Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:128. A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
26:128. A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t'u tallur,
26:128. A do të ndërtoni mbi çdo vend të lartë një monument për t'u argëtuar?
26:128. 'ETEBNUNE BIKULLI RI'IN 'AJETEN TA'BETHUNE
C 26:129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
26:129. dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë?
26:129. Dhe a do të merrni kështjella që mund të jetoni përgjithmonë?
26:129. WE TETTEHIDHUNE MESANI'A LE'ALLEKUM TEHLUDUNE
C 26:130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
26:130. Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë.
26:130. Dhe kur godisni, a godisni si tiranë të ashpër?
26:130. WE 'IDHA BETESHTUM BETESHTUM XHEBBARINE
C 26:131. Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:131. Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:131. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:131. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 26:132. Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.
26:132. Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini:
26:132. Dhe kini frikë Atë që ju ka furnizuar me atë që ju e dini,
26:132. WE ETTEKUL-LEDHI 'EMEDDEKUM BIMA TA'LEMUNE
C 26:133. Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
26:133. ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë,
26:133. Ju ka furnizuar me bagëti dhe bij,
26:133. 'EMEDDEKUM BI'EN'AMIN WE BENINE
C 26:134. Me kopshte e me burime uji.
26:134. edhe kopshtije, edhe burime.
26:134. Dhe kopshte dhe burime.
26:134. WE XHENNATIN WE 'UJUNIN
C 26:135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
26:135. Unë, me të vërtetë, i trembem për ju dënimit të një Dite të madhe”.
26:135. Me të vërtetë, unë kam frikë për ju ndëshkimin e një dite të madhe."
26:135. 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C 26:136. Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!"
26:136. Ata thanë: “Për ne është njëlloj: na këshillove ose nuk na këshillove ti.
26:136. Ata thanë: "Na është e njëjtë nëse ti na këshillon apo nuk je prej këshilluesve.
26:136. KALU SEWA'UN 'ALEJNA 'EWE'ADHTE 'EM LEM TEKUN MINEL-WA'IDHINE
C 26:137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
26:137. Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë
26:137. Kjo është vetëm zakoni i të parëve të hershëm.
26:137. 'IN HADHA 'ILLA HULUKUL-'EWWELINE
C 26:138. Se ne nuk kemi për t'u dënaur.
26:138. e ne nuk do të jemi të dënuar.”
26:138. Dhe ne nuk do të ndëshkohemi."
26:138. WE MA NEHNU BIMU'ADHDHEBINE