U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:15.
Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe.
10:15.
E, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin, para Nesh thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.”
10:15.
Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk shpresojnë takimin me Ne thonë: "Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndryshoje këtë." Thuaj: "Nuk më takon mua ta ndryshoj atë nga vetja ime. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. Unë i frikësohem dënimit të Ditës së Madhe, nëse e kundërshtoj Zotin tim."
10:15.
WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA'ENA E'TI BIKUR'ANIN GAJRI HADHA 'EW BEDDILHU KUL MA JEKUNU LI 'EN 'UBEDDILEHU MIN TILKA'I NEFSI 'IN 'ETTEBI'U 'ILLA MA JUHA 'ILEJJE 'INNI 'EHAFU 'IN 'ASEJTU RABBI 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C
10:16.
Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
10:16.
Thuaj: “Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t'jua kisha lexuar dhe as që do të bënte Ai që ta mësoni ju atë. Unë kam jetuar një kohë (të gjatë) në mesin tuaj para profetësisë, a nuk po mendoni?”
10:16.
Thuaj: "Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t'jua lexoja atë dhe nuk do t'jua bënte të ditur atë. Unë kam jetuar një kohë mes jush para tij. A nuk mendoni?"
10:16.
KUL LEW SHA'EL-LAHU MA TELEWTUHU 'ALEJKUM WE LA 'EDRAKUM BIHI FEKAD LEBITHTU FIKUM 'UMUREN MIN KABLIHI 'EFELA TA'KILUNE
C
10:17.
A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
10:17.
Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që i përgënjeshtron shpalljet e Tij?! Me të vërtetë, gjynahqarët nuk kanë shpëtim.
10:17.
Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut ose që i përgënjeshtron shenjat e Tij? Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
10:17.
FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BI'AJATIHI 'INNEHU LA JUFLIHUL-MUXHRIMUNE
C
10:18.
Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!
10:18.
Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
10:18.
Ata adhurojnë në vend të Allahut ato që nuk u sjellin as dëm as dobi dhe thonë: "Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu." Thuaj: "A po i njoftoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në tokë?" I Lartësuar qoftë Ai nga ajo që i shoqërojnë!
10:18.
WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHUM WE LA JENFA'UHUM WE JEKULUNE HA'UULA' SHUFA'A'UUNA 'INDEL-LAHI KUL 'ETUNEBBI'UNEL-LAHE BIMA LA JA'LEMU FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
10:19.
Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
10:19.
Të gjithë njerëzit kanë qenë të një feje të vetme, pastaj u përçanë. Sikur të mos ishte thënë më parë fjala nga Zoti yt, atëherë do të gjykohej midis tyre, për atë që nuk u pajtuan.
10:19.
Njerëzit ishin vetëm një popull i vetëm, pastaj ata u përçanë. Sikur të mos kishte qenë fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, do të ishte vendosur mes tyre për atë që kundërshtuan.
10:19.
WE MA KANE EN-NASU 'ILLA 'UMMETEN WAHIDETEN FAHTELEFU WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM FIMA FIHI JEHTELIFUNE
C
10:20.
Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"
10:20.
Dhe ata thonë: “Sikur t'i ishte zbritur atij ndonjë mrekulli prej Zotit të tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, të padukshmet i di vetëm Allahu. E, pritni ju, se edhe unë po pres me ju (gjykimin e Allahut)”.
10:20.
Ata thonë: "Përse nuk i është dërguar atij një shenjë nga Zoti i tij?" Thuaj: "E fshehta i përket vetëm Allahut, prandaj pritni; edhe unë jam me ju nga ata që presin."
10:20.
WE JEKULUNE LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI 'AJETUN MIN RABBIHI FEKUL 'INNEMAL-GAJBU LILLAHI FANTEDHIRU 'INNI ME'AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
C
10:21.
E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju.
10:21.
Kur Ne, pas të keqes që i godet, u japim njerëzve të shijojnë mëshirën, ata përsëri bëjnë kurthe kundër shpalljeve Tona! Thuaj: “Allahu është më i shpejtë në dënimin e ngatërresave”. Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) shënojnë intrigat tuaja.
10:21.
Kur Ne i bëjmë njerëzit të shijojnë mëshirë pas fatkeqësisë që i ka goditur, ata fillojnë të kurdisin plane kundër ajeteve Tona. Thuaj: "Allahu është më i shpejtë në plane." Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) i shkruajnë të gjitha ato që kurdisni.
10:21.
WE 'IDHA 'EDHEKNA EN-NASE REHMETEN MIN BA'DI DERRA'E MESSET/HUM 'IDHA LEHUM MEKRUN FI 'AJATINA KULI ELLAHU 'ESRA'U MEKREN 'INNE RUSULENA JEKTUBUNE MA TEMKURUN
C
10:22.
Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): "Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!"
10:22.
Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t'i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës”.
10:22.
Ai është që ju bën të udhëtoni në tokë dhe në det. Kur jeni në anije dhe ato lundrojnë me ta me një erë të përshtatshme dhe ata gëzohen, një erë e furishme vjen dhe valët i rrethojnë nga të gjitha anët dhe ata mendojnë se janë të përfshirë. Atëherë ata i luten Allahut me sinqeritet në fenë e tyre, duke thënë: "Nëse na shpëton nga kjo, ne do të jemi me siguri nga ata që falënderojnë."
10:22.
HUWEL-LEDHI JUSEJJIRUKUM FIL-BERRI WEL-BEHRI HETTA 'IDHA KUNTUM FIL-FULKI WE XHEREJNE BIHIM BIRIHIN TEJJIBETIN WE FERIHU BIHA XHA'ET/HA RIHUN 'ASIFUN WE XHA'EHUMUL-MEWXHU MIN KULLI MEKANIN WE DHENNU 'ENNEHUM 'UHITE BIHIM DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE LE'IN 'ENXHEJTENA MIN HEDHIHI LENEKUNENNE MINE ESH-SHAKIRINE
C
10:23.
E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
10:23.
E kur Allahu i shpëton ata, ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bëjnë turbullira në Tokë. O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për t'u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do t'ju njoftojmë për atë që keni punuar.
10:23.
Por, kur Ai i shpëton, ata menjëherë bëjnë padrejtësi në tokë pa të drejtë. O njerëz, padrejtësia juaj është kundër vetes tuaj. Shijoni kënaqësitë e jetës së kësaj bote; pastaj kthimi juaj është te Ne dhe Ne do t'ju informojmë për atë që keni bërë.
10:23.
FELEMMA 'ENXHAHUM 'IDHA HUM JEBGUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNEMA BEGJUKUM 'ALA 'ENFUSIKUM META'AL-HEJETI ED-DUNJA THUMME 'ILEJNA MERXHI'UKUM FENUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
10:24.
Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
10:24.
Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelur a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.
10:24.
Me të vërtetë, shembulli i jetës së kësaj bote është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli, me të cilin bimët e tokës përzihen, nga të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. Kur toka e arrin zbukurimin dhe zbukurimin e saj dhe banorët e saj mendojnë se kanë pushtet mbi të, atëherë vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, dhe Ne e bëjmë atë si një fushë të korrur, sikur nuk ka ekzistuar kurrë dje. Kështu Ne shpjegojmë shenjat për njerëzit që mendojnë.
10:24.
'INNEMA METHELUL-HEJETI ED-DUNJA KEMA'IN 'ENZELNAHU MINE ES-SEMA'I FAHTELETE BIHI NEBATUL-'ERDI MIMMA JE'KULU EN-NASU WEL-'EN'AM HETTA 'IDHA 'EHADHETIL-'ERDU ZUHRUFEHA WE EZZEJJENET WE DHENNE 'EHLUHA 'ENNEHUM KADIRUNE 'ALEJHA 'ETAHA 'EMRUNA LEJLAN 'EW NEHARÆN FEXHE'ALNAHA HESIDÆN KE'EN LEM TEGNE BIL-'EMSI KEDHALIKE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
10:25.
All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
10:25.
Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
10:25.
Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes dhe udhëzon atë që dëshiron në një rrugë të drejtë.
10:25.
WEL-LAHU JED'U 'ILA DARI ES-SELAMI WE JEHDI MEN JESHA'U 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN