U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:18.
All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
24:18.
Allahu ju shpjegon shpalljet; se Allahu është i Urtë, i Gjithëdijshëm.
24:18.
Dhe Allahu ju sqaron për ju ajetet. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:18.
WE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
24:19.
Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.
24:19.
Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.
24:19.
Me të vërtetë, ata që dëshirojnë që imoraliteti të përhapet midis atyre që kanë besuar, për ta do të jetë një ndëshkim i dhimbshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.
24:19.
'INNEL-LEDHINE JUHIBBUNE 'EN TESHI'AL-FAHISHETU FIL-LEDHINE 'AMENU LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C
24:20.
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.
24:20.
Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është i Butë e Mëshirues (dënimi i Tij do të shpejtonte)!
24:20.
Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij dhe se Allahu është i Butë, i Mëshirshëm...
24:20.
WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU WE 'ENNEL-LAHE RE'UFUN REHIM
C
24:21.
O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
24:21.
O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
24:21.
O ju që besoni, mos ndiqni hapat e Shejtanit. Dhe kushdo që ndjek hapat e Shejtanit, me të vërtetë, ai urdhëron për imoralitet dhe të keqe. Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij, asnjë prej jush nuk do të ishte i pastër kurrë. Por Allahu pastron kë të dojë. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.
24:21.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI WE MEN JETTEBI' HUTUWATI ESH-SHEJTANI FE'INNEHU JE'MURU BIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU MA ZEKA MINKUM MIN 'EHEDIN 'EBEDEN WE LEKINNALL-LLAHE JUZEKKI MEN JESHA'U WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C
24:22.
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
24:22.
Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t'i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t'ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
24:22.
Dhe mos lejo që ata ndër ju që kanë bollëk dhe gjerësi të betohen se nuk do të japin për të afërmit dhe për të varfrit dhe për ata që emigrojnë në rrugën e Allahut. Dhe le të falin dhe të jenë të mëshirshëm. A nuk dëshironi që Allahu t'ju falë? Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:22.
WE LA JE'TELI 'ULUL-FEDLI MINKUM WE ES-SE'ATI 'EN JU'UTU 'ULIL-KURBA WEL-MESAKINE WEL-MUHAXHIRINE FI SEBILI ELLAHI WE LIA'FU WE LIESFEHU 'ELA TUHIBBUNE 'EN JEGFIREL-LAHU LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
24:23.
Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.
24:23.
Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.
24:23.
Me të vërtetë, ata që shpifin për gratë e ndershme, të pavëmendshme, besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për ta do të jetë një ndëshkim i madh.
24:23.
'INNEL-LEDHINE JERMUNEL-MUHSENATIL-GAFILATIL-MU'UMINATI LU'INU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
24:24.
Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
24:24.
Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë,
24:24.
Atë ditë, gjuhët e tyre dhe duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që ata bënin.
24:24.
JEWME TESH/HEDU 'ALEJHIM 'ELSINETUHUM WE 'EJDIHIM WE 'ERXHULUHUM BIMA KANU JA'MELUNE
C
24:25.
Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.
24:25.
Allahu do t'ju shpagojë dënimin e merituar dhe ata do ta marrin vesh se Allahu është e Vërteta e qartë.
24:25.
Atë ditë, Allahu do t'u japë atyre shpërblimin e tyre të plotë me drejtësi, dhe ata do të dinë se Allahu është i Vërteti, i Qarti.
24:25.
JEWME'IDHIN JUWEFFIHIMU ELLAHU DINEHUMUL-HEKKA WE JA'LEMUNE 'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKUL-MUBINU
C
24:26.
Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.
24:26.
Gratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe burrat e pandershëm janë për gratë e pandershme. Gratë e ndershme janë për burra të ndershëm dhe burrat e ndershëm janë për gra të ndershme. Ata janë të pastër nga shpifjet që thuhen (kundër tyre) dhe do të falen e do të kenë një shpërblim bujar (në Xhenet).
24:26.
Gratë e këqija janë për burra të këqij, dhe burrat e këqij janë për gra të këqija. Dhe gratë e mira janë për burra të mirë, dhe burrat e mirë janë për gra të mira. Këta janë të pafajshëm nga ajo që ata thonë. Për ta do të jetë falje dhe furnizim fisnik.
24:26.
EL-HABITHATU LILHABITHINE WEL-HABITHUNE LILHABITHATI WET-TEJJIBATU LILTTEJJIBINE WET-TEJJIBUNE LILTTEJJIBATI 'ULA'IKE MUBERRE'UNE MIMMA JEKULUNE LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C
24:27.
O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.
24:27.
O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t'ia vini veshin!
24:27.
O ju që besoni, mos hyni në shtëpi që nuk janë tuajat derisa të kërkoni leje dhe të përshëndetni banorët e saj. Kjo është më e mirë për ju, që ju të përkujtoni.
24:27.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEDHULU BUJUTEN GAJRE BUJUTIKUM HETTA TESTE'NISU WE TUSELLIMU 'ALA 'EHLIHA DHALIKUM HAJRUN LEKUM LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
24:28.
Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t'u jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
24:28.
Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t'ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju.
24:28.
Dhe nëse nuk gjeni askënd në to, atëherë mos hyni në to derisa t'ju jepet leje. Dhe nëse ju thuhet: "Kthehuni," atëherë kthehuni. Kjo është më e pastër për ju. Dhe Allahu e di atë që ju bëni.
24:28.
FE'IN LEM TEXHIDU FIHA 'EHEDEN FELA TEDHULUHA HETTA JU'UDHENE LEKUM WE 'IN KILE LEKUM ERXHI'U FARXHI'U HUWE 'EZKA LEKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN