U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:81.
Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre.
23:81.
Por ata thonë, ashtu siç kanë thënë të mëparshmit.
23:81.
Jo, ata thonë siç thanë të parët e tyre.
23:81.
BEL KALU MITHLE MA KALEL-'EWWELUNE
C
23:82.
Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
23:82.
Ata pyesin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, vërtet do të ringjallemi?!
23:82.
Ata thonë: "A pasi të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur dhe eshtra, a do të ringjallemi?
23:82.
KALU 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C
23:83.
Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
23:83.
Kjo na është premtuar neve dhe të parëve tanë, por këto janë vetëm përralla të popujve të lashtë.”
23:83.
Me të vërtetë, këtë na është premtuar neve dhe etërve tanë më parë. Kjo është vetëm legjenda e të parëve të lashtë."
23:83.
LEKAD WU'IDNA NEHNU WE 'ABA'UUNA HADHA MIN KABLU 'IN HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C
23:84.
Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?"
23:84.
Thuaj: “E kujt është Toka dhe gjithçka që gjendet në të, nëse e dini?”
23:84.
Thuaj: "Kujt i përket toka dhe çdokush që është mbi të, nëse ju e dini?"
23:84.
KUL LIMENIL-'ERDU WE MEN FIHA 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
23:85.
Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni?"
23:85.
Ata do të thonë: “Të Allahut!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk po ia vini veshin?”
23:85.
Ata do të thonë: "Allahut." Thuaj: "A nuk do të përkujtoni?"
23:85.
SEJEKULUNE LILLAHI KUL 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
23:86.
Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"
23:86.
Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit Madhështor?”
23:86.
Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit të Madh?"
23:86.
KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI ES-SEB'I WE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI
C
23:87.
Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"
23:87.
Ata do të thonë: “Allahu!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk keni frikë ju?”
23:87.
Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "A nuk do të keni frikë prej Tij?"
23:87.
SEJEKULUNE LILLAHI KUL 'EFELA TETTEKUNE
C
23:88.
Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"
23:88.
Thuaj: “Kush është Ai që ka në dorë pushtetin mbi çdo gjë, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?”
23:88.
Thuaj: "Në dorën e Kujt është sundimi mbi çdo gjë dhe Ai mbron, por ndaj të Cilit askush nuk mund të mbrohet, nëse ju e dini?"
23:88.
KUL MEN BIJEDIHI MELEKUTU KULLI SHEJ'IN WE HUWE JUXHIRU WE LA JUXHARU 'ALEJHI 'IN KUNTUM TA'LEMUN
C
23:89.
Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
23:89.
Ata thonë: “Allahu.” E ti thuaju: “Atëherë, përse magjepseni”?!
23:89.
Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Si atëherë jeni magjepsur?"
23:89.
SEJEKULUNE LILLAHI KUL FE'ENNA TUSHERUNE
C
23:90.
Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
23:90.
Ja! Ne ua kemi zbuluar atyre të Vërtetën, por ata janë gënjeshtarë.
23:90.
Jo, Ne u kemi sjellë atyre të vërtetën, por me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
23:90.
BEL 'ETEJNAHUM BIL-HEKKI WE 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
23:91.
All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë.
23:91.
Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s'ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre!
23:91.
Allahu nuk ka marrë asnjë fëmijë, dhe nuk ka asnjë zot me Të; përndryshe, çdo zot do të kishte marrë atë që ai ka krijuar, dhe disa prej tyre do të kishin mposhtur të tjerët. I Lavdëruar qoftë Allahu mbi atë që ata përshkruajnë!
23:91.
MA ETTEHADHEL-LAHU MIN WELEDIN WE MA KANE ME'AHU MIN 'ILEHIN 'IDHEN LEDHEHEBE KULLU 'ILEHIN BIMA HALEKA WE LE'ALA BA'DUHUM 'ALA BA'DIN SUBHANEL-LAHI 'AMMA JESIFUNE