Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 10:12. E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
10:12. E, kur njeriun e gjen e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur, ose në këmbë. E, sapo Ne ia largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu, plëngprishësve (që shkelin kufijtë e Allahut) iu zbukurohet ajo që punojnë.
10:12. Kur njeriu e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, duke qëndruar, ulur apo shtrirë. Por, sapo ia largojmë të keqen, ai vazhdon si të mos na kishte lutur për të keqen që e kishte goditur. Kështu, atyre që e teprojnë, u zbukurohet ajo që bëjnë.
10:12. WE 'IDHA MESSEL-'INSANE ED-DURRU DA'ANA LIXHENBIHI 'EW KA'IDEN 'EW KA'IMAN FELEMMA KESHEFNA 'ANHU DURREHU MERRE KE'EN LEM JED'UNA 'ILA DURRIN MESSEHU KEDHALIKE ZUJJINE LILMUSRIFINE MA KANU JA'MELUNE
C 10:13. Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
10:13. Ne i kemi zhdukur shumë brezni para jush, sepse bënin të këqija. Të dërguarit e tyre u sollën prova të qarta, por ata nuk i besuan. Kështu, Ne i dënojmë njerëzit e këqij.
10:13. Ne i kemi shkatërruar brezat para jush kur ata bënë padrejtësi dhe nuk i besuan të dërguarit e tyre që u sollën prova të qarta. Kështu, Ne i shpërblejmë popujt mëkatarë.
10:13. WE LEKAD 'EHLEKNAL-KURUNE MIN KABLIKUM LEMMA DHELEMU WE XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE MA KANU LIJU'UMINU KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
C 10:14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.
10:14. Pastaj ju bëmë juve pas tyre zëvendës në Tokë, për të parë sesi do të veproni.
10:14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues të tyre në tokë, për të parë se si do të vepronit.
10:14. THUMME XHE'ALNAKUM HALA'IFE FIL-'ERDI MIN BA'DIHIM LINENDHURE KEJFE TA'MELUNE
C 10:15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe.
10:15. E, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin, para Nesh thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.”
10:15. Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk shpresojnë takimin me Ne thonë: "Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndryshoje këtë." Thuaj: "Nuk më takon mua ta ndryshoj atë nga vetja ime. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. Unë i frikësohem dënimit të Ditës së Madhe, nëse e kundërshtoj Zotin tim."
10:15. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA'ENA E'TI BIKUR'ANIN GAJRI HADHA 'EW BEDDILHU KUL MA JEKUNU LI 'EN 'UBEDDILEHU MIN TILKA'I NEFSI 'IN 'ETTEBI'U 'ILLA MA JUHA 'ILEJJE 'INNI 'EHAFU 'IN 'ASEJTU RABBI 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C 10:16. Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
10:16. Thuaj: “Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t'jua kisha lexuar dhe as që do të bënte Ai që ta mësoni ju atë. Unë kam jetuar një kohë (të gjatë) në mesin tuaj para profetësisë, a nuk po mendoni?”
10:16. Thuaj: "Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t'jua lexoja atë dhe nuk do t'jua bënte të ditur atë. Unë kam jetuar një kohë mes jush para tij. A nuk mendoni?"
10:16. KUL LEW SHA'EL-LAHU MA TELEWTUHU 'ALEJKUM WE LA 'EDRAKUM BIHI FEKAD LEBITHTU FIKUM 'UMUREN MIN KABLIHI 'EFELA TA'KILUNE
C 10:17. A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
10:17. Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që i përgënjeshtron shpalljet e Tij?! Me të vërtetë, gjynahqarët nuk kanë shpëtim.
10:17. Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut ose që i përgënjeshtron shenjat e Tij? Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
10:17. FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BI'AJATIHI 'INNEHU LA JUFLIHUL-MUXHRIMUNE
C 10:18. Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!
10:18. Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
10:18. Ata adhurojnë në vend të Allahut ato që nuk u sjellin as dëm as dobi dhe thonë: "Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu." Thuaj: "A po i njoftoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në tokë?" I Lartësuar qoftë Ai nga ajo që i shoqërojnë!
10:18. WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHUM WE LA JENFA'UHUM WE JEKULUNE HA'UULA' SHUFA'A'UUNA 'INDEL-LAHI KUL 'ETUNEBBI'UNEL-LAHE BIMA LA JA'LEMU FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 10:19. Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
10:19. Të gjithë njerëzit kanë qenë të një feje të vetme, pastaj u përçanë. Sikur të mos ishte thënë më parë fjala nga Zoti yt, atëherë do të gjykohej midis tyre, për atë që nuk u pajtuan.
10:19. Njerëzit ishin vetëm një popull i vetëm, pastaj ata u përçanë. Sikur të mos kishte qenë fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, do të ishte vendosur mes tyre për atë që kundërshtuan.
10:19. WE MA KANE EN-NASU 'ILLA 'UMMETEN WAHIDETEN FAHTELEFU WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM FIMA FIHI JEHTELIFUNE
C 10:20. Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"
10:20. Dhe ata thonë: “Sikur t'i ishte zbritur atij ndonjë mrekulli prej Zotit të tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, të padukshmet i di vetëm Allahu. E, pritni ju, se edhe unë po pres me ju (gjykimin e Allahut)”.
10:20. Ata thonë: "Përse nuk i është dërguar atij një shenjë nga Zoti i tij?" Thuaj: "E fshehta i përket vetëm Allahut, prandaj pritni; edhe unë jam me ju nga ata që presin."
10:20. WE JEKULUNE LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI 'AJETUN MIN RABBIHI FEKUL 'INNEMAL-GAJBU LILLAHI FANTEDHIRU 'INNI ME'AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
C 10:21. E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju.
10:21. Kur Ne, pas të keqes që i godet, u japim njerëzve të shijojnë mëshirën, ata përsëri bëjnë kurthe kundër shpalljeve Tona! Thuaj: “Allahu është më i shpejtë në dënimin e ngatërresave”. Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) shënojnë intrigat tuaja.
10:21. Kur Ne i bëjmë njerëzit të shijojnë mëshirë pas fatkeqësisë që i ka goditur, ata fillojnë të kurdisin plane kundër ajeteve Tona. Thuaj: "Allahu është më i shpejtë në plane." Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) i shkruajnë të gjitha ato që kurdisni.
10:21. WE 'IDHA 'EDHEKNA EN-NASE REHMETEN MIN BA'DI DERRA'E MESSET/HUM 'IDHA LEHUM MEKRUN FI 'AJATINA KULI ELLAHU 'ESRA'U MEKREN 'INNE RUSULENA JEKTUBUNE MA TEMKURUN
C 10:22. Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): "Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!"
10:22. Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t'i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës”.
10:22. Ai është që ju bën të udhëtoni në tokë dhe në det. Kur jeni në anije dhe ato lundrojnë me ta me një erë të përshtatshme dhe ata gëzohen, një erë e furishme vjen dhe valët i rrethojnë nga të gjitha anët dhe ata mendojnë se janë të përfshirë. Atëherë ata i luten Allahut me sinqeritet në fenë e tyre, duke thënë: "Nëse na shpëton nga kjo, ne do të jemi me siguri nga ata që falënderojnë."
10:22. HUWEL-LEDHI JUSEJJIRUKUM FIL-BERRI WEL-BEHRI HETTA 'IDHA KUNTUM FIL-FULKI WE XHEREJNE BIHIM BIRIHIN TEJJIBETIN WE FERIHU BIHA XHA'ET/HA RIHUN 'ASIFUN WE XHA'EHUMUL-MEWXHU MIN KULLI MEKANIN WE DHENNU 'ENNEHUM 'UHITE BIHIM DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE LE'IN 'ENXHEJTENA MIN HEDHIHI LENEKUNENNE MINE ESH-SHAKIRINE