U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:29.
Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
20:29.
Më jep një ndihmës nga familja ime,
20:29.
Dhe më cakto një ndihmës nga familja ime,
20:29.
WE EXH'AL LI WEZIREN MIN 'EHLI
C
20:30.
Harunin, vëllain tim,
20:30.
Harunin, vëllanë tim!
20:30.
Harunin, vëllanë tim.
C
20:31.
Që me të të ma forcosh fuqinë time,
20:31.
Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij
20:31.
Forco me të forcën time
C
20:32.
Bëma shok atë në punën time,
20:32.
dhe bëma ortak në punën time,
20:32.
Dhe bëje atë partner në çështjen time,
20:32.
WE 'ESHRIK/HU FI 'EMRI
C
20:33.
Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
20:33.
që të thurim shumë lavde për Ty
20:33.
Që ne të mund të të lavdërojmë Ty shumë,
20:33.
KEJ NUSEBBIHEKE KETHIREN
C
20:34.
Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
20:34.
e të të përmendim Ty vazhdimisht!
20:34.
Dhe të të përmendim Ty shumë.
20:34.
WE NEDHKUREKE KETHIREN
C
20:35.
Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
20:35.
Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë”.
20:35.
Me të vërtetë, Ti je gjithnjë Vëzhguesi ynë."
20:35.
'INNEKE KUNTE BINA BESIREN
C
20:36.
Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
20:36.
(Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!
20:36.
Ti je dhënë me kërkesën tënde, o Musa.
20:36.
KALE KAD 'UTITE SU'ULEKE JA MUSA
C
20:37.
Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.
20:37.
Edhe më parë, Ne të kemi bërë mirë ty,
20:37.
Dhe me të vërtetë, Ne të kemi favorizuar ty herë pas here,
20:37.
WE LEKAD MENENNA 'ALEJKE MERRETEN 'UHRA
C
20:38.
Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
20:38.
kur i frymëzuam nënës tënde atë që iu frymëzua:
20:38.
Kur Ne i frymëzuam nënës tënde atë që frymëzohet:
20:38.
'IDH 'EWHEJNA 'ILA 'UMMIKE MA JUHA
C
20:39.
(Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time".
20:39.
“Vëre atë (foshnjën) në një sënduk e hidhe në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armiku Im dhe armiku i tij.” Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.
20:39.
'Vendose atë në arkë dhe hidhe atë në lumë, dhe lumi do ta hedhë atë në breg, dhe një armik për Mua dhe një armik për të do ta marrë atë.' Dhe Unë të kam dhënë dashuri nga Unë që ti të rritesh nën mbikëqyrjen Time.
20:39.
'ENI EKDHIFIHI FIT-TABUTI FAKDHIFIHI FIL-JEMMI FELJULKIHIL-JEMMU BIS-SAHILI JE'HUDH/HU 'ADUWUN LI WE'ADUWUN LEHU WE 'ELKAJTU 'ALEJKE MEHEBBETEN MINNI WE LITUSNE'A 'ALA 'AJNI