U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
6:155.
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.
6:155.
Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni
6:155.
WE HEDHA KITABUN ‘ENZELNAHU MUBAREKUN FE ETTEBI’UHU WE ETTEKU LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C
6:156.
(E zbritëm Kur'anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
6:156.
dhe që të mos thoni: “Shkrimet e shenjta u janë shpallur vetëm dy sekteve para nesh, ndërsa Ne nuk kemi ditur gjë çfarë mësonin ata”.
6:156.
‘EN TEKULU ‘INNEMA ‘UNZILEL-KITABU ‘ALA TA’IFETEJNI MIN KABLINA WE ‘IN KUNNA ‘AN DIRASETIHIM LEGAFILINE
C
6:157.
Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur'ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t'i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.
6:157.
Ose që të mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta të na ishin shpallur neve, ne do të ishim më të udhëzuar se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj provë e qartë, udhërrëfim dhe mëshirë! Atëherë, kush është më keqbërës se ai që i përgënjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga shpalljet Tona, për shkak se u larguan.
6:157.
‘EW TEKULU LEW ‘ENNA ‘UNZILE ‘ALEJNAL-KITABU LEKUNNA ‘EHDA MINHUM FEKAD XHA’EKUM BEJJINETUN MIN RABBIKUM WE HUDEN WE REHMETUN FEMEN ‘EDHLEMU MIMMEN KEDHDHEBE BI’AJATI ELLAHI WE SEDEFE ‘ANHA SENEXHZIL-LEDHINE JESDIFUNE ‘AN ‘AJATINA SU’EL-’ADHABI BIMA KANU JESDIFUNE
C
6:158.
A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t'ju vijnë engjëjt (t'ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: "Pritni, edhe ne jemi duke pritur!"
6:158.
A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij! Thuaju: “Pritni, se edhe ne po presim!”.
6:158.
HEL JENDHURUNE ‘ILLA ‘EN TE’TIJEHUMUL-MELA’IKETU ‘EW JE’TIJE REBBUKE ‘EW JE’TIJE BA’DU ‘AJATI RABBIKE JEWME JE’TI BA’DU ‘AJATI RABBIKE LA JENFA’U NEFSEN ‘IMANUHA LEM TEKUN ‘AMENET MIN KABLU ‘EW KESEBET FI ‘IMANIHA HAJRAN KUL ENTEDHIRU ‘INNA MUNTEDHIRUNE
C
6:159.
Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan.
6:159.
Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar.
6:159.
‘INNEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA’EN LESTE MINHUM FI SHEJ’IN ‘INNEMA ‘EMRUHUM ‘ILA ELLAHI THUMME JUNEBBI’UHUM BIMA KANU JEF’ALUNE
C
6:160.
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.
6:160.
Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie.
6:160.
MEN XHA’E BIL-HESENETI FELEHU ‘ASHRU ‘EMTHALIHA WE MEN XHA’E BIS-SEJJI’ETI FELA JUXHZA ‘ILLA MITHLEHA WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
6:161.
Thuaj: "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!
6:161.
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve”.
6:161.
KUL ‘INNENI HEDANI RABBI ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN DINEN KIJEMAN MILLETE ‘IBRAHIME HENIFÆN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C
6:162.
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
6:162.
Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.
6:162.
KUL ‘INNE SELATI WE NUSUKI WE MEHJAJE WE MEMATI LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
C
6:163.
Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!
6:163.
Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.
6:163.
LA SHERIKE LEHU WE BIDHELIKE ‘UMIRTU WE ‘ENA ‘EWWELUL-MUSLIMINE
C
6:164.
Thuaj: " A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.
6:164.
Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje? Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj të gjithë do të ktheheni te Zoti juaj dhe Ai do t’ju tregojë për kundërshtitë që kishit mes jush.
6:164.
KUL ‘EGAJREL-LAHI ‘EBGI REBBEN WE HUWE REBBU KULLI SHEJ’IN WE LA TEKSIBU KULLU NEFSIN ‘ILLA ‘ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE ‘UHRA THUMME ‘ILA RABBIKUM MERXHI’UKUM FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C
6:165.
Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.
6:165.
Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë dhe ka ngritur në shkallë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar në atë që ju ka dhënë. Sigurisht që Zoti yt është i shpejtë në dënim, por, në të vërtetë, Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.
6:165.
WE HUWEL-LEDHI XHE’ALEKUM HALA’IFEL-’ERDI WE REFE’A BA’DEKUM FEWKA BA’DIN DEREXHATIN LIJEBLUWEKUM FI MA ‘ATAKUM ‘INNE REBBEKE SERI’UL-’IKABI WE ‘INNEHU LEGAFURUN REHIMUN