Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:32. Bëma shok atë në punën time,
20:32. dhe bëma ortak në punën time,
20:32. Dhe bëje atë partner në çështjen time,
20:32. WE 'ESHRIK/HU FI 'EMRI
C 20:33. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
20:33. që të thurim shumë lavde për Ty
20:33. Që ne të mund të të lavdërojmë Ty shumë,
20:33. KEJ NUSEBBIHEKE KETHIREN
C 20:34. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
20:34. e të të përmendim Ty vazhdimisht!
20:34. Dhe të të përmendim Ty shumë.
20:34. WE NEDHKUREKE KETHIREN
C 20:35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
20:35. Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë”.
20:35. Me të vërtetë, Ti je gjithnjë Vëzhguesi ynë."
20:35. 'INNEKE KUNTE BINA BESIREN
C 20:36. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
20:36. (Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!
20:36. Ti je dhënë me kërkesën tënde, o Musa.
20:36. KALE KAD 'UTITE SU'ULEKE JA MUSA
C 20:37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.
20:37. Edhe më parë, Ne të kemi bërë mirë ty,
20:37. Dhe me të vërtetë, Ne të kemi favorizuar ty herë pas here,
20:37. WE LEKAD MENENNA 'ALEJKE MERRETEN 'UHRA
C 20:38. Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
20:38. kur i frymëzuam nënës tënde atë që iu frymëzua:
20:38. Kur Ne i frymëzuam nënës tënde atë që frymëzohet:
20:38. 'IDH 'EWHEJNA 'ILA 'UMMIKE MA JUHA
C 20:39. (Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time".
20:39. “Vëre atë (foshnjën) në një sënduk e hidhe në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armiku Im dhe armiku i tij.” Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.
20:39. 'Vendose atë në arkë dhe hidhe atë në lumë, dhe lumi do ta hedhë atë në breg, dhe një armik për Mua dhe një armik për të do ta marrë atë.' Dhe Unë të kam dhënë dashuri nga Unë që ti të rritesh nën mbikëqyrjen Time.
20:39. 'ENI EKDHIFIHI FIT-TABUTI FAKDHIFIHI FIL-JEMMI FELJULKIHIL-JEMMU BIS-SAHILI JE'HUDH/HU 'ADUWUN LI WE'ADUWUN LEHU WE 'ELKAJTU 'ALEJKE MEHEBBETEN MINNI WE LITUSNE'A 'ALA 'AJNI
C 20:40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t'ju tregoj atë që do të kujdeset për të?" E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar".
20:40. Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t'ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
20:40. Kur motra jote shkoi dhe tha: 'A t'ju tregoj për dikë që mund ta marrë përsipër atë?' Kështu Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej. Dhe ti vrave një shpirt, por Ne të shpëtuam nga dhembja dhe të sprovuam me shumë sprova. Dhe ti qëndrove për disa vite me njerëzit e Medjenit. Pastaj ti erdhe këtu sipas caktimit, o Musa.
20:40. 'IDH TEMSHI 'UHTUKE FETEKULU HEL 'EDULLUKUM 'ALA MEN JEKFULUHU FEREXHA'NAKE 'ILA 'UMMIKE KEJ TEKARRE 'AJNUHA WE LA TEHZENE WE KATELTE NEFSEN FENEXHXHEJNAKE MINEL-GAMMI WE FETENNAKE FUTUNAN FELEBITHTE SININE FI 'EHLI MEDJENE THUMME XHI'TE 'ALA KADERIN JA MUSA
C 20:41. Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time.
20:41. Unë të kam zgjedhur ty për Vete.
20:41. Dhe Unë të kam përgatitur për Veten Time.
20:41. WE ESTENA'TUKE LINEFSI
C 20:42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
20:42. Shkoni ti dhe vëllai yt me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së përmenduri Mua!
20:42. Shko ti dhe vëllai yt me shenjat e Mia dhe mos u dobësoni në përmendjen Time.
20:42. EDH/HEB 'ENTE WE 'EHUKE BI'AJATI WE LA TENIJA FI DHIKRI