U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
12:31.
E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
12:31.
Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, çdonjërës i dha nga një thikë dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, gratë u mahnitën nga bukuria e tij, prenë duart dhe thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!”
12:31.
Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i ftoi ato dhe përgatiti një vend për to. Dhe secilës i dha një thikë, dhe tha: "Dil para tyre." Kur e panë atë, ato u mahnitën prej tij dhe prenë duart e tyre, dhe thanë: "Allahu na ruajt! Ky nuk është njeri, por është një engjëll fisnik."
12:31.
FELEMMA SEMI'AT BIMEKRIHINNE 'ERSELET 'ILEJHINNE WE 'A'TEDET LEHUNNE MUTTEKE'EN WE 'ATET KULLE WAHIDETIN MINHUNNE SIKKINEN WE KALETI EHRUXH 'ALEJHINNE FELEMMA RE'EJNEHU 'EKBERNEHU WE KATTA'NE 'EJDIJEHUNNE WE KULNE HASHE LILLAHI MA HADHA BESHERAN 'IN HADHA 'ILLA MELEKUN KERIMUN
C
12:32.
Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
12:32.
Ajo tha: “Jo, ky është ai për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta josh, por ai është ruajtur nga gjynahu. Por, nëse ai nuk bën atë që e urdhëroj unë, me siguri që do të burgoset dhe do të poshtërohet”.
12:32.
Ajo tha: "Ky është ai për të cilin më qortuat. Dhe unë e joshja atë, por ai refuzoi. Nëse ai nuk bën atë që i urdhëroj, me siguri do të burgoset dhe do të jetë nga të përulurit."
12:32.
KALET FEDHALIKUNNEL-LEDHI LUMTUNNENI FIHI WE LEKAD RAWEDTTUHU 'AN NEFSIHI FASTA'SEME WE LE'IN LEM JEF'AL MA 'AMURUHU LEJUSXHENENNE WE LEJEKUNEN MINE ES-SAGIRINE
C
12:33.
Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
12:33.
Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua).”
12:33.
Ai tha: "O Zoti im, burgu është më i dashur për mua sesa ajo në të cilën më ftojnë. Dhe nëse Ti nuk e largon prej meje kurthin e tyre, unë do të anoj drejt tyre dhe do të jem nga të paditurit."
12:33.
KALE RABBI ES-SIXHNU 'EHEBBU 'ILEJJE MIMMA JED'UNENI 'ILEJHI WE 'ILLA TESRIF 'ANNI KEJDEHUNNE 'ESBU 'ILEJHINNE WE 'EKUN MINEL-XHAHILINE
C
12:34.
E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:34.
Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
12:34.
Atëherë Zoti i tij iu përgjigj dhe largoi prej tij kurthin e tyre. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
12:34.
FASTEXHABE LEHU REBBUHU FESEREFE 'ANHU KEJDEHUNNE 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
12:35.
Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
12:35.
Pastaj u ra ndërmend atyre, pasi i panë shenjat (e pafajësisë së Jusufit) që ta burgosin për një kohë (në mënyrë që ngjarja të mos përhapej në popull).
12:35.
Pastaj, pas gjithë këtyre shenjave, atyre iu duk e përshtatshme ta burgosin atë për një kohë të caktuar.
12:35.
THUMME BEDA LEHUM MIN BA'DI MA RE'EWL-'AJATI LEJESXHUNUNNEHU HETTA HININ
C
12:36.
Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
12:36.
Bashkë me Jusufin hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten, se si shtrydhja verë”. Tjetri tha: “Unë kam parë në ëndërr, se si mbaja në kokë bukë, të cilën e hanin shpendët. Shpjegona kuptimin e ëndrrave. Ne, me të vërtetë, shohim se ti je njeri i mirë.”
12:36.
Dhe me të, në burg, hynë dy djem të rinj. Njëri prej tyre tha: "Me të vërtetë, unë pashë veten time duke shtrydhur verë." Dhe tjetri tha: "Unë pashë veten duke mbajtur mbi kokën time bukë, nga e cila hanin zogjtë. Na informo për interpretimin e saj, me të vërtetë, ne të shohim ty nga ata që bëjnë mirë."
12:36.
WE DEHALE ME'AHU ES-SIXHNE FETEJANI KALE 'EHEDUHUMA 'INNI 'ERANI 'A'SIRU HAMREN WE KALEL-'AHARU 'INNI 'ERANI 'EHMILU FEWKA RE'SI HUBZAN TE'KULUT-TEJRU MINHU NEBBI'NA BITE'WILIHI 'INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
C
12:37.
Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun e as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë".
12:37.
Jusufi tha: “Sa herë që t'ju vijë ndonjë ushqim (në ëndërr) si risk për ju, unë do t'ju lajmëroj se çfarë kuptimi ka, para se të bëhet realitet. Kjo është prej diturive që m'i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakur fenë e njerëzve që nuk besojnë Allahun e që mohojnë jetën tjetër.
12:37.
Ai tha: "Nuk do t'ju vijë ushqimi me të cilin jeni furnizuar, përveçse unë do t'ju informoj për interpretimin e tij para se t'ju vijë. Ky është nga ajo që më ka mësuar Zoti im. Me të vërtetë, unë kam braktisur fenë e një populli që nuk beson Allahun dhe që mohojnë jetën e përtejme.
12:37.
KALE LA JE'TIKUMA TA'AMUN TURZEKANIHI 'ILLA NEBBE'TUKUMA BITE'WILIHI KABLE 'EN JE'TIJEKUMA DHALIKUMA MIMMA 'ALLEMENI RABBI 'INNI TEREKTU MILLETE KAWMIN LA JU'UMINUNE BILLAHI WE HUM BIL-'AHIRETI HUM KAFIRUNE
C
12:38.
Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
12:38.
Unë besoj fenë e të parëve të mi - Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t'i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
12:38.
Dhe kam ndjekur fenë e etërve të mi, Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Nuk na takon të bëjmë shok Allahut në asgjë. Kjo është nga mirësia e Allahut mbi ne dhe mbi njerëzit, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
12:38.
WE ETTEBA'TU MILLETE 'ABA'I 'IBRAHIME WE 'ISHAKA WE JA'KUBE MA KANE LENA 'EN NUSHRIKE BILLAHI MIN SHEJ'IN DHALIKE MIN FEDLI ELLAHI 'ALEJNA WE 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C
12:39.
O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
12:39.
O shokët e mi të burgut! A janë më mirë një mori zotash të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari?
12:39.
O shokët e mi të burgut, a janë zotat e ndryshëm më të mirë apo Allahu, i Vetmi, i Fuqishmi?
12:39.
JA SAHIBEJI ES-SIXHNI 'E'ERBABUN MUTEFERRIKUNE HAJRUN 'EMI ELLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
C
12:40.
Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:40.
Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.
12:40.
Ju nuk adhuroni përveç emra që ju dhe etërit tuaj i keni shpikur, për të cilët Allahu nuk ka dërguar asnjë provë. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:40.
MA TA'BUDUNE MIN DUNIHI 'ILLA 'ESMA'EN SEMMEJTUMUHA 'ENTUM WE 'ABA'UUKUM MA 'ENZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN 'INIL-HUKMU 'ILLA LILLAHI 'EMERE 'ELLA TA'BUDU 'ILLA 'IJAHU DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
12:41.
O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
12:41.
O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t'i shërbejë verë pronarit të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet, e shpendët do të hanë prej kokës së tij. Kështu është caktuar kjo gjë për të cilën pyetët ju!”
12:41.
O shokët e mi të burgut, sa për njërin prej jush, ai do t'i shërbejë verë zotërisë së tij, dhe sa për tjetrin, ai do të kryqëzohet, dhe zogjtë do të hanë nga koka e tij. Çështja është vendosur për të cilën ju pyetët."
12:41.
JA SAHIBEJI ES-SIXHNI 'EMMA 'EHEDUKUMA FEJESKI REBBEHU HAMREN WE 'EMMAL-'AHARU FEJUSLEBU FETE'KULUT-TEJRU MIN RE'SIHI KUDIJEL-'EMRUL-LEDHI FIHI TESTEFTIJANI