U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:91.
Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!
10:91.
“Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!
10:91.
Tani? Kur më parë ishe i pabindur dhe ishe prej atyre që e shkatërronin?
10:91.
'AL'ANE WE KAD 'ASEJTE KABLU WE KUNTE MINEL-MUFSIDINE
C
10:92.
Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
10:92.
Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.
10:92.
Sot, Ne do ta shpëtojmë trupin tënd, që të bëhesh shenjë për ata pas teje. Por me të vërtetë, shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm për shenjat Tona.
10:92.
FALJEWME NUNEXHXHIKE BIBEDENIKE LITEKUNE LIMEN HALFEKE 'AJETEN WE 'INNE KETHIREN MINE EN-NASI 'AN 'AJATINA LEGAFILUNE
C
10:93.
Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
10:93.
Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë të dhe u dhamë ushqim të këndshëm. Ata nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi dituria. Me të vërtetë, Zoti yt do t'i gjykojë ata në Ditën e Kiametit në lidhje me përçarjet e tyre.
10:93.
Ne i vendosëm bijtë e Israilit në një vendbanim të begatë dhe u dhamë furnizime të mira, por ata nuk ranë dakord, derisa u erdhi e vërteta. Me të vërtetë, Zoti yt do t'i gjykojë ata Ditën e Kiametit për atë që kanë kundërshtuar.
10:93.
WE LEKAD BEWWE'NA BENI 'ISRA'ILE MUBEWWE'E SIDKIN WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI FEMA EHTELEFU HETTA XHA'EHUMUL-'ILMU 'INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
10:94.
Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
10:94.
Nëse ti (Muhamed) je në mëdyshje për atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar Shkrimet para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj kurrsesi nga ata që dyshojnë.
10:94.
Nëse je në dyshim për atë që Ne ta kemi shpallur ty, pyet ata që lexojnë Librin para teje. Me të vërtetë, e vërteta të ka ardhur ty nga Zoti yt, prandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë.
10:94.
FE'IN KUNTE FI SHEKKIN MIMMA 'ENZELNA 'ILEJKE FAS'ELIL-LEDHINE JEKRE'UNEL-KITABE MIN KABLIKE LEKAD XHA'EKEL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C
10:95.
Dhe mos u bë prej atyre që i përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
10:95.
Dhe mos u bëj nga ata që i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, përndryshe do të ishe ndër të humburit.
10:95.
Dhe mos u bëj nga ata që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut, përndryshe do të jesh prej të humburve.
10:95.
WE LA TEKUNENNE MINEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATI ELLAHI FETEKUNE MINEL-HASIRINE
C
10:96.
Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë.
10:96.
Vërtet, ata që merituan Fjalën e Zotit tënd, nuk besojnë,
10:96.
Me të vërtetë, ata që është përmbushur fjala e Zotit tënd kundër tyre, nuk do të besojnë,
10:96.
'INNEL-LEDHINE HEKKAT 'ALEJHIM KELIMETU RABBIKE LA JU'UMINUNE
C
10:97.
Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
10:97.
edhe sikur t'u vijnë të gjitha shenjat, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.
10:97.
Edhe sikur t'u vinte çdo shenjë, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm.
10:97.
WE LEW XHA'ET/HUM KULLU 'AJETIN HETTA JEREWL-'ADHABEL-'ELIME
C
10:98.
Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
10:98.
Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t'u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe.
10:98.
Pse nuk pati asnjë qytet që të besonte, dhe besimi i tij t'i bënte dobi, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe u dhamë një kohë.
10:98.
FELEWLA KANET KARJETUN 'AMENET FENEFE'AHA 'IMANUHA 'ILLA KAWME JUNIS LEMMA 'AMENU KESHEFNA 'ANHUM 'ADHABEL-HIZJI FIL-HEJETI ED-DUNJA WE METTA'NAHUM 'ILA HININ
C
10:99.
Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
10:99.
Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!
10:99.
Sikur Zoti yt të kishte dashur, të gjithë ata që janë në tokë do të kishin besuar. A do të detyrosh njerëzit derisa ata të bëhen besimtarë?
10:99.
WE LEW SHA'E REBBUKE LE'AMENE MEN FIL-'ERDI KULLUHUM XHEMI'EN 'EFE'ENTE TUKRIHU EN-NASE HETTA JEKUNU MU'UMININE
C
10:100.
Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk mendojnë.
10:100.
Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahut. Ai e zbret zemërimin e Tij mbi ata që s'mendojnë.
10:100.
Dhe askush nuk mund të besojë, përveç me lejen e Allahut, dhe Ai vë njollë mbi ata që nuk kuptojnë.
10:100.
WE MA KANE LINEFSIN 'EN TU'UMINE 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE JEXH'ALU ER-RIXHSE 'ALEL-LEDHINE LA JA'KILUNE
C
10:101.
Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson.
10:101.
Thuaj: “Shikoni ç'ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.
10:101.
Thuaj: "Shikoni çfarë ka në qiej dhe në tokë." Por shenjat dhe paralajmërimet nuk u bëjnë dobi njerëzve që nuk besojnë.
10:101.
KUL ENDHURU MADHA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA TUGNIL-'AJATU WE EN-NUDHURU 'AN KAWMIN LA JU'UMINUNE