Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 8:11. Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja.
8:11. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t'ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t'i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët.
8:11. Kujto kur Ai ju mbuloi me gjumë si qetësi nga Ai, dhe zbriti mbi ju ujë nga qielli që t'ju pastrojë me të, t'ju largojë ndyrësinë e djallit, t'ju lidhë zemrat dhe t'ju forcojë këmbët.
8:11. 'IDH JUGASHSHIKUMU EN-NU'ASE 'EMENETEN MINHU WE JUNEZZILU 'ALEJKUM MINE ES-SEMA'I MA'EN LIJUTEHHIREKUM BIHI WE JUDH/HIBE 'ANKUM RIXHZE ESH-SHEJTANI WE LIJERBITE 'ALA KULUBIKUM WE JUTHEBBITE BIHIL-'EKDAME
C 8:12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
8:12. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”.
8:12. Kur Zoti yt u shpalli engjëjve: "Unë jam me ju, forcojini besimtarët. Unë do të shtie frikën në zemrat e jobesimtarëve. Prandaj u goditni në qafë dhe u goditni gishtat."
8:12. 'IDH JUHI REBBUKE 'ILAL-MELA'IKETI 'ENNI ME'AKUM FETHEBBITUL-LEDHINE 'AMENU SE'ULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU'BE FADRIBU FEWKAL-'A'NAKI WE EDRIBU MINHUM KULLE BENANIN
C 8:13. Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
8:13. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.
8:13. Kjo sepse ata kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, me të vërtetë Allahu është i ashpër në ndëshkim.
8:13. DHALIKE BI'ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKIKI ELLAHE WE RESULEHU FE'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 8:14. Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
8:14. (Ne u thamë atyre:) “Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Dënimi i zjarrit i pret mohuesit”.
8:14. Kjo është (dënimi), shijojeni atë. Dhe me të vërtetë, për jobesimtarët është ndëshkimi i zjarrit.
8:14. DHALIKUM FEDHUKUHU WE 'ENNE LILKAFIRINE 'ADHABE EN-NARI
C 8:15. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën.
8:15. O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën!
8:15. O ju që keni besuar, kur të përballeni me jobesimtarët në betejë, mos iu ktheni me shpinë.
8:15. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU ZEHFEN FELA TUWELLUHUMUL-'EDBARE
C 8:16. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.
8:16. Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t'u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!
8:16. Kushdo që në atë ditë u kthen shpinën, përveç atyre që tërhiqen për një taktikë lufte ose për t'u bashkuar me një tjetër grup, ai ka sjellë zemërimin e Allahut mbi vete, dhe vendbanimi i tij është zjarri, sa përfundim i keq është ai.
8:16. WE MEN JUWELLIHIM JEWME'IDHIN DUBUREHU 'ILLA MUTEHERRIFEN LIKITALIN 'EW MUTEHEJJIZAN 'ILA FI'ETIN FEKAD BA'E BIGADEBIN MINEL-LAHI WE ME'WAHU XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C 8:17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
8:17. Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t'u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
8:17. Nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau. Nuk ishte ti që hodhe kur hodhe, por Allahu hodhi, që të provonte besimtarët me një provë të mirë prej Tij. Me të vërtetë, Allahu dëgjon, di.
8:17. FELEM TEKTULUHUM WE LEKINNALL-LLAHE KATELEHUM WE MA REMEJTE 'IDH REMEJTE WE LEKINNALL-LLAHE REMA WE LIJUBLIJEL-MU'UMININE MINHU BELA'EN HESENEN 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 8:18. Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve).
8:18. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve.
8:18. Kjo është kështu, dhe Allahu dobëson kurthet e jobesimtarëve.
8:18. DHALIKUM WE 'ENNEL-LAHE MUHINU KEJDIL-KAFIRINE
C 8:19. Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
8:19. Nëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t'ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19. Nëse kërkuat vendim, vendimi ju erdhi. Nëse ndaloni, kjo është më mirë për ju. Nëse ktheheni (në betejë), edhe Ne do të kthehemi, dhe forca juaj nuk do t'ju bëjë dobi, sado e madhe qoftë, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19. 'IN TESTEFTIHU FEKAD XHA'EKUMUL-FETHU WE 'IN TENTEHU FEHUWE HAJRUN LEKUM WE 'IN TA'UDU NA'UD WE LEN TUGNIJE 'ANKUM FI'ETUKUM SHEJ'EN WE LEW KETHURET WE 'ENNEL-LAHE ME'AL-MU'UMININE
C 8:20. O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur'anin).
8:20. O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!
8:20. O ju që keni besuar, bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos i ktheheni shpinë atij ndërsa dëgjoni.
8:20. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ETI'U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TEWELLEW 'ANHU WE 'ENTUM TESMA'UNE
C 8:21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë.
8:21. Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin.
8:21. Dhe mos u bëni si ata që thonë: "Dëgjuam," por nuk dëgjojnë.
8:21. WE LA TEKUNU KALLEDHINE KALU SEMI'NA WE HUM LA JESMA'UNE