Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 13:31. Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.
13:31. (Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të coptohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t'i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t'i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.
13:31. Dhe sikur të kishte qenë një Kuran me të cilin malet do të lëviznin ose toka të ndahej ose të vdekurit të flisnin... Por vendimi i të gjitha çështjeve i takon Allahut. A nuk e dinë ata që besojnë se, sikur Allahu të dëshironte, Ai do t'i udhëzonte të gjithë njerëzit? Por ata që mohojnë do të vazhdojnë të goditen nga fatkeqësi për shkak të asaj që kanë bërë, ose ajo do të ndodhë pranë shtëpive të tyre, derisa të vijë premtimi i Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin.
13:31. WE LEW 'ENNE KUR'ANEN SUJJIRET BIHIL-XHIBALU 'EW KUTTI'AT BIHIL-'ERDU 'EW KULLIME BIHIL-MEWTA BEL LILLAHIL-'EMRU XHEMI'AN 'EFELEM JEJ'ESIL-LEDHINE 'AMENU 'EN LEW JESHA'U ELLAHU LEHEDA EN-NASE XHEMI'ÆN WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU TUSIBUHUM BIMA SENA'U KARI'ATUN 'EW TEHULLU KARIBÆN MIN DARIHIM HETTA JE'TIJE WA'DU ELLAHI 'INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI'ADE
C 13:32. Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
13:32. Edhe para teje janë tallur me të dërguar, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar e pastaj i kam ndëshkuar; eh si ka qenë dënimi Im!
13:32. Dhe me të vërtetë, të dërguar para teje janë përqeshur. Por Unë ua kam dhënë kohën jobesimtarëve, pastaj i kam kapur ata. Dhe sa i ashpër ishte ndëshkimi Im!
13:32. WE LEKADI ESTUHZI'E BIRUSULIN MIN KABLIKE FE'EMLEJTU LILLEDHINE KEFERU THUMME 'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE 'IKABI
C 13:33. A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka udhëzues.
13:33. Vallë, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, a është njësoj si idhujt që s'dëgjojnë e s'shohin gjë?! E megjithatë ata i shoqërojnë Allahut zota të rremë (në adhurim)? Thuaj: “Më tregoni emrat e atyre (idhujve që ia bëni shok Allahut)!” Apo ju po e njoftoni Atë për ndonjë gjë që Ai nuk e di në tokë apo thoni vetëm fjalë boshe? Jo, por jobesimtarëve dinakëritë e veta u duken të hijshme; ata janë larguar nga rruga e drejtë. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s'ka udhërrëfyes.
13:33. A është Ai që është Mbikëqyrës mbi çdo shpirt për atë që bën si ata që i bëjnë shok Atij? Por ata kanë bërë për Allahun shokë. Thuaj: "Përshkruani ata." Apo po i njoftoni Atij për atë që Ai nuk e di në tokë, apo ata janë vetëm fjalë boshe? Jo, por për ata që nuk besojnë, dredhitë e tyre janë zbukuruar, dhe ata janë larguar nga rruga. Dhe kë të lërë Allahu të humbasë, nuk ka për të pasur asnjë udhëzues.
13:33. 'EFEMEN HUWE KA'IMUN 'ALA KULLI NEFSIN BIMA KESEBET WE XHE'ALU LILLAHI SHUREKA'E KUL SEMMUHUM 'EM TUNEBBI'UNEHU BIMA LA JA'LEMU FIL-'ERDI 'EM BIDHAHIRIN MINEL-KAWLI BEL ZUJJINE LILLEDHINE KEFERU MEKRUHUM WE SUDDU 'ANI ES-SEBILI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C 13:34. Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s'ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t'i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
13:34. Për ata ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër; për ata s'ka mbrojtës nga dënimi i Allahut.
13:34. Për ta ka ndëshkim në këtë jetë, dhe ndëshkimi i jetës së përtejme është më i rëndë. Dhe ata nuk do të kenë mbrojtës nga Allahu.
13:34. LEHUM 'ADHABUN FIL-HEJETI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'ESHEKKU WE MA LEHUM MINEL-LAHI MIN WAKIN
C 13:35. Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
13:35. Xheneti që u është premtuar besimtarëve është i tillë që, nëpër të rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janë të përhershme. Ky është fundi i besimtarëve, kurse fundi i jobesimtarëve është zjarri.
13:35. Shembulli i Xhenetit që u është premtuar atyre që janë të devotshëm: nën të rrjedhin lumenj; frutat e tij dhe hijet e tij janë të përhershme. Ky është fundi i atyre që janë të devotshëm, dhe fundi i jobesimtarëve është zjarri.
13:35. METHELUL-XHENNETI ELLETI WU'IDEL-MUTTEKUNE TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU 'UKULUHA DA'IMUN WE DHILLUHA TILKE 'UKBAL-LEDHINE ETTEKAW WE 'UKBAL-KAFIRINE EN-NARU
C 13:36. Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur'anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!"
13:36. Ata, të cilëve ua kemi zbritur Librin, gëzohen për atë që të kemi shpallur ty. Dhe (ka) disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Vetëm Atij i lutem dhe vetëm tek Ai kthehem”.
13:36. Dhe ata që u kemi dhënë Librin gëzohen për atë që të është shpallur ty, por midis grupeve ka disa që mohojnë një pjesë të tij. Thuaj: "Unë jam urdhëruar vetëm që të adhuroj Allahun dhe të mos i bëj shok Atij. Tek Ai unë thërras dhe tek Ai është kthimi im."
13:36. WEL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JEFREHUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MINEL-'EHZABI MEN JUNKIRU BA'DEHU KUL 'INNEMA 'UMIRTU 'EN 'A'BUDEL-LAHE WE LA 'USHRIKE BIHI 'ILEJHI 'ED'U WE 'ILEJHI ME'ABI
C 13:37. Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
13:37. Ja, kështu, Ne e kemi zbritur (Kuranin) në gjuhën arabe (për të qenë) si gjykim (për njerëzit). Por, nëse ti ndjek dëshirat e tyre, pas dijes që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës, as mbrojtës prej Zotit.
13:37. Dhe kështu, Ne e kemi shpallur atë një gjykim në gjuhën arabe. Dhe sikur të ndiqje dëshirat e tyre pasi të të ketë ardhur dijenia, ti nuk do të kishe asnjë mbrojtës dhe as ndihmës kundër Allahut.
13:37. WE KEDHELIKE 'ENZELNAHU HUKMEN 'AREBIJAN WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM BA'DEMA XHA'EKE MINEL-'ILMI MA LEKE MINEL-LAHI MIN WE LIJIN WE LA WAKIN
C 13:38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
13:38. Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë i dërguar nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).
13:38. Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar të dërguar para teje dhe u kemi dhënë atyre gra dhe pasardhës. Dhe asnjë i dërguar nuk mund të sillte një shenjë përveç me lejen e Allahut. Për çdo periudhë ka një libër të përcaktuar.
13:38. WE LEKAD 'ERSELNA RUSULEN MIN KABLIKE WE XHE'ALNA LEHUM 'EZWAXHAN WE DHURRIJETEN WE MA KANE LIRESULIN 'EN JE'TIJE BI'AJETIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI LIKULLI 'EXHELIN KITABUN
C 13:39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
13:39. Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Libri amëz.
13:39. Allahu e fshin atë që dëshiron dhe e konfirmon atë që dëshiron. Dhe tek Ai është Libri i Nënës.
13:39. JEMHU ELLAHU MA JESHA'U WE JUTHBITU WE 'INDEHU 'UMMUL-KITABI
C 13:40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
13:40. Edhe nëse Ne të tregojmë ty nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo ta marrim shpirtin më parë, detyra jote është të kumtosh Shpalljen, se llogaria është te Ne.
13:40. Dhe nëse Ne të tregojmë ty një pjesë të asaj që Ne u kemi premtuar atyre, ose Ne të marrim ty para saj, detyra jote është vetëm komunikimi, dhe tek Ne është llogaria.
13:40. WE 'IN MA NURIJENNEKE BA'DEL-LEDHI NA'IDUHUM 'EW NETEWEFFEJENNEKE FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGU WE 'ALEJNAL-HISABU
C 13:41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
13:41. A nuk e shohin ata se Ne po ua zvogëlojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij; Ai është i shpejtë në llogari.
13:41. A nuk e shohin ata se Ne po vijmë në tokë, duke e zvogëluar atë nga skajet e saj? Dhe Allahu gjykon; dhe nuk ka asnjë që mund ta zmbrapsë gjykimin e Tij. Dhe Ai është i shpejtë në llogaritjen.
13:41. 'EWELEM JEREW 'ENNA NE'TIL-'ERDE NENKUSUHA MIN 'ETRAFIHA WEL-LAHU JEHKUMU LA MU'AKKIBE LIHUKMIHI WE HUWE SERI'UL-HISABI