Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:94. Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar!"
23:94. atëherë, o Zoti im, mos më lër mua me popullin keqbërës!”
23:94. O Zoti im, atëherë mos më vendos mua mes popullit të padrejtë."
23:94. REBBI FELA TEXH'ALNI FIL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 23:95. Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë që ua kemi premtuar atyre.
23:95. Dhe, me të vërtetë, Ne jemi në gjendje të të tregojmë ty, çfarë u kemi premtuar atyre.
23:95. Dhe me të vërtetë, Ne jemi të aftë që të të tregojmë atë që u premtojmë atyre.
23:95. WE 'INNA 'ALA 'EN NURIJEKE MA NA'IDUHUM LEKADIRUNE
C 23:96. Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
23:96. Largoje të keqen me atë që është më e mira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.
23:96. Refuzoje të keqen me atë që është më e mirë. Ne jemi më të Dijshmit për atë që ata përshkruajnë.
23:96. EDFA' BI-ETI HIJE 'EHSENU ES-SEJJI'ETE NEHNU 'A'LEMU BIMA JESIFUNE
C 23:97. Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"
23:97. Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve,
23:97. Dhe thuaj: "O Zoti im, unë kërkoj strehim te Ti nga shtytjet e shejtanëve.
23:97. WE KUL RABBI 'A'UDHU BIKE MIN HEMEZATI ESH-SHEJATINI
C 23:98. Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"
23:98. dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.”
23:98. Dhe unë kërkoj strehim te Ti, o Zoti im, që ata të mos më afrohen."
23:98. WE 'A'UDHU BIKE RABBI 'EN JEHDURUNI
C 23:99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,
23:99. Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
23:99. Derisa, kur t'i vijë vdekja ndonjërit prej tyre, ai thotë: "O Zoti im, më kthe pas,
23:99. HETTA 'IDHA XHA'E 'EHEDEHUMUL-MEWTU KALE RABBI ERXHI'UNI
C 23:100. që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.
23:100. që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.
23:100. Që unë të mund të bëj vepra të mira në atë që kam lënë pas!" Jo! Me të vërtetë, kjo është vetëm një fjalë që ai thotë, dhe pas tyre është një pengesë deri në ditën kur ata do të ringjallen.
23:100. LE'ALLI 'A'MELU SALIHEN FIMA TEREKTU KELLA 'INNEHA KELIMETUN HUWE KA'ILUHA WE MIN WERA'IHIM BERZEHUN 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C 23:101. E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.
23:101. Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin.
23:101. Dhe kur të fryhet në Sur, atë ditë nuk do të ketë as marrëdhënie mes tyre dhe as nuk do të pyesin njëri-tjetrin.
23:101. FE'IDHA NUFIHA FI ES-SURI FELA 'ENSABE BEJNEHUM JEWME'IDHIN WE LA JETESA'ELUNE
C 23:102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.
23:102. Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.
23:102. Dhe kushdo që peshoret e tij janë të rënda, ata janë ata që do të jenë të suksesshëm.
23:102. FEMEN THEKULET MEWAZINUHU FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 23:103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.
23:103. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.
23:103. Dhe kushdo që peshoret e tij janë të lehta, ata janë ata që e kanë humbur veten e tyre, duke qëndruar përgjithmonë në Xhehenem.
23:103. WE MEN HAFFET MEWAZINUHU FE'ULA'IKEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM FI XHEHENNEME HALIDUNE
C 23:104. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
23:104. Zjarri do t'ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t'u duken dhëmbët).
23:104. Zjarri do t'ua djegë fytyrat, dhe ata atje do të jenë të dëshpëruar.
23:104. TELFEHU WUXHUHEHUMU EN-NARU WE HUM FIHA KALIHUNE