Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:164. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
26:164. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:164. A e kryeni atë veprim imoral që askush nga botët nuk e ka bërë para jush?
26:164. WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE
C 26:165. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
26:165. Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve
26:165. Ju shkoni te burrat në vend të grave dhe tejkaloni kufijtë."
26:165. 'ETE'TUNE EDH-DHUKRANE MINEL-'ALEMINE
C 26:166. E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!"
26:166. e i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes.”
26:166. Ata thanë: "Nëse nuk ndalesh, o Lut, me siguri do të jesh nga ata që do të dëbohen."
26:166. WE TEDHERUNE MA HALEKA LEKUM REBBUKUM MIN 'EZWAXHIKUM BEL 'ENTUM KAWMUN 'ADUNE
C 26:167. Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!"
26:167. Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.
26:167. (Luti) tha: "Unë e urrej atë që bëni.
26:167. KALU LE'IN LEM TENTEHI JA LUTU LETEKUNENNE MINEL-MUHREXHINE
C 26:168. Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj!
26:168. Ai tha: “Unë kam vërtet neveri për atë që bëni ju!
26:168. O Zoti im, shpëtomë mua dhe familjen time nga ajo që ata bëjnë."
26:168. KALE 'INNI LI'AMELIKUM MINEL-KALINE
C 26:169. Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"
26:169. O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
26:169. Prandaj, Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij të gjithë,
26:169. REBBI NEXHXHINI WE 'EHLI MIMMA JA'MELUNE
C 26:170. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
26:170. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij - të gjithë,
26:170. Përveç një gruaje të moshuar midis atyre që mbetën.
26:170. FENEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'EXHMA'INE
C 26:171. Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
26:171. përveç një plake (gruas së Lutit), e cila mbeti me të tjerët.
26:171. Pastaj Ne shkatërruam të tjerët.
26:171. 'ILLA 'AXHUZEN FIL-GABIRINE
C 26:172. E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
26:172. Pastaj, të tjerët i shkatërruam.
26:172. Dhe Ne lëshuam mbi ta një shi. Dhe sa i keq ishte shiu për ata që ishin të paralajmëruar!
26:172. THUMME DEMMERNAL-'AHARINE
C 26:173. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
26:173. Mbi ata lëshuam një breshëri gurësh. Eh, sa i keq që ishte ai shi, për ata që janë paralajmëruar!
26:173. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:173. WE 'EMTERNA 'ALEJHIM METEREN FESA'E METERUL-MUNDHERINE
C 26:174. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:174. Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:174. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:174. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE