Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 10:95. Dhe mos u bë prej atyre që i përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
10:95. Dhe mos u bëj nga ata që i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, përndryshe do të ishe ndër të humburit.
10:95. Dhe mos u bëj nga ata që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut, përndryshe do të jesh prej të humburve.
10:95. WE LA TEKUNENNE MINEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATI ELLAHI FETEKUNE MINEL-HASIRINE
C 10:96. Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë.
10:96. Vërtet, ata që merituan Fjalën e Zotit tënd, nuk besojnë,
10:96. Me të vërtetë, ata që është përmbushur fjala e Zotit tënd kundër tyre, nuk do të besojnë,
10:96. 'INNEL-LEDHINE HEKKAT 'ALEJHIM KELIMETU RABBIKE LA JU'UMINUNE
C 10:97. Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
10:97. edhe sikur t'u vijnë të gjitha shenjat, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.
10:97. Edhe sikur t'u vinte çdo shenjë, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm.
10:97. WE LEW XHA'ET/HUM KULLU 'AJETIN HETTA JEREWL-'ADHABEL-'ELIME
C 10:98. Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
10:98. Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t'u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe.
10:98. Pse nuk pati asnjë qytet që të besonte, dhe besimi i tij t'i bënte dobi, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe u dhamë një kohë.
10:98. FELEWLA KANET KARJETUN 'AMENET FENEFE'AHA 'IMANUHA 'ILLA KAWME JUNIS LEMMA 'AMENU KESHEFNA 'ANHUM 'ADHABEL-HIZJI FIL-HEJETI ED-DUNJA WE METTA'NAHUM 'ILA HININ
C 10:99. Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
10:99. Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!
10:99. Sikur Zoti yt të kishte dashur, të gjithë ata që janë në tokë do të kishin besuar. A do të detyrosh njerëzit derisa ata të bëhen besimtarë?
10:99. WE LEW SHA'E REBBUKE LE'AMENE MEN FIL-'ERDI KULLUHUM XHEMI'EN 'EFE'ENTE TUKRIHU EN-NASE HETTA JEKUNU MU'UMININE
C 10:100. Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk mendojnë.
10:100. Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahut. Ai e zbret zemërimin e Tij mbi ata që s'mendojnë.
10:100. Dhe askush nuk mund të besojë, përveç me lejen e Allahut, dhe Ai vë njollë mbi ata që nuk kuptojnë.
10:100. WE MA KANE LINEFSIN 'EN TU'UMINE 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE JEXH'ALU ER-RIXHSE 'ALEL-LEDHINE LA JA'KILUNE
C 10:101. Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson.
10:101. Thuaj: “Shikoni ç'ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.
10:101. Thuaj: "Shikoni çfarë ka në qiej dhe në tokë." Por shenjat dhe paralajmërimet nuk u bëjnë dobi njerëzve që nuk besojnë.
10:101. KUL ENDHURU MADHA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA TUGNIL-'AJATU WE EN-NUDHURU 'AN KAWMIN LA JU'UMINUNE
C 10:102. A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"
10:102. Vallë, a presin ata ndonjë gjë tjetër, veç diçkaje të ngjashme me dënimin e atyre që kanë jetuar më parë? Thuaj: “Pritni, se edhe unë po pres me ju!”
10:102. Ata presin diçka tjetër përveç ditëve të ngjashme me ato që i gjetën ata që ishin para tyre? Thuaj: "Prisni, edhe unë jam duke pritur me ju."
10:102. FEHEL JENTEDHIRUNE 'ILLA MITHLE 'EJJAMIL-LEDHINE HALEW MIN KABLIHIM KUL FANTEDHIRU 'INNI ME'AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
C 10:103. E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. Pastaj, Ne do t'i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. Pastaj Ne i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është obligim për Ne t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. THUMME NUNEXHXHI RUSULENA WEL-LEDHINE 'AMENU KEDHALIKE HEKKEN 'ALEJNA NUNXHIL-MU'UMININE
C 10:104. Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një).
10:104. Thuaj: “O njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk do t'i adhuroj ato, që ju i adhuroni në vend të Allahut, por do të adhuroj vetëm Allahun, i Cili do t'ju bëjë të vdisni. Unë jam urdhëruar të jem nga ata që besojnë.
10:104. Thuaj: "O njerëz, nëse jeni në dyshim për fenë time, atëherë unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni përveç Allahut, por unë adhuroj Allahun që ju merr shpirtin. Dhe unë jam urdhëruar të jem prej besimtarëve."
10:104. KUL JA 'EJJUHA EN-NASU 'IN KUNTUM FI SHEKKIN MIN DINI FELA 'A'BUDUL-LEDHINE TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN 'A'BUDU ELLAHEL-LEDHI JETEWEFFAKUM WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MU'UMININE
C 10:105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
10:105. Dhe (më është thënë): 'Bëhu i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët.
10:105. Dhe drejtohu në mënyrë të drejtë drejt fesë dhe mos u bëj nga ata që i bëjnë shok Allahut.
10:105. WE 'EN 'EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFEN WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE