U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:8.
Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:8.
Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë.
26:8.
Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:8.
'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C
26:9.
E s'ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t'i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
26:9.
Zoti yt është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:9.
Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:9.
WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C
26:10.
(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"
26:10.
Kur Allahu e thërriti Musain: “Shko te populli keqbërës,
26:10.
Dhe kur Zoti yt i thirri Musait: "Shko te populli keqbërës,
26:10.
WE 'IDH NADA REBBUKE MUSA 'ENI E'TIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
26:11.
Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
26:11.
populli i Faraonit! vallë, a nuk po i frikësohen ata Allahut?”,
26:11.
Populli i Faraonit. A nuk do të kenë frikë?"
26:11.
KAWME FIR'AWNE 'ELA JETTEKUNE
C
26:12.
Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
26:12.
Ai u përgjigj: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar,
26:12.
(Musai) tha: "O Zoti im, unë kam frikë se ata do të më përgënjeshtrojnë.
26:12.
KALE RABBI 'INNI 'EHAFU 'EN JUKEDHDHIBUNI
C
26:13.
Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
26:13.
e zemra do të më ngushtohet, kurse gjuha mund të më lidhet, andaj, dërgoje edhe Harunin (të më ndihmojë).
26:13.
Dhe gjoksi im ngushtohet, dhe gjuha ime nuk shkon mirë. Prandaj, dërgo Harunin.
26:13.
WE JEDIKU SEDRI WE LA JENTELIKU LISANI FE'ERSIL 'ILA HARUNE
C
26:14.
Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"
26:14.
Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një krim, andaj kam frikë se do të më vrasin”.
26:14.
Dhe ata kanë një mëkat kundër meje, prandaj kam frikë se do të më vrasin."
26:14.
WE LEHUM 'ALEJJE DHENBUN FE'EHAFU 'EN JEKTULUNI
C
26:15.
Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
26:15.
Allahu tha: “Kurrsesi! Shkoni që të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju dhe dëgjojmë.
26:15.
(Allahu) tha: "Jo, shkoni të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju, duke dëgjuar.
26:15.
KALE KELLA FADH/HEBA BI'AJATINA 'INNA ME'AKUM MUSTEMI'UNE
C
26:16.
Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
26:16.
Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve,
26:16.
Prandaj, shkoni te Faraoni dhe thuajini: 'Ne jemi të Dërguarit e Zotit të botëve.
26:16.
FE'TIJA FIR'AWNE FEKULA 'INNA RESULU RABBIL-'ALEMINE
C
26:17.
T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
26:17.
që të lejoni bijtë e Izraelit të vijnë me ne!”
26:17.
Dhe lejoje popullin e Israilit të shkojë me ne.'"
26:17.
'EN 'ERSIL ME'ANA BENI 'ISRA'ILE
C
26:18.
Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
26:18.
Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?!
26:18.
(Faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty mes nesh si një fëmijë dhe qëndrove midis nesh për shumë vite nga jeta jote?
26:18.
KALE 'ELEM NUREBBIKE FINA WELIDEN WE LEBITHTE FINA MIN 'UMURIKE SININE