26:218. Që të sheh kur qëndron,
26:218. EL-LEDHI JERAKE HINE TEKUMU
C 26:219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
26:219. dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.
26:219. Dhe të sheh kur të lëvizësh mes atyre që bien në sexhde.
26:219. WE TEKALLUBEKE FI ES-SAXHIDINE
C 26:220. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
26:220. Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
26:220. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdëgjueshmi, i Gjithëdituri.
26:220. 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 26:221. A t'ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
26:221. A doni t'ju tregoj se kujt i vijnë djajtë?
26:221. A t'ju tregoj mbi kë zbresin shejtanët?
26:221. HEL 'UNEBBI'UKUM 'ALA MEN TENEZZELU ESH-SHEJATINU
C 26:222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
26:222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari gjynahqar.
26:222. Ata zbresin mbi çdo gënjeshtar të madh dhe mëkatar.
26:222. TENEZZELU 'ALA KULLI 'EFFAKIN 'ETHIMIN
C 26:223. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
26:223. Ata përgjojnë, por shumica tyre janë gënjeshtarë.
26:223. Ata dëgjojnë, por shumica prej tyre janë gënjeshtarë.
26:223. JULKUNE ES-SEM'A WE 'EKTHERUHUM KADHIBUNE
C 26:224. E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
26:224. Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur.
26:224. Dhe poetët – vetëm të humburit i ndjekin ata.
26:224. WE ESH-SHU'ARA'U JETTEBI'UHUMUL-GAWUNE
C 26:225. A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
26:225. Vallë, a nuk e sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (të fjalës së kotë),
26:225. A nuk e sheh ti se ata enden në çdo luginë,
26:225. 'ELEM TERA 'ENNEHUM FI KULLI WADIN JEHIMUNE