Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 7:85. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë".
7:85. Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Me të vërtetë, ju ka ardhur provë e qartë nga Zoti juaj, prandaj matni dhe peshoni saktë, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni ngatërresa në tokë, pasi të jetë vënë rregulli në të. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!
7:85. Dhe te banorët e Medjenit dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër veç Tij. Ju ka ardhur një shenjë e qartë nga Zoti juaj. Plotësoni masën dhe peshën me drejtësi, mos u bëni padrejtësi njerëzve në pasuritë e tyre dhe mos bëni çrregullime në tokë pasi është rregulluar. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë.
7:85. WE 'ILA MEDJENE 'EHAHUM SHU'AJBEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU KAD XHA'ETKUM BEJJINETUN MIN RABBIKUM FE'EWFUL-KEJLE WEL-MIZANE WE LA TEBHASU EN-NASE 'ESHJA 'EHUM WE LA TUFSIDU FIL-'ERDI BA'DE 'ISLAHIHA DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 7:86. "Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe të pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve".
7:86. Mos zini pusi në çdo rrugë, duke frikësuar dhe penguar nga rruga e Allahut ata që besojnë tek Ai dhe duke kërkuar shtrembërimin e saj! Kujtoni atëherë kur ishit të paktë në numër e Ai ju shumoi. Shikoni si përfundojnë ngatërrestarët!
7:86. Dhe mos rrini në çdo rrugë duke frikësuar njerëzit dhe duke penguar ata që besojnë nga rruga e Allahut, duke kërkuar ta shtrembëroni atë. Kujtoni kur ishit pak dhe Ai ju shumoi, dhe shikoni si ishte përfundimi i çrregulluesve.
7:86. WE LA TEK'UDU BIKULLI SIRATIN TU'IDUNE WE TESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI MEN 'AMENE BIHI WE TEBGUNEHA 'IWEXHEN WE EDHKURU 'IDH KUNTUM KALILAN FEKETHTHEREKUM WE ENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUFSIDINE
C 7:87. "E në qoftë se një grup prej jush është që i besoi asaj me të cilën unë u dërgova, e një grup nuk besoi, duroni deri të gjykojë mes nesh All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë".
7:87. Nëse një grup mes jush beson në mesazhin me të cilin jam dërguar, ndërsa grupi tjetër nuk beson, duroni derisa Allahu të gjykojë midis nesh! Ai është gjykatësi më i mirë”!
7:87. Nëse një grup prej jush beson në atë që unë jam dërguar dhe një grup nuk beson, prisni derisa Allahu të gjykojë mes nesh, dhe Ai është Gjykatësi më i mirë."
7:87. WE 'IN KANE TA'IFETUN MINKUM 'AMENU BIEL-LEDHI 'URSILTU BIHI WE TA'IFETUN LEM JU'UMINU FASBIRU HETTA JEHKUMEL-LAHU BEJNENA WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE
C 7:88. Paria që ishte kryelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe ata që besuan nga fshati ynë, ose patjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?".
7:88. Paria arrogante e popullit të tij tha: “O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë ose do t'ju dëbojmë nga qyteti ynë ty me gjithë ndjekësit e tu”. Shuajbi tha: “Edhe pse e urrejmë atë?!
7:88. Paria e popullit të tij që ishte arrogante tha: "O Shuajb, ne do të të dëbojmë ty dhe ata që kanë besuar me ty nga qyteti ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë." Ai tha: "Edhe sikur të jemi kundër saj?"
7:88. KALEL-MELE'UL-LEDHINE ESTEKBERU MIN KAWMIHI LENUHRIXHENNEKE JA SHU'AJBU WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AKE MIN KARJETINA 'EW LETA'UDUNNE FI MILLETINA KALE 'EWELEW KUNNA KARIHINE
C 7:89. Ne do të kem shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse kthehemi në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
7:89. Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi nga ajo, atëherë do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk mund të kthehemi në të, përveçse po të dojë Allahu, Zoti ynë. Ai përfshin çdo gjë me dijeninë e Vet dhe tek Ai ne mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë”!
7:89. Ne do të shpifnim gënjeshtra për Allahun nëse do të ktheheshim në fenë tuaj pasi Allahu na shpëtoi prej saj. Nuk na takon të kthehemi në të, veçse nëse do Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë përfshin çdo gjë me dijeninë e Tij, tek Allahu mbështetemi. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, dhe Ti je Gjykatësi më i mirë.
7:89. KADI EFTEREJNA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'IN 'UDNA FI MILLETIKUM BA'DE 'IDH NEXHXHANALLAHU MINHA WE MA JEKUNU LENA 'EN NA'UDE FIHA 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU REBBUNA WESI'A REBBUNA KULLE SHEJ'IN 'ILMAN 'ALA ELLAHI TEWEKKELNA REBBENA EFTEH BEJNENA WE BEJNE KAWMINA BIL-HEKKI WE 'ENTE HAJRUL-FATIHINE
C 7:90. Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: "(Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij), atëherë ju me siguri jeni të dëshpëruar".
7:90. Por paria e pafe i tha popullit të tij: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur.”
7:90. Paria e popullit të tij që nuk besonte tha: "Nëse e ndiqni Shuajbin, atëherë ju me siguri do të jeni të humbur."
7:90. WE KALEL-MELE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI LE'INI ETTEBA'TUM SHU'AJBEN 'INNEKUM 'IDHAN LEHASIRUNE
C 7:91. Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
7:91. E kështu, ata i goditi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë të shtrirë përmbys në shtëpitë e tyre.
7:91. Kështu i kapi tërmeti dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur.
7:91. FE'EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE'ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C 7:92. Ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që e konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
7:92. Ata që e quajtën Shuajbin gënjeshtar, sikur nuk kishin banuar kurrë në atë vend; ata që e quajtën Shuajbin gënjeshtar, qenë të humbur.
7:92. Ata që përgënjeshtruan Shuajbin sikur nuk kishin ekzistuar kurrë në të. Ata që përgënjeshtruan Shuajbin ishin të humbur.
7:92. EL-LEDHINE KEDHDHEBU SHU'AJBEN KE'EN LEM JEGNEW FIHAL-LEDHINE KEDHDHEBU SHU'AJBAN KANU HUMUL-HASIRINE
C 7:93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi".
7:93. Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë ju solla shpalljet e Zotit tim e ju këshillova, prandaj pse të hidhërohem për popullin e pafe?!”
7:93. Ai u largua prej tyre dhe tha: "O populli im, unë ju përcolla mesazhet e Zotit tim dhe ju këshillova, atëherë si të pikëllohem për një popull jobesimtar?"
7:93. FETEWELLA 'ANHUM WE KALE JA KAWMI LEKAD 'EBLEGTUKUM RISALATI RABBI WE NESEHTU LEKUM FEKEJFE 'ASA 'ALA KAWMIN KAFIRINE
C 7:94. Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
7:94. Sa herë që çonim të dërguar në ndonjë vendbanim, Ne i dënonim banorët e tij me skamje dhe sëmundje, në mënyrë që të përuleshin.
7:94. Ne nuk dërguam asnjë profet në ndonjë qytet pa i kapur banorët e tij me vështirësi dhe fatkeqësi, që të mund të përuleshin.
7:94. WE MA 'ERSELNA FI KARJETIN MIN NEBIJIN 'ILLA 'EHADHNA 'EHLEHA BIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I LE'ALLEHUM JEDDERRA'UNE
C 7:95. Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata.
7:95. Pastaj ua shndërronim fatkeqësinë në lulëzim. Por, kur shtoheshin e begatoheshin, ata thoshin: “Edhe etërit tanë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. Kështu që Ne i dënonim papritmas, pa e marrë vesh ata.
7:95. Pastaj Ne zëvendësuam të keqen me të mirën, derisa ata u shtuan në numër dhe thanë: "Edhe etërit tanë janë goditur me vështirësi dhe lumturi," pastaj i kapëm papritur, ndërsa nuk e ndienin.
7:95. THUMME BEDDELNA MEKANE ES-SEJJI'ETIL-HESENETE HETTA 'AFEW WE KALU KAD MESSE 'ABA'ENA ED-DERRA'U WE ES-SERRA'U FE'EHADHNAHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE