U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:40.
Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
9:40.
Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:40.
Nëse nuk e ndihmoni atë (Profetin), me të vërtetë Allahu e ndihmoi kur jobesimtarët e dëbuan atë, si i dyti i dyve, kur ishin në shpellë dhe i tha shokut të tij: "Mos u trishto, me të vërtetë Allahu është me ne." Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të dhe e ndihmoi me ushtri që ju nuk i patë, dhe bëri të pavlefshëm fjalën e jobesimtarëve, ndërsa fjala e Allahut është më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
9:40.
'ILLA TENSURUHU FEKAD NESEREHU ELLAHU 'IDH 'EHREXHEHUL-LEDHINE KEFERU THANIJE ETHNEJNI 'IDH HUMA FIL-GARI 'IDH JEKULU LISAHIBIHI LA TEHZEN 'INNALL-LLAHE ME'ANA FE'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALEJHI WE 'EJJEDEHU BIXHUNUDIN LEM TEREWHA WE XHE'ALE KELIMETEL-LEDHINE KEFERU ES-SUFLA WE KELIMETU ELLAHI HIJEL-'ULJA WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C
9:41.
Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
9:41.
Dilni në luftë, qofshi të shëndoshë ose të sëmurë dhe luftoni me pasurinë e jetën tuaj në rrugën e Allahut! Kjo është më mirë për ju, veç sikur ta dinit!
9:41.
Dilni të lehtë ose të rënduar, dhe luftoni me pasuritë dhe jetët tuaja në rrugën e Allahut. Kjo është më e mira për ju, nëse e dini.
9:41.
ENFIRU HIFAFEN WE THIKALAN WE XHAHIDU BI'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM FI SEBILI ELLAHI DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
9:42.
Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
9:42.
Sikur fitorja të ishte e afërt dhe udhëtimi i shkurtër, ata do të të pasonin ty. Por iu duk rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju;” dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten; Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.
9:42.
Sikur të ishte një përfitim i afërt dhe një udhëtim i lehtë, ata do të të pasonin, por rruga u duk e gjatë për ta. Ata do të betohen për Allahun: "Po të mundnim, do të kishim dalë me ju." Ata shkatërrojnë veten, dhe Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.
9:42.
LEW KANE 'AREDEN KARIBAN WE SEFERÆN KASIDÆN LATTEBA'UKE WE LEKIN BA'UDET 'ALEJHIMU ESH-SHUKKATU WE SEJEHLIFUNE BILLAHI LEW ESTETA'NA LEHAREXHNA ME'AKUM JUHLIKUNE 'ENFUSEHUM WEL-LAHU JA'LEMU 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
9:43.
All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.
9:43.
Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë, para se ta kuptoje se kush të flet të vërtetën dhe derisa t'i njihje gënjeshtarët.
9:43.
Allahu të fali, pse u lejove atyre të rrinë pas, pa u bërë e qartë për ty kush ishte i sinqertë dhe kush gënjente?
9:43.
'AFALLAHU 'ANKE LIME 'EDHINTE LEHUM HETTA JETEBEJJENE LEKEL-LEDHINE SEDEKU WE TA'LEMEL-KADHIBINE
C
9:44.
Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
9:44.
Nuk do të të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre, ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit. E Allahu i di mirë ata që ruhen nga gjynahet.
9:44.
Ata që besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit nuk do të kërkonin leje prej teje për të luftuar me pasuritë dhe jetët e tyre. Allahu i di të devotshmit.
9:44.
LA JESTE'DHINUKEL-LEDHINE JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI 'EN JUXHAHIDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C
9:45.
Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
9:45.
Ty do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe që zemrat e tyre dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e vet.
9:45.
Ata që kërkojnë leje prej teje janë vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit, zemrat e të cilëve dyshojnë, prandaj lëkunden në dyshimin e tyre.
9:45.
'INNEMA JESTE'DHINUKEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE ERTABET KULUBUHUM FEHUM FI REJBIHIM JETEREDDEDUNE
C
9:46.
E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).
9:46.
Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur; por Allahu nuk e pëlqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (të paaftë për luftë) që do të ulen (në shtëpi)!”
9:46.
Sikur të kishin dëshiruar të dilnin, do të kishin bërë përgatitjet e tyre, por Allahu e urryer ngritjen e tyre, kështu i mbajti prapa dhe u tha atyre: "Rrini me ata që rrinë."
9:46.
WE LEW 'ERADUL-HURUXHE LE'E'ADDU LEHU 'UDDETEN WE LEKIN KERIHEL-LAHU ENBI'ATHEHUM FETHEBBETEHUM WE KILE EK'UDU ME'AL-KA'IDINE
C
9:47.
Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejtë do ta përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
9:47.
Sikur të kishin dalë me ju, ata do t'ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin. Por Allahu i njeh mirë keqbërësit.
9:47.
Sikur të kishin dalë mes jush, do të kishin shtuar veç çrregullime mes jush, duke nxitur përçarje mes jush, dhe mes jush ka disa që i dëgjojnë ata. Allahu i di mirë keqbërësit.
9:47.
LEW HAREXHU FIKUM MA ZADUKUM 'ILLA HABALEN WE LE'EWDA'U HILALEKUM JEBGUNEKUMUL-FITNETE WE FIKUM SEMMA'UNE LEHUM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C
9:48.
Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.
9:48.
Ata edhe më parë përpiqeshin të të nxirrnin ngatërresa dhe t'i pështjellonin punët e tua, deri sa erdhi e Vërteta (fitorja) dhe u tregua e qartë feja e Allahut, gjë që ata e urrenin.
9:48.
Që më parë u përpoqën të nxisin çrregullime dhe t'i kthyen çështjet përmbys, derisa e vërteta erdhi dhe u duk urdhri i Allahut, edhe pse ata e urrenin.
9:48.
LEKADI EBTEGAWL-FITNETE MIN KABLU WE KALLEBU LEKEL-'UMURE HETTA XHA'EL-HEKKU WE DHEHERE 'EMRU ELLAHI WE HUM KARIHUNE
C
9:49.
Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
9:49.
Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, Xhehenemi i përfshin mohuesit.
9:49.
Disa prej tyre thonë: "Më lejo të rri pas dhe mos më sprovo." A nuk ranë tashmë në sprovë? Me të vërtetë, Xhehenemi i rrethon jobesimtarët.
9:49.
WE MINHUM MEN JEKULU E'DHEN LI WE LA TEFTINNI 'ELA FIL-FITNETI SEKATU WE 'INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
C
9:50.
Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë", dhe kthehen të gëzuar.
9:50.
Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata hidhërohen; nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Sa mirë që i morëm masat që më parë” dhe largohen të gëzuar.
9:50.
Nëse të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen, dhe nëse të godet ndonjë fatkeqësi, ata thonë: "Ne e kishim marrë çështjen tonë më herët," dhe largohen të gëzuar.
9:50.
'IN TUSIBKE HESENETUN TESU'UHUM WE 'IN TUSIBKE MUSIBETUN JEKULU KAD 'EHADHNA 'EMRENA MIN KABLU WE JETEWELLEW WE HUM FERIHUNE