U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:168.
Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj!
26:168.
Ai tha: “Unë kam vërtet neveri për atë që bëni ju!
26:168.
O Zoti im, shpëtomë mua dhe familjen time nga ajo që ata bëjnë."
26:168.
KALE 'INNI LI'AMELIKUM MINEL-KALINE
C
26:169.
Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"
26:169.
O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
26:169.
Prandaj, Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij të gjithë,
26:169.
REBBI NEXHXHINI WE 'EHLI MIMMA JA'MELUNE
C
26:170.
Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
26:170.
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij - të gjithë,
26:170.
Përveç një gruaje të moshuar midis atyre që mbetën.
26:170.
FENEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'EXHMA'INE
C
26:171.
Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
26:171.
përveç një plake (gruas së Lutit), e cila mbeti me të tjerët.
26:171.
Pastaj Ne shkatërruam të tjerët.
26:171.
'ILLA 'AXHUZEN FIL-GABIRINE
C
26:172.
E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
26:172.
Pastaj, të tjerët i shkatërruam.
26:172.
Dhe Ne lëshuam mbi ta një shi. Dhe sa i keq ishte shiu për ata që ishin të paralajmëruar!
26:172.
THUMME DEMMERNAL-'AHARINE
C
26:173.
E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
26:173.
Mbi ata lëshuam një breshëri gurësh. Eh, sa i keq që ishte ai shi, për ata që janë paralajmëruar!
26:173.
Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:173.
WE 'EMTERNA 'ALEJHIM METEREN FESA'E METERUL-MUNDHERINE
C
26:174.
Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:174.
Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:174.
Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:174.
'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C
26:175.
E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
26:175.
Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:175.
Banorët e Pyllit përgënjeshtroi të dërguarit.
26:175.
WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C
26:176.
Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
26:176.
Edhe banorët e Ejketit i quajtën gënjeshtarë të dërguarit,
26:176.
Kur Shuajbi u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:176.
KEDHDHEBE 'ESHABUL-'EJKETIL-MURSELINE
C
26:177.
Kur Shuajbi atyre u tha: "A nuk ruheni?"
26:177.
Kujto kur Shuajbi u tha atyre: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:177.
Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:177.
'IDH KALE LEHUM SHU'AJBUN 'ELA TETTEKUNE
C
26:178.
Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
26:178.
Pa dyshim, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
26:178.
Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:178.
'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN