Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 7:89. Ne do të kem shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse kthehemi në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
7:89. Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi nga ajo, atëherë do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk mund të kthehemi në të, përveçse po të dojë Allahu, Zoti ynë. Ai përfshin çdo gjë me dijeninë e Vet dhe tek Ai ne mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë”!
7:89. Ne do të shpifnim gënjeshtra për Allahun nëse do të ktheheshim në fenë tuaj pasi Allahu na shpëtoi prej saj. Nuk na takon të kthehemi në të, veçse nëse do Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë përfshin çdo gjë me dijeninë e Tij, tek Allahu mbështetemi. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, dhe Ti je Gjykatësi më i mirë.
7:89. KADI EFTEREJNA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'IN 'UDNA FI MILLETIKUM BA'DE 'IDH NEXHXHANALLAHU MINHA WE MA JEKUNU LENA 'EN NA'UDE FIHA 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU REBBUNA WESI'A REBBUNA KULLE SHEJ'IN 'ILMAN 'ALA ELLAHI TEWEKKELNA REBBENA EFTEH BEJNENA WE BEJNE KAWMINA BIL-HEKKI WE 'ENTE HAJRUL-FATIHINE
C 7:90. Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: "(Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij), atëherë ju me siguri jeni të dëshpëruar".
7:90. Por paria e pafe i tha popullit të tij: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur.”
7:90. Paria e popullit të tij që nuk besonte tha: "Nëse e ndiqni Shuajbin, atëherë ju me siguri do të jeni të humbur."
7:90. WE KALEL-MELE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI LE'INI ETTEBA'TUM SHU'AJBEN 'INNEKUM 'IDHAN LEHASIRUNE
C 7:91. Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
7:91. E kështu, ata i goditi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë të shtrirë përmbys në shtëpitë e tyre.
7:91. Kështu i kapi tërmeti dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur.
7:91. FE'EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE'ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C 7:92. Ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që e konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
7:92. Ata që e quajtën Shuajbin gënjeshtar, sikur nuk kishin banuar kurrë në atë vend; ata që e quajtën Shuajbin gënjeshtar, qenë të humbur.
7:92. Ata që përgënjeshtruan Shuajbin sikur nuk kishin ekzistuar kurrë në të. Ata që përgënjeshtruan Shuajbin ishin të humbur.
7:92. EL-LEDHINE KEDHDHEBU SHU'AJBEN KE'EN LEM JEGNEW FIHAL-LEDHINE KEDHDHEBU SHU'AJBAN KANU HUMUL-HASIRINE
C 7:93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi".
7:93. Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë ju solla shpalljet e Zotit tim e ju këshillova, prandaj pse të hidhërohem për popullin e pafe?!”
7:93. Ai u largua prej tyre dhe tha: "O populli im, unë ju përcolla mesazhet e Zotit tim dhe ju këshillova, atëherë si të pikëllohem për një popull jobesimtar?"
7:93. FETEWELLA 'ANHUM WE KALE JA KAWMI LEKAD 'EBLEGTUKUM RISALATI RABBI WE NESEHTU LEKUM FEKEJFE 'ASA 'ALA KAWMIN KAFIRINE
C 7:94. Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
7:94. Sa herë që çonim të dërguar në ndonjë vendbanim, Ne i dënonim banorët e tij me skamje dhe sëmundje, në mënyrë që të përuleshin.
7:94. Ne nuk dërguam asnjë profet në ndonjë qytet pa i kapur banorët e tij me vështirësi dhe fatkeqësi, që të mund të përuleshin.
7:94. WE MA 'ERSELNA FI KARJETIN MIN NEBIJIN 'ILLA 'EHADHNA 'EHLEHA BIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I LE'ALLEHUM JEDDERRA'UNE
C 7:95. Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata.
7:95. Pastaj ua shndërronim fatkeqësinë në lulëzim. Por, kur shtoheshin e begatoheshin, ata thoshin: “Edhe etërit tanë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. Kështu që Ne i dënonim papritmas, pa e marrë vesh ata.
7:95. Pastaj Ne zëvendësuam të keqen me të mirën, derisa ata u shtuan në numër dhe thanë: "Edhe etërit tanë janë goditur me vështirësi dhe lumturi," pastaj i kapëm papritur, ndërsa nuk e ndienin.
7:95. THUMME BEDDELNA MEKANE ES-SEJJI'ETIL-HESENETE HETTA 'AFEW WE KALU KAD MESSE 'ABA'ENA ED-DERRA'U WE ES-SERRA'U FE'EHADHNAHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C 7:96. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
7:96. Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t'u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.
7:96. Sikur banorët e qyteteve të kishin besuar dhe qenë të devotshëm, Ne do t'u hapnim atyre bekime nga qielli dhe toka, por ata përgënjeshtruan, kështu Ne i kapëm për atë që kishin fituar.
7:96. WE LEW 'ENNE 'EHLEL-KURA 'AMENU WE ETTEKAW LEFETEHNA 'ALEJHIM BEREKATIN MINE ES-SEMA'I WEL-'ERDI WE LEKIN KEDHDHEBU FE'EHADHNAHUM BIMA KANU JEKSIBUNE
C 7:97. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?
7:97. A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?!
7:97. A janë të sigurt banorët e qyteteve se ndëshkimi Ynë nuk do t'u vijë natën, ndërsa janë në gjumë?
7:97. 'EFE'EMINE 'EHLUL-KURA 'EN JE'TIJEHUM BE'SUNA BEJATEN WE HUM NA'IMUNE
C 7:98. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur?
7:98. A janë të sigurt ata se nuk do t'iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?!
7:98. Apo janë të sigurt banorët e qyteteve se ndëshkimi Ynë nuk do t'u vijë ditën, ndërsa po argëtohen?
7:98. 'EWE 'EMINE 'EHLUL-KURA 'EN JE'TIJEHUM BE'SUNA DUHEN WE HUM JEL'ABUNE
C 7:99. A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
7:99. A janë të sigurt ata nga të papriturat e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut.
7:99. A janë ata të sigurt ndaj planit të Allahut? Vetëm një popull i humbur ndjehet i sigurt ndaj planit të Allahut.
7:99. 'EFE'EMINU MEKREL-LAHI FELA JE'MENU MEKREL-LAHI 'ILLAL-KAWMUL-HASIRUNE