Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
26:208. Asnjëherë, Ne nuk kemi shkatërruar ndonjë vendbanim, pa i çuar më parë paralajmërues,
26:208. Dhe Ne nuk shkatërrojmë asnjë qytet, përveçse ai ka pasur paralajmërues,
26:208. WE MA 'EHLEKNA MIN KARJETIN 'ILLA LEHA MUNDHIRUNE
C 26:209. Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
26:209. si këshillë për ata. Ne nuk jemi asnjëherë të padrejtë.
26:209. Si këshillë. Dhe Ne nuk jemi të padrejtë.
26:209. DHIKRA WE MA KUNNA DHALIMINE
C 26:210. Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
26:210. Atë (Kuran) nuk e kanë zbritur djajtë.
26:210. Dhe ai (Kurani) nuk është sjellë nga shejtanët.
26:210. WE MA TENEZZELET BIHI ESH-SHEJATINU
C 26:211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
26:211. Jo vetëm që kjo s'u takon atyre, por as nuk kanë fuqi të bëjnë një si ai.
26:211. As nuk u takon atyre, dhe as nuk mund ta bëjnë atë.
26:211. WE MA JENBEGI LEHUM WE MA JESTETI'UNE
C 26:212. Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
26:212. Në të vërtetë, ata mënjanohen nga të dëgjuarit (e Shpalljes).
26:212. Me të vërtetë, ata janë të përjashtuar nga dëgjimi i tij.
26:212. 'INNEHUM 'ANI ES-SEM'I LEMA'ZULUNE
C 26:213. Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
26:213. Prandaj, mos adhuro tjetër zot, përveç Allahut, që të mos bëhesh nga ata që do të dënohen!
26:213. Prandaj, mos thirr ndonjë zot tjetër përveç Allahut, që të mos jesh nga ata që ndëshkohen.
26:213. FELA TED'U ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FETEKUNE MINEL-MU'ADHDHEBINE
C 26:214. Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
26:214. Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm
26:214. Dhe paralajmëroje familjen tënde më të afërt,
26:214. WE 'ENDHIR 'ASHIRETEKEL-'EKREBINE
C 26:215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
26:215. dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!
26:215. Dhe përulu krahët e tu për ata që të ndjekin nga besimtarët.
26:215. WE EHFID XHENAHEKE LIMENI ETTEBE'AKE MINEL-MU'UMININE
C 26:216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju".
26:216. E, nëse nuk të dëgjojnë, thuaju: “Unë nuk jam përgjegjës për ato që bëni ju”.
26:216. Dhe nëse ata të kundërshtojnë, thuaj: "Me të vërtetë, unë jam i pastër nga ajo që bëni."
26:216. FE'IN 'ASEWKE FEKUL 'INNI BERI'UN MIMMA TA'MELUNE
C 26:217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
26:217. Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,
26:217. Dhe mbështetu te i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi,
26:217. WE TEWEKKEL 'ALEL-'AZIZI ER-REHIMI
C 26:218. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
26:218. i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit)
26:218. Që të sheh kur qëndron,
26:218. EL-LEDHI JERAKE HINE TEKUMU