U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:14.
E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t'ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.
24:14.
Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, në këtë botë dhe në tjetrën, me siguri do t'ju godiste dënim i madh për atë që bëtë.
24:14.
Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër, do t'ju kishte prekur një ndëshkim i madh për atë që u përfshitë në të.
24:14.
WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI LEMESSEKUM FI MA 'EFEDTUM FIHI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
24:15.
Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
24:15.
Ju përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja diçka, për të cilën nuk kishit dijeni. Ju këtë e merrnit për gjë të lehtë, por para Allahut kjo ishte një shkelje e madhe.
24:15.
Kur ju e përcollët atë me gjuhët tuaja dhe thatë me gojët tuaja atë për të cilën ju nuk keni dije, dhe e menduat atë një gjë të lehtë, ndërkohë që te Allahu ishte diçka e madhe.
24:15.
'IDH TELEKKAWNEHU BI'ELSINETIKUM WE TEKULUNE BI'EFWAHIKUM MA LEJSE LEKUM BIHI 'ILMUN WE TEHSEBUNEHU HEJJINEN WE HUWE 'INDEL-LAHI 'ADHIMUN
C
24:16.
E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!"
24:16.
Përse kur e dëgjuat përgojimin, nuk thatë: “Nuk ka hije për ne të flasim për këtë. Ti qofsh lavdëruar (o Zot)! Kjo është shpifje e madhe!”
24:16.
Dhe pse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Nuk na takon ne të flasim për këtë. I Lavdëruar je Ti! Kjo është një shpifje e madhe."
24:16.
WE LEWLA 'IDH SEMI'TUMUHU KULTUM MA JEKUNU LENA 'EN NETEKELLEME BIHEDHA SUBHANEKE HADHA BUHTANUN 'ADHIMUN
C
24:17.
All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.
24:17.
Allahu ju paralajmëron, që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë.
24:17.
Allahu ju këshillon që të mos ktheheni kurrë më në një gjë të tillë, nëse jeni besimtarë.
24:17.
JA'IDHUKUMU ELLAHU 'EN TA'UDU LIMITHLIHI 'EBEDEN 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
24:18.
All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
24:18.
Allahu ju shpjegon shpalljet; se Allahu është i Urtë, i Gjithëdijshëm.
24:18.
Dhe Allahu ju sqaron për ju ajetet. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:18.
WE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
24:19.
Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.
24:19.
Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.
24:19.
Me të vërtetë, ata që dëshirojnë që imoraliteti të përhapet midis atyre që kanë besuar, për ta do të jetë një ndëshkim i dhimbshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.
24:19.
'INNEL-LEDHINE JUHIBBUNE 'EN TESHI'AL-FAHISHETU FIL-LEDHINE 'AMENU LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C
24:20.
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.
24:20.
Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është i Butë e Mëshirues (dënimi i Tij do të shpejtonte)!
24:20.
Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij dhe se Allahu është i Butë, i Mëshirshëm...
24:20.
WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU WE 'ENNEL-LAHE RE'UFUN REHIM
C
24:21.
O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
24:21.
O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
24:21.
O ju që besoni, mos ndiqni hapat e Shejtanit. Dhe kushdo që ndjek hapat e Shejtanit, me të vërtetë, ai urdhëron për imoralitet dhe të keqe. Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij, asnjë prej jush nuk do të ishte i pastër kurrë. Por Allahu pastron kë të dojë. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.
24:21.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI WE MEN JETTEBI' HUTUWATI ESH-SHEJTANI FE'INNEHU JE'MURU BIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU MA ZEKA MINKUM MIN 'EHEDIN 'EBEDEN WE LEKINNALL-LLAHE JUZEKKI MEN JESHA'U WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C
24:22.
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
24:22.
Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t'i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t'ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
24:22.
Dhe mos lejo që ata ndër ju që kanë bollëk dhe gjerësi të betohen se nuk do të japin për të afërmit dhe për të varfrit dhe për ata që emigrojnë në rrugën e Allahut. Dhe le të falin dhe të jenë të mëshirshëm. A nuk dëshironi që Allahu t'ju falë? Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:22.
WE LA JE'TELI 'ULUL-FEDLI MINKUM WE ES-SE'ATI 'EN JU'UTU 'ULIL-KURBA WEL-MESAKINE WEL-MUHAXHIRINE FI SEBILI ELLAHI WE LIA'FU WE LIESFEHU 'ELA TUHIBBUNE 'EN JEGFIREL-LAHU LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
24:23.
Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.
24:23.
Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.
24:23.
Me të vërtetë, ata që shpifin për gratë e ndershme, të pavëmendshme, besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për ta do të jetë një ndëshkim i madh.
24:23.
'INNEL-LEDHINE JERMUNEL-MUHSENATIL-GAFILATIL-MU'UMINATI LU'INU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
24:24.
Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
24:24.
Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë,
24:24.
Atë ditë, gjuhët e tyre dhe duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që ata bënin.
24:24.
JEWME TESH/HEDU 'ALEJHIM 'ELSINETUHUM WE 'EJDIHIM WE 'ERXHULUHUM BIMA KANU JA'MELUNE