U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
7:176.
E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (umetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
7:176.
Sikur të donim, do ta ngrinim atë (me shpalljet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta. Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai të nxjerr gjuhën, nëse largohesh, ai përsëri të nxjerr gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që mohojnë shpalljet Tona. Tregojua atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë.
7:176.
Sikur të kishim dashur, do ta kishim ngritur atë me to, por ai iu drejtua tokës dhe ndoqi dëshirat e tij. Shembulli i tij është si ai i qenit: nëse e ndjek, ai nxjerr gjuhën jashtë, nëse e lë, ai nxjerr gjuhën jashtë. Ky është shembulli i njerëzve që përgënjeshtrojnë shenjat Tona. Rrëfe historinë që ata të mund të mendojnë.
7:176.
WE LEW SHI'NA LEREFA'NAHU BIHA WE LEKINNEHU 'EHLEDE 'ILAL-'ERDI WE ETTEBE'A HEWAHU FEMETHELUHU KEMETHELIL-KELBI 'IN TEHMIL 'ALEJHI JELHETH 'EW TETRUK/HU JELHETH DHALIKE METHELUL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA FAKSUSIL-KASESE LE'ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C
7:177.
Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
7:177.
I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i mohojnë shpalljet Tona dhe i bëjnë keq vetvetes.
7:177.
Sa i keq është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan shenjat Tona dhe bënë padrejtësi kundër vetvetes.
7:177.
SA'E METHELENL-KAWMUL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA WE 'ENFUSEHUM KANU JEDHLIMUNE
C
7:178.
Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit.
7:178.
Ai të cilin Allahu e udhëzon, është në rrugë të drejtë, ndërsa ai të cilin Allahu e shpie në humbje, është vërtet i humbur.
7:178.
Kë Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar, dhe kë Ai e lë në humbje, ata janë të humburit.
7:178.
MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
7:179.
Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
7:179.
Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.
7:179.
Ne kemi krijuar shumë xhinde dhe njerëz për Xhehenemin. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur. Këta janë të pavëmendshmit.
7:179.
WE LEKAD DHERE'NA LIXHEHENNEME KETHIREN MINEL-XHINNI WEL-'INSI LEHUM KULUBUN LA JEFKAHUNE BIHA WE LEHUM 'A'JUNUN LA JUBSIRUNE BIHA WE LEHUM 'ADHANUN LA JESMA'UNE BIHA 'ULA'IKE KAL'EN'AMI BEL HUM 'EDELLU 'ULA'IKE HUMUL-GAFILUNE
C
7:180.
All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
7:180.
Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.
7:180.
Allahu ka emrat më të bukur, prandaj lutjuni Atij me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të shpërblehen për atë që kanë bërë.
7:180.
WE LILLEHIL-'ESMA'UL-HUSNA FAD'UHU BIHA WE DHERUL-LEDHINE JULHIDUNE FI 'ESMA'IHI SEJUXHZEWNE MA KANU JA'MELUNE
C
7:181.
E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë me te.
7:181.
Ndërmjet atyre që kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e vërtetë dhe gjykojnë drejt.
7:181.
Dhe midis atyre që kemi krijuar, ka një popull që udhëzon me të vërtetën dhe me të vërtetën gjykon.
7:181.
WE MIMMEN HALEKNA 'UMMETUN JEHDUNE BIL-HEKKI WE BIHI JA'DILUNE
C
7:182.
Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumentet Tona, Ne do t'i shpiejmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
7:182.
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, dalëngadalë Ne do t'i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar
7:182.
Ata që mohojnë shenjat Tona, do t'i çojmë gradualisht drejt shkatërrimit prej nga nuk e ndiejnë.
7:182.
WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA'LEMUNE
C
7:183.
Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë.
7:183.
e do t'u japim afat. Me të vërtetë, plani Ynë është i fortë.
7:183.
Dhe Unë do t'u jap atyre afat, vërtet plani Im është i fortë.
7:183.
WE 'UMLI LEHUM 'INNE KEJDI METINUN
C
7:184.
A nuk menduan ata se ai, bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
7:184.
A nuk u ka vajtur ndonjëherë në mendje atyre se shoku i tyre nuk ka kurrfarë marrëzie?! Ai është vetëm paralajmërues i hapët.
7:184.
A nuk mendojnë ata se shoku i tyre nuk është i çmendur? Ai është vetëm një paralajmërues i qartë.
7:184.
'EWELEM JETEFEKKERU MA BISAHIBIHIM MIN XHINNETIN 'IN HUWE 'ILLA NEDHIRUN MUBINUN
C
7:185.
A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur'anit) do t'i besojnë?
7:185.
A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t'u jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?!
7:185.
A nuk shikojnë ata mbretërinë e qiejve dhe të tokës, dhe gjithçka që Allahu ka krijuar, dhe se ndoshta afati i tyre është afër? Me çfarë fjale tjetër pas kësaj do të besojnë?
7:185.
'EWELEM JENDHURU FI MELEKUTI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA HALEKAL-LAHU MIN SHEJ'IN WE 'EN 'ASA 'EN JEKUNE KADI EKTEREBE 'EXHELUHUM FEBI'EJJI HEDITHIN BA'DEHU JU'UMINUNE
C
7:186.
Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
7:186.
Ata që Allahu i shpie në humbje, askush nuk mund t'i udhëzojë në rrugë të drejtë! Ai i lë ata të enden në mosbesimin dhe humbjen e tyre.
7:186.
Kë Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Ai i lë ata të enden verbërisht në rebelimin e tyre.
7:186.
MEN JUDLILI ELLAHU FELA HADIJE LEHU WE JEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE