U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
6:150.
Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).
6:150.
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë!” E, nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ata. Mos i ndiq dëshirat e kota të atyre që hedhin poshtë shpalljet Tona, nuk besojnë në Botën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë të barabartë me Zotin e tyre!
6:150.
KUL HELUMME SHUHEDA’EKUMUL-LEDHINE JESH/HEDUNE ‘ENNEL-LAHE HERREME HADHA FE’IN SHEHIDU FELA TESH/HED ME’AHUM WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI WE HUM BIREBBIHIM JA’DILUNE
C
6:151.
Thuaj: "Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.
6:151.
Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.”
6:151.
KUL TA’ALEW ‘ETLU MA HERREME REBBUKUM ‘ALEJKUM ‘ELLA TUSHRIKU BIHI SHEJ’EN WE BIL-WALIDEJNI ‘IHSANAN WE LA TEKTULU ‘EWLADEKUM MIN ‘IMLAKIN NEHNU NERZUKUKUM WE ‘IJAHUM WE LA TEKREBUL-FEWAHISHE MA DHEHERE MINHA WE MA BETENE WE LA TEKTULU EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU ‘ILLA BIL-HEKKI DHALIKUM WESSAKUM BIHI LE’ALLEKUM TA’KILUNE
C
6:152.
Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t'i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.
6:152.
Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.
6:152.
WE LA TEKREBU MALEL-JETIMI ‘ILLA BI-ETI HIJE ‘EHSENU HETTA JEBLUGA ‘ESHUDDEHU WE ‘EWFUL-KEJLE WEL-MIZANE BIL-KISTI LA NUKELLIFU NEFSEN ‘ILLA WUS’AHA WE ‘IDHA KULTUM FA’DILU WE LEW KANE DHA KURBA WE BI’AHDI ELLAHI ‘EWFU DHALIKUM WESSAKUM BIHI LE’ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
6:153.
Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.
6:153.
Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.
6:153.
WE ‘ENNE HADHA SIRATI MUSTEKIMEN FE ETTEBI’UHU WE LA TETTEBI’U ES-SUBULE FETEFERREKA BIKUM ‘AN SEBILIHI DHALIKUM WESSAKUM BIHI LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C
6:154.
E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udhërrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
6:154.
Ne i dhamë Musait Librin si plotësim (të mirësisë Sonë) për atë që vepron mirë, si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes e mëshirë, që ata (hebrenjtë) të mund të besonin në takimin me Zotin e tyre.
6:154.
THUMME ‘ATEJNA MUSAL-KITABE TEMAMEN ‘ALEL-LEDHI ‘EHSENE WE TEFSILAN LIKULLI SHEJ’IN WE HUDEN WE REHMETEN LE’ALLEHUM BILIKA’I RABBIHIM JU’UMINUNE
C
6:155.
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.
6:155.
Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni
6:155.
WE HEDHA KITABUN ‘ENZELNAHU MUBAREKUN FE ETTEBI’UHU WE ETTEKU LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C
6:156.
(E zbritëm Kur'anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
6:156.
dhe që të mos thoni: “Shkrimet e shenjta u janë shpallur vetëm dy sekteve para nesh, ndërsa Ne nuk kemi ditur gjë çfarë mësonin ata”.
6:156.
‘EN TEKULU ‘INNEMA ‘UNZILEL-KITABU ‘ALA TA’IFETEJNI MIN KABLINA WE ‘IN KUNNA ‘AN DIRASETIHIM LEGAFILINE
C
6:157.
Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur'ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t'i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.
6:157.
Ose që të mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta të na ishin shpallur neve, ne do të ishim më të udhëzuar se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj provë e qartë, udhërrëfim dhe mëshirë! Atëherë, kush është më keqbërës se ai që i përgënjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga shpalljet Tona, për shkak se u larguan.
6:157.
‘EW TEKULU LEW ‘ENNA ‘UNZILE ‘ALEJNAL-KITABU LEKUNNA ‘EHDA MINHUM FEKAD XHA’EKUM BEJJINETUN MIN RABBIKUM WE HUDEN WE REHMETUN FEMEN ‘EDHLEMU MIMMEN KEDHDHEBE BI’AJATI ELLAHI WE SEDEFE ‘ANHA SENEXHZIL-LEDHINE JESDIFUNE ‘AN ‘AJATINA SU’EL-’ADHABI BIMA KANU JESDIFUNE
C
6:158.
A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t'ju vijnë engjëjt (t'ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: "Pritni, edhe ne jemi duke pritur!"
6:158.
A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij! Thuaju: “Pritni, se edhe ne po presim!”.
6:158.
HEL JENDHURUNE ‘ILLA ‘EN TE’TIJEHUMUL-MELA’IKETU ‘EW JE’TIJE REBBUKE ‘EW JE’TIJE BA’DU ‘AJATI RABBIKE JEWME JE’TI BA’DU ‘AJATI RABBIKE LA JENFA’U NEFSEN ‘IMANUHA LEM TEKUN ‘AMENET MIN KABLU ‘EW KESEBET FI ‘IMANIHA HAJRAN KUL ENTEDHIRU ‘INNA MUNTEDHIRUNE
C
6:159.
Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan.
6:159.
Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar.
6:159.
‘INNEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA’EN LESTE MINHUM FI SHEJ’IN ‘INNEMA ‘EMRUHUM ‘ILA ELLAHI THUMME JUNEBBI’UHUM BIMA KANU JEF’ALUNE
C
6:160.
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.
6:160.
Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie.
6:160.
MEN XHA’E BIL-HESENETI FELEHU ‘ASHRU ‘EMTHALIHA WE MEN XHA’E BIS-SEJJI’ETI FELA JUXHZA ‘ILLA MITHLEHA WE HUM LA JUDHLEMUNE