U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:27.
O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.
24:27.
O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t'ia vini veshin!
24:27.
O ju që besoni, mos hyni në shtëpi që nuk janë tuajat derisa të kërkoni leje dhe të përshëndetni banorët e saj. Kjo është më e mirë për ju, që ju të përkujtoni.
24:27.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEDHULU BUJUTEN GAJRE BUJUTIKUM HETTA TESTE'NISU WE TUSELLIMU 'ALA 'EHLIHA DHALIKUM HAJRUN LEKUM LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
24:28.
Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t'u jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
24:28.
Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t'ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju.
24:28.
Dhe nëse nuk gjeni askënd në to, atëherë mos hyni në to derisa t'ju jepet leje. Dhe nëse ju thuhet: "Kthehuni," atëherë kthehuni. Kjo është më e pastër për ju. Dhe Allahu e di atë që ju bëni.
24:28.
FE'IN LEM TEXHIDU FIHA 'EHEDEN FELA TEDHULUHA HETTA JU'UDHENE LEKUM WE 'IN KILE LEKUM ERXHI'U FARXHI'U HUWE 'EZKA LEKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN
C
24:29.
Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë.
24:29.
Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në godinat e pabanuara, të cilat ju shërbejnë për diçka. Allahu e di ç'tregoni ju haptazi e çfarë fshihni.
24:29.
Ju nuk keni asnjë mëkat që të hyni në shtëpi të pabanueshme, në të cilat ka dobi për ju. Dhe Allahu e di atë që ju shfaqni dhe atë që ju fshehni.
24:29.
LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TEDHULU BUJUTEN GAJRE MESKUNETIN FIHA META'UN LEKUM WEL-LAHU JA'LEMU MA TUBDUNE WE MA TEKTUMUNE
C
24:30.
Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
24:30.
Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata.
24:30.
Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë pjesët e tyre të turpshme. Kjo është më e pastër për ta. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që ata bëjnë.
24:30.
KUL LILMU'UMININE JEGUDDU MIN 'EBSARIHIM WE JEHFEDHU FURUXHEHUM DHALIKE 'EZKA LEHUM 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA JESNA'UNE
C
24:31.
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.
24:31.
Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t'i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!
24:31.
Dhe thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë pjesët e tyre të turpshme dhe të mos e shfaqin zbukurimin e tyre, përveç asaj që është e dukshme, dhe të vendosin mbulesat e tyre mbi kraharorët e tyre dhe të mos e shfaqin zbukurimin e tyre, përveç burrave të tyre, ose baballarëve të tyre, ose baballarëve të burrave të tyre, ose bijve të tyre, ose bijve të burrave të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose bijve të vëllezërve të tyre, ose bijve të motrave të tyre, ose grave të tyre, ose atyre që posedojnë të djathtat e tyre, ose shërbëtorëve të burrave që nuk kanë nevojë (për gra), ose fëmijëve që nuk janë të vetëdijshëm për pjesët e turpshme të grave. Dhe mos lejo që ata të godasin këmbët e tyre për të bërë të ditur atë që ata fshehin nga zbukurimet e tyre. Dhe pendohuni te Allahu, të gjithë ju, o besimtarë, që ju të mund të keni sukses.
24:31.
WE KUL LILMU'UMINATI JEGDUDNE MIN 'EBSARIHINNE WE JEHFEDHNE FURUXHEHUNNE WE LA JUBDINE ZINETEHUNNE 'ILLA MA DHEHERE MINHA WE LIEDRIBNE BIHUMURIHINNE 'ALA XHUJUBIHINNE WE LA JUBDINE ZINETEHUNNE 'ILLA LIBU'ULETIHINNE 'EW 'ABA'IHINNE 'EW 'ABA'I BU'ULETIHINNE 'EW 'EBNA'IHINNE 'EW 'EBNA'I BU'ULETIHINNE 'EW 'IHWANIHINNE 'EW BENI 'IHWANIHINNE 'EW BENI 'EHAWATIHINNE 'EW NISA'IHINNE 'EW MA MELEKET 'EJMANUHUNNE 'EWIT-TABI'INE GAJRI 'ULIL-'IRBETI MINE ER-RIXHALI 'EWIT-TIFLIL-LEDHINE LEM JEDHHERU 'ALA 'AWRATI EN-NISA' WE LA JEDRIBNE BI'ERXHULIHINNE LIJU'LEME MA JUHFINE MIN ZINETIHINNE WE TUBU 'ILA ELLAHI XHEMI'EN 'EJJUHAL-MU'UMINUNE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C
24:32.
Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.
24:32.
I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t'i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.
24:32.
Dhe martoni ata ndër ju që janë të pamartuar dhe të drejtët nga shërbëtorët tuaj dhe shërbëtoret tuaja. Nëse ata janë të varfër, Allahu do t'i pasurojë ata nga mirësia e Tij. Dhe Allahu është gjithëpërfshirës, i Dijshëm.
24:32.
WE 'ENKIHUL-'EJAMA MINKUM WE ES-SALIHINE MIN 'IBADIKUM WE 'IMA'IKUM 'IN JEKUNU FUKARA'E JUGNIHIMU ELLAHU MIN FEDLIHI WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C
24:33.
E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t'i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues.
24:33.
Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t'i begatojë me dhuntinë e Tij. Ata skllevër që gjenden në pushtetin tuaj e që kërkojnë të lirohen me shpërblim dhe ju kërkojnë aktlirimin, ua jepni e, nëse e dini që janë të mirë, jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu. Mos i detyroni skllavet tuaja të bëjnë kurvëri, që të arrini ju dobi të përkohshme të kësaj bote, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme. Nëse ndokush i detyron ato, Allahu do të jetë Falës dhe Mëshirëplotë për to.
24:33.
Dhe ata që nuk e gjejnë (mundësinë) për martesë, le të qëndrojnë të ndershëm derisa Allahu t'i pasurojë ata nga mirësia e Tij. Dhe ata ndër ata që posedojnë të djathtat tuaja që kërkojnë një kontratë për të fituar lirinë e tyre, atëherë bëni një kontratë me ta nëse e dini për ta ndonjë mirësi. Dhe jepuni atyre nga pasuria e Allahut që ju ka dhënë juve. Dhe mos i detyroni shërbëtoret tuaja në imoralitet, nëse ato dëshirojnë ndershmëri, për të kërkuar fitimin e kësaj jete të kësaj bote. Dhe kushdo që i detyron ato, atëherë pas detyrimit të tyre, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:33.
WE LIESTA'FIFIL-LEDHINE LA JEXHIDUNE NIKAHEN HETTA JUGNIJEHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WEL-LEDHINE JEBTEGUNEL-KITABE MIMMA MELEKET 'EJMANUKUM FEKATIBUHUM 'IN 'ALIMTUM FIHIM HAJRAN WE 'ATUHUM MIN MALI ELLAHIL-LEDHI 'ATAKUM WE LA TUKRIHU FETEJATIKUM 'ALEL-BIGA'I 'IN 'EREDNE TEHESSUNÆN LITEBTEGU 'AREDEL-HEJÆTI ED-DUNJA WE MEN JUKRIHHUNNE FE'INNALL-LLAHE MIN BA'DI 'IKRAHIHINNE GAFURUN REHIMUN
C
24:34.
Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
24:34.
Ne ju kemi dhënë juve shpallje të qarta, shembuj nga jeta e atyre që kanë kaluar para jush dhe këshilla për ata që i frikësohen Allahut.
24:34.
Dhe me të vërtetë, Ne ju kemi shpallur juve ajete të qarta dhe një shembull nga ata që ishin para jush dhe një këshillë për ata që kanë frikë Allahun.
24:34.
WE LEKAD 'ENZELNA 'ILEJKUM 'AJATIN MUBEJJINATIN WE METHELEN MINEL-LEDHINE HALEW MIN KABLIKUM WE MEW'IDHETEN LILMUTTEKINE
C
24:35.
All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
24:35.
Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba është në një kristal, kurse kristali është si një yll i shndritshëm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perëndimor, ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:35.
Allahu është drita e qiejve dhe tokës. Shembulli i dritës së Tij është si një ndriçues në të cilin ka një llambë. Llamba është brenda një qelqi, qelqi është si një yll ndriçues; ndizet nga një pemë e bekuar, një ulli, as nga lindja dhe as nga perëndimi, vaji i së cilës është gati të ndriçojë edhe nëse nuk e prek zjarri. Dritë mbi dritë! Allahu udhëzon drejt dritës së Tij atë që dëshiron. Dhe Allahu jep shembuj për njerëzit. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:35.
ELLAHU NURU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI METHELU NURIHI KEMISHKETIN FIHA MISBAHUNL-MISBAHU FI ZUXHAXHETIN EZ-ZUXHAXHETU KE'ENNEHA KEWKEBUN DURRIJUN JUKADU MIN SHEXHERETIN MUBAREKETIN ZEJTUNIETIN LA SHERKIJETIN WE LA GARBIJETIN JEKADU ZEJTUHA JUDI'U WE LEW LEM TEMSES/HU NARUN NURUN 'ALA NURIN JEHDI ELLAHU LINURIHI MEN JESHA'U WE JEDRIBU ELLAHUL-'EMTHALE LILNNASI WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
24:36.
(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
24:36.
Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje,
24:36.
(Ndriçimi i Tij është në) shtëpitë që Allahu ka lejuar të ngriten dhe në të cilat emri i Tij përmendet. Aty Ai lartësohet mëngjes dhe mbrëmje,
24:36.
FI BUJUTIN 'EDHINEL-LAHU 'EN TURFE'A WE JUDHKERE FIHA ESMUHU JUSEBBIHU LEHU FIHA BIL-GUDUWI WEL-'ASALI
C
24:37.
Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
24:37.
njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zeqatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.
24:37.
Nga burra të cilët nuk i pengojnë as tregtia dhe as shitjet që të përmendin Allahun, të falin namazin dhe të japin zekatin. Ata kanë frikë një ditë në të cilën zemrat dhe shikimet do të kthehen.
24:37.
RIXHALUN LA TULHIHIM TIXHARETUN WE LA BEJ'UN 'AN DHIKRI ELLAHI WE 'IKAMI ES-SELETI WE 'ITA'I EZ-ZEKATI JEHAFUNE JEWMÆN TETEKALLEBU FIHIL-KULUBU WEL-'EBSARU