Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:79. Dhe Ai është që ju krijoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
23:79. Është Ai që ju ka sjellë në Tokë dhe para Tij do të mblidheni të gjithë.
23:79. Dhe Ai është që ju ka krijuar në tokë, dhe te Ai ju do të grumbulloheni.
23:79. WE HUWEL-LEDHI DHERE'EKUM FIL-'ERDI WE 'ILEJHI TUHSHERUNE
C 23:80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
23:80. Është Ai që jep jetë dhe vdekje dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës. Vallë, a nuk kuptoni?
23:80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje, dhe e Tij është ndërrimi i natës dhe i ditës. A nuk do të kuptoni?
23:80. WE HUWEL-LEDHI JUHJI WE JUMITU WE LEHU EHTILAFUL-LEJLI WE EN-NEHARI 'EFELA TA'KILUNE
C 23:81. Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre.
23:81. Por ata thonë, ashtu siç kanë thënë të mëparshmit.
23:81. Jo, ata thonë siç thanë të parët e tyre.
23:81. BEL KALU MITHLE MA KALEL-'EWWELUNE
C 23:82. Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
23:82. Ata pyesin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, vërtet do të ringjallemi?!
23:82. Ata thonë: "A pasi të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur dhe eshtra, a do të ringjallemi?
23:82. KALU 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C 23:83. Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
23:83. Kjo na është premtuar neve dhe të parëve tanë, por këto janë vetëm përralla të popujve të lashtë.”
23:83. Me të vërtetë, këtë na është premtuar neve dhe etërve tanë më parë. Kjo është vetëm legjenda e të parëve të lashtë."
23:83. LEKAD WU'IDNA NEHNU WE 'ABA'UUNA HADHA MIN KABLU 'IN HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C 23:84. Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?"
23:84. Thuaj: “E kujt është Toka dhe gjithçka që gjendet në të, nëse e dini?”
23:84. Thuaj: "Kujt i përket toka dhe çdokush që është mbi të, nëse ju e dini?"
23:84. KUL LIMENIL-'ERDU WE MEN FIHA 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 23:85. Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni?"
23:85. Ata do të thonë: “Të Allahut!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk po ia vini veshin?”
23:85. Ata do të thonë: "Allahut." Thuaj: "A nuk do të përkujtoni?"
23:85. SEJEKULUNE LILLAHI KUL 'EFELA TEDHEKKERUNE
C 23:86. Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"
23:86. Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit Madhështor?”
23:86. Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit të Madh?"
23:86. KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI ES-SEB'I WE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI
C 23:87. Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"
23:87. Ata do të thonë: “Allahu!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk keni frikë ju?”
23:87. Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "A nuk do të keni frikë prej Tij?"
23:87. SEJEKULUNE LILLAHI KUL 'EFELA TETTEKUNE
C 23:88. Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"
23:88. Thuaj: “Kush është Ai që ka në dorë pushtetin mbi çdo gjë, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?”
23:88. Thuaj: "Në dorën e Kujt është sundimi mbi çdo gjë dhe Ai mbron, por ndaj të Cilit askush nuk mund të mbrohet, nëse ju e dini?"
23:88. KUL MEN BIJEDIHI MELEKUTU KULLI SHEJ'IN WE HUWE JUXHIRU WE LA JUXHARU 'ALEJHI 'IN KUNTUM TA'LEMUN
C 23:89. Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
23:89. Ata thonë: “Allahu.” E ti thuaju: “Atëherë, përse magjepseni”?!
23:89. Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Si atëherë jeni magjepsur?"
23:89. SEJEKULUNE LILLAHI KUL FE'ENNA TUSHERUNE