Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 7:177. Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
7:177. I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i mohojnë shpalljet Tona dhe i bëjnë keq vetvetes.
7:177. Sa i keq është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan shenjat Tona dhe bënë padrejtësi kundër vetvetes.
7:177. SA'E METHELENL-KAWMUL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA WE 'ENFUSEHUM KANU JEDHLIMUNE
C 7:178. Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit.
7:178. Ai të cilin Allahu e udhëzon, është në rrugë të drejtë, ndërsa ai të cilin Allahu e shpie në humbje, është vërtet i humbur.
7:178. Kë Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar, dhe kë Ai e lë në humbje, ata janë të humburit.
7:178. MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 7:179. Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
7:179. Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.
7:179. Ne kemi krijuar shumë xhinde dhe njerëz për Xhehenemin. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur. Këta janë të pavëmendshmit.
7:179. WE LEKAD DHERE'NA LIXHEHENNEME KETHIREN MINEL-XHINNI WEL-'INSI LEHUM KULUBUN LA JEFKAHUNE BIHA WE LEHUM 'A'JUNUN LA JUBSIRUNE BIHA WE LEHUM 'ADHANUN LA JESMA'UNE BIHA 'ULA'IKE KAL'EN'AMI BEL HUM 'EDELLU 'ULA'IKE HUMUL-GAFILUNE
C 7:180. All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
7:180. Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.
7:180. Allahu ka emrat më të bukur, prandaj lutjuni Atij me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të shpërblehen për atë që kanë bërë.
7:180. WE LILLEHIL-'ESMA'UL-HUSNA FAD'UHU BIHA WE DHERUL-LEDHINE JULHIDUNE FI 'ESMA'IHI SEJUXHZEWNE MA KANU JA'MELUNE
C 7:181. E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë me te.
7:181. Ndërmjet atyre që kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e vërtetë dhe gjykojnë drejt.
7:181. Dhe midis atyre që kemi krijuar, ka një popull që udhëzon me të vërtetën dhe me të vërtetën gjykon.
7:181. WE MIMMEN HALEKNA 'UMMETUN JEHDUNE BIL-HEKKI WE BIHI JA'DILUNE
C 7:182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumentet Tona, Ne do t'i shpiejmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
7:182. Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, dalëngadalë Ne do t'i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar
7:182. Ata që mohojnë shenjat Tona, do t'i çojmë gradualisht drejt shkatërrimit prej nga nuk e ndiejnë.
7:182. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA'LEMUNE
C 7:183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë.
7:183. e do t'u japim afat. Me të vërtetë, plani Ynë është i fortë.
7:183. Dhe Unë do t'u jap atyre afat, vërtet plani Im është i fortë.
7:183. WE 'UMLI LEHUM 'INNE KEJDI METINUN
C 7:184. A nuk menduan ata se ai, bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
7:184. A nuk u ka vajtur ndonjëherë në mendje atyre se shoku i tyre nuk ka kurrfarë marrëzie?! Ai është vetëm paralajmërues i hapët.
7:184. A nuk mendojnë ata se shoku i tyre nuk është i çmendur? Ai është vetëm një paralajmërues i qartë.
7:184. 'EWELEM JETEFEKKERU MA BISAHIBIHIM MIN XHINNETIN 'IN HUWE 'ILLA NEDHIRUN MUBINUN
C 7:185. A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur'anit) do t'i besojnë?
7:185. A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t'u jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?!
7:185. A nuk shikojnë ata mbretërinë e qiejve dhe të tokës, dhe gjithçka që Allahu ka krijuar, dhe se ndoshta afati i tyre është afër? Me çfarë fjale tjetër pas kësaj do të besojnë?
7:185. 'EWELEM JENDHURU FI MELEKUTI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA HALEKAL-LAHU MIN SHEJ'IN WE 'EN 'ASA 'EN JEKUNE KADI EKTEREBE 'EXHELUHUM FEBI'EJJI HEDITHIN BA'DEHU JU'UMINUNE
C 7:186. Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
7:186. Ata që Allahu i shpie në humbje, askush nuk mund t'i udhëzojë në rrugë të drejtë! Ai i lë ata të enden në mosbesimin dhe humbjen e tyre.
7:186. Kë Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Ai i lë ata të enden verbërisht në rebelimin e tyre.
7:186. MEN JUDLILI ELLAHU FELA HADIJE LEHU WE JEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C 7:187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".
7:187. Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, a thua se ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë (pse kjo gjë është e fshehtë).”
7:187. Të pyesin për Orën: "Kur do të ndodhë?" Thuaj: "Dituria për të është vetëm tek Zoti im. Askush nuk mund ta zbulojë kohën e saj, përveç Tij. Ajo do të vijë rëndë mbi qiejt dhe tokën, dhe do t'ju vijë papritur." Të pyesin ty, sikur ti je i informuar për të. Thuaj: "Dituria e saj është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
7:187. JES'ELUNEKE 'ANI ES-SA'ATI 'EJJANE MURSAHA KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDE RABBI LA JUXHELLIHA LIWEKTIHA 'ILLA HUWE THEKULET FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LA TE'TIKUM 'ILLA BEGTETEN JES'ELUNEKE KE'ENNEKE HEFIJUN 'ANHA KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDEL-LAHI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE