Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 24:32. Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.
24:32. I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t'i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.
24:32. Dhe martoni ata ndër ju që janë të pamartuar dhe të drejtët nga shërbëtorët tuaj dhe shërbëtoret tuaja. Nëse ata janë të varfër, Allahu do t'i pasurojë ata nga mirësia e Tij. Dhe Allahu është gjithëpërfshirës, i Dijshëm.
24:32. WE 'ENKIHUL-'EJAMA MINKUM WE ES-SALIHINE MIN 'IBADIKUM WE 'IMA'IKUM 'IN JEKUNU FUKARA'E JUGNIHIMU ELLAHU MIN FEDLIHI WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 24:33. E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t'i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues.
24:33. Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t'i begatojë me dhuntinë e Tij. Ata skllevër që gjenden në pushtetin tuaj e që kërkojnë të lirohen me shpërblim dhe ju kërkojnë aktlirimin, ua jepni e, nëse e dini që janë të mirë, jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu. Mos i detyroni skllavet tuaja të bëjnë kurvëri, që të arrini ju dobi të përkohshme të kësaj bote, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme. Nëse ndokush i detyron ato, Allahu do të jetë Falës dhe Mëshirëplotë për to.
24:33. Dhe ata që nuk e gjejnë (mundësinë) për martesë, le të qëndrojnë të ndershëm derisa Allahu t'i pasurojë ata nga mirësia e Tij. Dhe ata ndër ata që posedojnë të djathtat tuaja që kërkojnë një kontratë për të fituar lirinë e tyre, atëherë bëni një kontratë me ta nëse e dini për ta ndonjë mirësi. Dhe jepuni atyre nga pasuria e Allahut që ju ka dhënë juve. Dhe mos i detyroni shërbëtoret tuaja në imoralitet, nëse ato dëshirojnë ndershmëri, për të kërkuar fitimin e kësaj jete të kësaj bote. Dhe kushdo që i detyron ato, atëherë pas detyrimit të tyre, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:33. WE LIESTA'FIFIL-LEDHINE LA JEXHIDUNE NIKAHEN HETTA JUGNIJEHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WEL-LEDHINE JEBTEGUNEL-KITABE MIMMA MELEKET 'EJMANUKUM FEKATIBUHUM 'IN 'ALIMTUM FIHIM HAJRAN WE 'ATUHUM MIN MALI ELLAHIL-LEDHI 'ATAKUM WE LA TUKRIHU FETEJATIKUM 'ALEL-BIGA'I 'IN 'EREDNE TEHESSUNÆN LITEBTEGU 'AREDEL-HEJÆTI ED-DUNJA WE MEN JUKRIHHUNNE FE'INNALL-LLAHE MIN BA'DI 'IKRAHIHINNE GAFURUN REHIMUN
C 24:34. Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
24:34. Ne ju kemi dhënë juve shpallje të qarta, shembuj nga jeta e atyre që kanë kaluar para jush dhe këshilla për ata që i frikësohen Allahut.
24:34. Dhe me të vërtetë, Ne ju kemi shpallur juve ajete të qarta dhe një shembull nga ata që ishin para jush dhe një këshillë për ata që kanë frikë Allahun.
24:34. WE LEKAD 'ENZELNA 'ILEJKUM 'AJATIN MUBEJJINATIN WE METHELEN MINEL-LEDHINE HALEW MIN KABLIKUM WE MEW'IDHETEN LILMUTTEKINE
C 24:35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
24:35. Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba është në një kristal, kurse kristali është si një yll i shndritshëm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perëndimor, ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:35. Allahu është drita e qiejve dhe tokës. Shembulli i dritës së Tij është si një ndriçues në të cilin ka një llambë. Llamba është brenda një qelqi, qelqi është si një yll ndriçues; ndizet nga një pemë e bekuar, një ulli, as nga lindja dhe as nga perëndimi, vaji i së cilës është gati të ndriçojë edhe nëse nuk e prek zjarri. Dritë mbi dritë! Allahu udhëzon drejt dritës së Tij atë që dëshiron. Dhe Allahu jep shembuj për njerëzit. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:35. ELLAHU NURU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI METHELU NURIHI KEMISHKETIN FIHA MISBAHUNL-MISBAHU FI ZUXHAXHETIN EZ-ZUXHAXHETU KE'ENNEHA KEWKEBUN DURRIJUN JUKADU MIN SHEXHERETIN MUBAREKETIN ZEJTUNIETIN LA SHERKIJETIN WE LA GARBIJETIN JEKADU ZEJTUHA JUDI'U WE LEW LEM TEMSES/HU NARUN NURUN 'ALA NURIN JEHDI ELLAHU LINURIHI MEN JESHA'U WE JEDRIBU ELLAHUL-'EMTHALE LILNNASI WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 24:36. (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
24:36. Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje,
24:36. (Ndriçimi i Tij është në) shtëpitë që Allahu ka lejuar të ngriten dhe në të cilat emri i Tij përmendet. Aty Ai lartësohet mëngjes dhe mbrëmje,
24:36. FI BUJUTIN 'EDHINEL-LAHU 'EN TURFE'A WE JUDHKERE FIHA ESMUHU JUSEBBIHU LEHU FIHA BIL-GUDUWI WEL-'ASALI
C 24:37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
24:37. njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zeqatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.
24:37. Nga burra të cilët nuk i pengojnë as tregtia dhe as shitjet që të përmendin Allahun, të falin namazin dhe të japin zekatin. Ata kanë frikë një ditë në të cilën zemrat dhe shikimet do të kthehen.
24:37. RIXHALUN LA TULHIHIM TIXHARETUN WE LA BEJ'UN 'AN DHIKRI ELLAHI WE 'IKAMI ES-SELETI WE 'ITA'I EZ-ZEKATI JEHAFUNE JEWMÆN TETEKALLEBU FIHIL-KULUBU WEL-'EBSARU
C 24:38. (ata i luten) që All-llahu t'i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t'ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
24:38. (Këta shpresojnë) që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë e t'ua shtojë dhuntinë e Tij. Allahu i jep kujt të dojë, pa llogari.
24:38. Që Allahu t'i shpërblejë ata me atë që kanë bërë më të mirën dhe t'u shtojë atyre nga mirësia e Tij. Dhe Allahu jep furnizim pa masë atij që dëshiron.
24:38. LIJEXHZIJEHUMU ELLAHU 'EHSENE MA 'AMILU WE JEZIDEHUM MIN FEDLIHI WEL-LAHU JERZUKU MEN JESHA'U BIGAJRI HISABIN
C 24:39. E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
24:39. Sa për ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjë. Aty do të hasë në dënimin e Allahut, i Cili ia paguan llogarinë e tij të plotë, se Allahu është i shpejtë në llogari.
24:39. Dhe ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si një mirazh në një rrafshinë të gjerë, që një i etur e mendon ujë, derisa kur ai shkon tek ai, ai nuk gjen asgjë, por gjen Allahun atje. Dhe Ai i jep atij llogarinë e tij të plotë. Dhe Allahu është i shpejtë në llogaritje.
24:39. WEL-LEDHINE KEFERU 'A'MALUHUM KESERABIN BIKI'ATIN JEHSEBUHU EDH-DHEM'ANU MA'EN HETTA 'IDHA XHA'EHU LEM JEXHID/HU SHEJ'EN WE WEXHEDEL-LAHE 'INDEHU FEWEFFAHU HISABEHU WEL-LAHU SERI'UL-HISABI
C 24:40. Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
24:40. Ose janë si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire njëra mbi tjetrën, aq sa kur e nxjerr dorën e vet, njeriu pothuajse nuk e sheh fare atë. Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.
24:40. Ose (veprat e tyre janë) si errësira në një det të thellë, të mbuluar nga një valë mbi të cilën ka një valë tjetër, mbi të cilën ka re. Errësira mbi errësira. Nëse ai shtrin dorën e tij, ai pothuajse nuk mund ta shohë atë. Dhe ai që Allahu nuk i ka dhënë dritë, për atë nuk ka asnjë dritë.
24:40. 'EW KEDHULUMATIN FI BEHRIN LUXHXHIJIN JEGSHAHU MEWXHUN MIN FEWKIHI MEWXHUN MIN FEWKIHI SEHABUN DHULUMATUN BA'DUHA FEWKA BA'DIN 'IDHA 'EHREXHE JEDEHU LEM JEKED JERAHA WE MEN LEM JEXH'ALI ELLAHU LEHU NUREN FEMA LEHU MIN NURIN
C 24:41. A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata.
24:41. A nuk e vëren ti, se Allahun e lavdëron çdo krijesë që ndodhet në qiej dhe në Tokë, madje edhe shpezët krahëhapur?! Çdokush e di se si t'i falet e ta lavdërojë. Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.
24:41. A nuk e sheh ti se Allahun e lavdëron gjithkush që është në qiej dhe në tokë, dhe zogjtë me krahët e tyre të shtrirë? Secili e di lutjen dhe lavdërimin e tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që ata bëjnë.
24:41. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JUSEBBIHU LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WET-TEJRU SAFFATIN KULLUN KAD 'ALIME SELATEHU WE TESBIHEHU WEL-LAHU 'ALIMUN BIMA JEF'ALUNE
C 24:42. Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
24:42. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe tek Ai kthehet çdo gjë.
24:42. Dhe te Allahu i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe te Allahu është kthimi.
24:42. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ILA ELLAHIL-MESIRU