U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
8:15.
O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën.
8:15.
O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën!
8:15.
O ju që keni besuar, kur të përballeni me jobesimtarët në betejë, mos iu ktheni me shpinë.
8:15.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU ZEHFEN FELA TUWELLUHUMUL-'EDBARE
C
8:16.
Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.
8:16.
Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t'u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!
8:16.
Kushdo që në atë ditë u kthen shpinën, përveç atyre që tërhiqen për një taktikë lufte ose për t'u bashkuar me një tjetër grup, ai ka sjellë zemërimin e Allahut mbi vete, dhe vendbanimi i tij është zjarri, sa përfundim i keq është ai.
8:16.
WE MEN JUWELLIHIM JEWME'IDHIN DUBUREHU 'ILLA MUTEHERRIFEN LIKITALIN 'EW MUTEHEJJIZAN 'ILA FI'ETIN FEKAD BA'E BIGADEBIN MINEL-LAHI WE ME'WAHU XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C
8:17.
Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
8:17.
Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t'u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
8:17.
Nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau. Nuk ishte ti që hodhe kur hodhe, por Allahu hodhi, që të provonte besimtarët me një provë të mirë prej Tij. Me të vërtetë, Allahu dëgjon, di.
8:17.
FELEM TEKTULUHUM WE LEKINNALL-LLAHE KATELEHUM WE MA REMEJTE 'IDH REMEJTE WE LEKINNALL-LLAHE REMA WE LIJUBLIJEL-MU'UMININE MINHU BELA'EN HESENEN 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C
8:18.
Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve).
8:18.
Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve.
8:18.
Kjo është kështu, dhe Allahu dobëson kurthet e jobesimtarëve.
8:18.
DHALIKUM WE 'ENNEL-LAHE MUHINU KEJDIL-KAFIRINE
C
8:19.
Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
8:19.
Nëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t'ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19.
Nëse kërkuat vendim, vendimi ju erdhi. Nëse ndaloni, kjo është më mirë për ju. Nëse ktheheni (në betejë), edhe Ne do të kthehemi, dhe forca juaj nuk do t'ju bëjë dobi, sado e madhe qoftë, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19.
'IN TESTEFTIHU FEKAD XHA'EKUMUL-FETHU WE 'IN TENTEHU FEHUWE HAJRUN LEKUM WE 'IN TA'UDU NA'UD WE LEN TUGNIJE 'ANKUM FI'ETUKUM SHEJ'EN WE LEW KETHURET WE 'ENNEL-LAHE ME'AL-MU'UMININE
C
8:20.
O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur'anin).
8:20.
O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!
8:20.
O ju që keni besuar, bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos i ktheheni shpinë atij ndërsa dëgjoni.
8:20.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ETI'U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TEWELLEW 'ANHU WE 'ENTUM TESMA'UNE
C
8:21.
Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë.
8:21.
Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin.
8:21.
Dhe mos u bëni si ata që thonë: "Dëgjuam," por nuk dëgjojnë.
8:21.
WE LA TEKUNU KALLEDHINE KALU SEMI'NA WE HUM LA JESMA'UNE
C
8:22.
Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë.
8:22.
Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk hanë arsye.
8:22.
Me të vërtetë, krijesat më të këqija tek Allahu janë shurdhët dhe memecët që nuk arsyetojnë.
8:22.
'INNE SHERRE ED-DEWABBI 'INDEL-LAHI ES-SUMMUL-BUKMUL-LEDHINE LA JA'KILUNE
C
8:23.
All-llahu do t'i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin.
8:23.
Sikur Allahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t'ua jepte dëgjimin. Por, edhe sikur t'i bënte të dëgjonin, ata do të shmangeshin dhe do të largoheshin nga besimi.
8:23.
Sikur Allahu të shihte ndonjë të mirë tek ata, do t'i bënte të dëgjonin. Edhe sikur t'i bënte të dëgjonin, ata do të largoheshin duke qenë mosbesimtarë.
8:23.
WE LEW 'ALIMEL-LAHU FIHIM HAJREN LE'ESME'AHUM WE LEW 'ESME'AHUM LETEWELLEW WE HUM MU'RIDUNE
C
8:24.
O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.
8:24.
O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!
8:24.
O ju që keni besuar, përgjigjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ai ju thërret në atë që ju jep jetë, dhe dijeni se Allahu është mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe se tek Ai do të mblidheni.
8:24.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ESTEXHIBU LILLAHI WE LILRRESULI 'IDHA DA'AKUM LIMA JUHJIKUM WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE JEHULU BEJNEL-MER'I WE KALBIHI WE 'ENNEHU 'ILEJHI TUHSHERUNE
C
8:25.
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
8:25.
Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!
8:25.
Dhe kini frikë nga një sprovë që nuk godet veç ata që janë të padrejtë mes jush, dhe dijeni se Allahu është i ashpër në ndëshkim.
8:25.
WE ETTEKU FITNETEN LA TUSIBENNEL-LEDHINE DHELEMU MINKUM HASSETEN WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'IKABI