Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 12:28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
12:28. Kur burri i saj pa se këmisha e Jusufit ishte shqyer nga mbrapa, tha: “Patjetër që kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave). Në të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha!
12:28. Kur pa se këmisha e tij ishte grisur nga pas, ai tha: "Me të vërtetë, kjo është një kurth nga gratë. Me të vërtetë, kurthi juaj është i madh.
12:28. FELEMMA RE'A KAMISEHU KUDDE MIN DUBURIN KALE 'INNEHU MIN KEJDIKUNNE 'INNE KEJDEKUNNE 'ADHIMUN
C 12:29. "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
12:29. Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kërko falje për këtë gjynah, sepse, në të vërtetë, ti je fajtore”.
12:29. O Jusuf, kthehu nga kjo çështje. Dhe ti, o grua, kërko falje për mëkatin tënd. Me të vërtetë, ti je nga ata që kanë gabuar."
12:29. JUSUFU 'A'RID 'AN HADHA WE ESTEGFIRI LIDHENBIKI 'INNEKI KUNTI MINEL-HATI'INE
C 12:30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
12:30. Disa gra (të parisë) në qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte shërbëtorin e vet. Asaj i ka rënë vërtet në kokë dashuria për të. Ne besojmë se ajo e ka humbur fare”.
12:30. Dhe gratë në qytet thanë: "Gruaja e zotërisë ka tentuar ta joshë shërbëtorin e saj. Ai e ka çmendur atë me dashuri. Me të vërtetë, ne e shohim atë në një gabim të qartë."
12:30. WE KALE NISWETUN FIL-MEDINETI EMRE'ETUL-'AZIZI TURAWIDU FETAHA 'AN NEFSIHI KAD SHEGAFEHA HUBBEN 'INNA LENERAHA FI DELALIN MUBININ
C 12:31. E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
12:31. Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, çdonjërës i dha nga një thikë dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, gratë u mahnitën nga bukuria e tij, prenë duart dhe thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!”
12:31. Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i ftoi ato dhe përgatiti një vend për to. Dhe secilës i dha një thikë, dhe tha: "Dil para tyre." Kur e panë atë, ato u mahnitën prej tij dhe prenë duart e tyre, dhe thanë: "Allahu na ruajt! Ky nuk është njeri, por është një engjëll fisnik."
12:31. FELEMMA SEMI'AT BIMEKRIHINNE 'ERSELET 'ILEJHINNE WE 'A'TEDET LEHUNNE MUTTEKE'EN WE 'ATET KULLE WAHIDETIN MINHUNNE SIKKINEN WE KALETI EHRUXH 'ALEJHINNE FELEMMA RE'EJNEHU 'EKBERNEHU WE KATTA'NE 'EJDIJEHUNNE WE KULNE HASHE LILLAHI MA HADHA BESHERAN 'IN HADHA 'ILLA MELEKUN KERIMUN
C 12:32. Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
12:32. Ajo tha: “Jo, ky është ai për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta josh, por ai është ruajtur nga gjynahu. Por, nëse ai nuk bën atë që e urdhëroj unë, me siguri që do të burgoset dhe do të poshtërohet”.
12:32. Ajo tha: "Ky është ai për të cilin më qortuat. Dhe unë e joshja atë, por ai refuzoi. Nëse ai nuk bën atë që i urdhëroj, me siguri do të burgoset dhe do të jetë nga të përulurit."
12:32. KALET FEDHALIKUNNEL-LEDHI LUMTUNNENI FIHI WE LEKAD RAWEDTTUHU 'AN NEFSIHI FASTA'SEME WE LE'IN LEM JEF'AL MA 'AMURUHU LEJUSXHENENNE WE LEJEKUNEN MINE ES-SAGIRINE
C 12:33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
12:33. Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua).”
12:33. Ai tha: "O Zoti im, burgu është më i dashur për mua sesa ajo në të cilën më ftojnë. Dhe nëse Ti nuk e largon prej meje kurthin e tyre, unë do të anoj drejt tyre dhe do të jem nga të paditurit."
12:33. KALE RABBI ES-SIXHNU 'EHEBBU 'ILEJJE MIMMA JED'UNENI 'ILEJHI WE 'ILLA TESRIF 'ANNI KEJDEHUNNE 'ESBU 'ILEJHINNE WE 'EKUN MINEL-XHAHILINE
C 12:34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:34. Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
12:34. Atëherë Zoti i tij iu përgjigj dhe largoi prej tij kurthin e tyre. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
12:34. FASTEXHABE LEHU REBBUHU FESEREFE 'ANHU KEJDEHUNNE 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 12:35. Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
12:35. Pastaj u ra ndërmend atyre, pasi i panë shenjat (e pafajësisë së Jusufit) që ta burgosin për një kohë (në mënyrë që ngjarja të mos përhapej në popull).
12:35. Pastaj, pas gjithë këtyre shenjave, atyre iu duk e përshtatshme ta burgosin atë për një kohë të caktuar.
12:35. THUMME BEDA LEHUM MIN BA'DI MA RE'EWL-'AJATI LEJESXHUNUNNEHU HETTA HININ
C 12:36. Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
12:36. Bashkë me Jusufin hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten, se si shtrydhja verë”. Tjetri tha: “Unë kam parë në ëndërr, se si mbaja në kokë bukë, të cilën e hanin shpendët. Shpjegona kuptimin e ëndrrave. Ne, me të vërtetë, shohim se ti je njeri i mirë.”
12:36. Dhe me të, në burg, hynë dy djem të rinj. Njëri prej tyre tha: "Me të vërtetë, unë pashë veten time duke shtrydhur verë." Dhe tjetri tha: "Unë pashë veten duke mbajtur mbi kokën time bukë, nga e cila hanin zogjtë. Na informo për interpretimin e saj, me të vërtetë, ne të shohim ty nga ata që bëjnë mirë."
12:36. WE DEHALE ME'AHU ES-SIXHNE FETEJANI KALE 'EHEDUHUMA 'INNI 'ERANI 'A'SIRU HAMREN WE KALEL-'AHARU 'INNI 'ERANI 'EHMILU FEWKA RE'SI HUBZAN TE'KULUT-TEJRU MINHU NEBBI'NA BITE'WILIHI 'INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
C 12:37. Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun e as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë".
12:37. Jusufi tha: “Sa herë që t'ju vijë ndonjë ushqim (në ëndërr) si risk për ju, unë do t'ju lajmëroj se çfarë kuptimi ka, para se të bëhet realitet. Kjo është prej diturive që m'i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakur fenë e njerëzve që nuk besojnë Allahun e që mohojnë jetën tjetër.
12:37. Ai tha: "Nuk do t'ju vijë ushqimi me të cilin jeni furnizuar, përveçse unë do t'ju informoj për interpretimin e tij para se t'ju vijë. Ky është nga ajo që më ka mësuar Zoti im. Me të vërtetë, unë kam braktisur fenë e një populli që nuk beson Allahun dhe që mohojnë jetën e përtejme.
12:37. KALE LA JE'TIKUMA TA'AMUN TURZEKANIHI 'ILLA NEBBE'TUKUMA BITE'WILIHI KABLE 'EN JE'TIJEKUMA DHALIKUMA MIMMA 'ALLEMENI RABBI 'INNI TEREKTU MILLETE KAWMIN LA JU'UMINUNE BILLAHI WE HUM BIL-'AHIRETI HUM KAFIRUNE
C 12:38. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
12:38. Unë besoj fenë e të parëve të mi - Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t'i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
12:38. Dhe kam ndjekur fenë e etërve të mi, Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Nuk na takon të bëjmë shok Allahut në asgjë. Kjo është nga mirësia e Allahut mbi ne dhe mbi njerëzit, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
12:38. WE ETTEBA'TU MILLETE 'ABA'I 'IBRAHIME WE 'ISHAKA WE JA'KUBE MA KANE LENA 'EN NUSHRIKE BILLAHI MIN SHEJ'IN DHALIKE MIN FEDLI ELLAHI 'ALEJNA WE 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE