Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 9:37. E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija. Po, All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
9:37. Vërtet, muaji shtesë është vetëm shtesë në mosbesim. Për shkak të tij jobesimtarët shkojnë në humbje: një vit e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar, për të plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Allahu. Kështu, ata lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atyre u duken të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit mosbesimtarë.
9:37. Ndërrimi i muajve të shenjtë është vetëm një shtim në kufrin e tyre; me të ata që nuk besuan, devijojnë. Ata e lejojnë atë një vit dhe e ndalojnë atë një vit tjetër, që të përputhet me numrin e muajve që Allahu ka shenjtëruar, dhe e lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atëherë u është zbukuruar për ta e keqja e veprave të tyre. Allahu nuk i udhëzon njerëzit mohues.
9:37. 'INNEMA EN-NESI'U ZIJADETUN FIL-KUFRI JUDELLU BIHIL-LEDHINE KEFERU JUHILLUNEHU 'AMEN WE JUHERRIMUNEHU 'AMAN LIJUWATI'U 'IDDETE MA HERREMEL-LAHU FEJUHILLU MA HERREMEL-LAHU ZUJJINE LEHUM SU'U 'A'MALIHIM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 9:38. O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.
9:38. O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël.
9:38. O ju që besuat, çfarë është me ju që kur ju thuhet: "Dilni në rrugën e Allahut," ju rëndoheni në tokë? A e pëlqyet jetën e kësaj bote më shumë se botën tjetër? Por kënaqësitë e kësaj bote në krahasim me botën tjetër janë shumë të vogla.
9:38. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU MA LEKUM 'IDHA KILE LEKUM ENFIRU FI SEBILI ELLAHI ETHTHAKALTUM 'ILAL-'ERDI 'EREDITUM BIL-HEJETI ED-DUNJA MINEL-'AHIRETI FEMA META'UL-HEJATI ED-DUNJA FIL-'AHIRETI 'ILLA KALILUN
C 9:39. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
9:39. Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t'ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër; Atij ju nuk do të mund t'i bëni dëm aspak, se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
9:39. Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një ndëshkim të dhimbshëm dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, dhe ju nuk do t'i bëni asnjë dëm Atij. Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
9:39. 'ILLA TENFIRU JU'ADHDHIBKUM 'ADHABEN 'ELIMAN WE JESTEBDIL KAWMÆN GAJREKUM WE LA TEDURRUHU SHEJ'ÆN WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 9:40. Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
9:40. Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:40. Nëse nuk e ndihmoni atë (Profetin), me të vërtetë Allahu e ndihmoi kur jobesimtarët e dëbuan atë, si i dyti i dyve, kur ishin në shpellë dhe i tha shokut të tij: "Mos u trishto, me të vërtetë Allahu është me ne." Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të dhe e ndihmoi me ushtri që ju nuk i patë, dhe bëri të pavlefshëm fjalën e jobesimtarëve, ndërsa fjala e Allahut është më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
9:40. 'ILLA TENSURUHU FEKAD NESEREHU ELLAHU 'IDH 'EHREXHEHUL-LEDHINE KEFERU THANIJE ETHNEJNI 'IDH HUMA FIL-GARI 'IDH JEKULU LISAHIBIHI LA TEHZEN 'INNALL-LLAHE ME'ANA FE'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALEJHI WE 'EJJEDEHU BIXHUNUDIN LEM TEREWHA WE XHE'ALE KELIMETEL-LEDHINE KEFERU ES-SUFLA WE KELIMETU ELLAHI HIJEL-'ULJA WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C 9:41. Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
9:41. Dilni në luftë, qofshi të shëndoshë ose të sëmurë dhe luftoni me pasurinë e jetën tuaj në rrugën e Allahut! Kjo është më mirë për ju, veç sikur ta dinit!
9:41. Dilni të lehtë ose të rënduar, dhe luftoni me pasuritë dhe jetët tuaja në rrugën e Allahut. Kjo është më e mira për ju, nëse e dini.
9:41. ENFIRU HIFAFEN WE THIKALAN WE XHAHIDU BI'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM FI SEBILI ELLAHI DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 9:42. Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
9:42. Sikur fitorja të ishte e afërt dhe udhëtimi i shkurtër, ata do të të pasonin ty. Por iu duk rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju;” dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten; Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.
9:42. Sikur të ishte një përfitim i afërt dhe një udhëtim i lehtë, ata do të të pasonin, por rruga u duk e gjatë për ta. Ata do të betohen për Allahun: "Po të mundnim, do të kishim dalë me ju." Ata shkatërrojnë veten, dhe Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.
9:42. LEW KANE 'AREDEN KARIBAN WE SEFERÆN KASIDÆN LATTEBA'UKE WE LEKIN BA'UDET 'ALEJHIMU ESH-SHUKKATU WE SEJEHLIFUNE BILLAHI LEW ESTETA'NA LEHAREXHNA ME'AKUM JUHLIKUNE 'ENFUSEHUM WEL-LAHU JA'LEMU 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C 9:43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.
9:43. Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë, para se ta kuptoje se kush të flet të vërtetën dhe derisa t'i njihje gënjeshtarët.
9:43. Allahu të fali, pse u lejove atyre të rrinë pas, pa u bërë e qartë për ty kush ishte i sinqertë dhe kush gënjente?
9:43. 'AFALLAHU 'ANKE LIME 'EDHINTE LEHUM HETTA JETEBEJJENE LEKEL-LEDHINE SEDEKU WE TA'LEMEL-KADHIBINE
C 9:44. Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
9:44. Nuk do të të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre, ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit. E Allahu i di mirë ata që ruhen nga gjynahet.
9:44. Ata që besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit nuk do të kërkonin leje prej teje për të luftuar me pasuritë dhe jetët e tyre. Allahu i di të devotshmit.
9:44. LA JESTE'DHINUKEL-LEDHINE JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI 'EN JUXHAHIDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C 9:45. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
9:45. Ty do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe që zemrat e tyre dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e vet.
9:45. Ata që kërkojnë leje prej teje janë vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit, zemrat e të cilëve dyshojnë, prandaj lëkunden në dyshimin e tyre.
9:45. 'INNEMA JESTE'DHINUKEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE ERTABET KULUBUHUM FEHUM FI REJBIHIM JETEREDDEDUNE
C 9:46. E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).
9:46. Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur; por Allahu nuk e pëlqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (të paaftë për luftë) që do të ulen (në shtëpi)!”
9:46. Sikur të kishin dëshiruar të dilnin, do të kishin bërë përgatitjet e tyre, por Allahu e urryer ngritjen e tyre, kështu i mbajti prapa dhe u tha atyre: "Rrini me ata që rrinë."
9:46. WE LEW 'ERADUL-HURUXHE LE'E'ADDU LEHU 'UDDETEN WE LEKIN KERIHEL-LAHU ENBI'ATHEHUM FETHEBBETEHUM WE KILE EK'UDU ME'AL-KA'IDINE
C 9:47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejtë do ta përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
9:47. Sikur të kishin dalë me ju, ata do t'ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin. Por Allahu i njeh mirë keqbërësit.
9:47. Sikur të kishin dalë mes jush, do të kishin shtuar veç çrregullime mes jush, duke nxitur përçarje mes jush, dhe mes jush ka disa që i dëgjojnë ata. Allahu i di mirë keqbërësit.
9:47. LEW HAREXHU FIKUM MA ZADUKUM 'ILLA HABALEN WE LE'EWDA'U HILALEKUM JEBGUNEKUMUL-FITNETE WE FIKUM SEMMA'UNE LEHUM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE