Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:134. Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta mënjanoni caktimin e Zotit).
6:134. Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë e ju nuk mund t’i ikni asaj.
6:134. ‘INNE MA TU’ADUNE LE’ATIN WE MA ‘ENTUM BIMU’XHIZINE
C 6:135. Thuaj: "O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t'i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.
6:135. Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:135. KUL JA KAWMI A’MELU ‘ALA MEKANETIKUM ‘INNI ‘AMILUN FESEWFE TA’LEMUNE MEN TEKUNU LEHU ‘AKIBETU ED-DARI ‘INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C 6:136. Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: "Kjo është për All-llahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë". Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. Sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).
6:136. Ata kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
6:136. WE XHE’ALU LILLAHI MIMMA DHERE’E MINEL-HERTHI WEL-’EN’AM NESIBEN FEKALU HADHA LILLAHI BIZA’MIHIM WE HEDHA LISHUREKA’INA FEMA KANE LISHUREKA’IHIM FELA JESILU ‘ILA ELLAHI WE MA KANE LILLAHI FEHUWE JESILU ‘ILA SHUREKA’IHIM SA’E MA JEHKUMUNE
C 6:137. Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e fëmijëve të vet, për t'i shkatërruar (me mashtrime) dhe për t'ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do ta bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.
6:137. Shumë paganëve, idhujt e tyre ua kanë bërë t’u duket e bukur vrasja e fëmijëve të tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’ua pështjelluar besimin. Sikur të donte Allahu, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.
6:137. WE KEDHELIKE ZEJJENE LIKETHIRIN MINEL-MUSHRIKINE KATLE ‘EWLADIHIM SHUREKA’UUHUM LIJURDUHUM WE LIJELBISU ‘ALEJHIM DINEHUM WE LEW SHA’EL-LAHU MA FE’ALUHU FEDHERHUM WE MA JEFTERUNE
C 6:138. Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: "Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata të cilëve ne ua lejomë; këto janë kafshë që është e ndaluar t'u hipet; këto janë kafshë që gjatë therjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t'i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.
6:138. Ata thonë sipas hamendjes së tyre: “Këto bagëti shtëpiake dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë ne”. Disa kafshë shtëpiake ata i kanë bërë të ndaluara për ngarkim, ndërsa disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke trilluar gënjeshtra për Të. Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.
6:138. WE KALU HEDHIHI ‘EN’AMUN WE HERTHUN HIXHRUN LA JET’AMUHA ‘ILLA MEN NESHA’U BIZA’MIHIM WE ‘EN’AMUN HURRIMET DHUHURUHA WE ‘EN’AMUN LA JEDHKURUNE ESMEL-LAHI ‘ALEJHA EFTIRA’EN ‘ALEJHI SEJEXHZIHIM BIMA KANU JEFTERUNE
C 6:139. Madje ata thoshin: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (meshkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do ta ndëshkojë Ai cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.
6:139. Ata thonë gjithashtu: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Allahu do t’i ndëshkojë ata për çfarë i veshin Atij. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
6:139. WE KALU MA FI BUTUNI HEDHIHIL-’EN’AMI HALISETUN LIDHUKURINA WE MUHERREMUN ‘ALA ‘EZWAXHINA WE ‘IN JEKUN MEJTETEN FEHUM FIHI SHUREKA’U SEJEXHZIHIM WESFEHUM ‘INNEHU HEKIMUN ‘ALIMUN
C 6:140. S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.
6:140. Të humbur janë ata që i vrasin fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i bëjnë të ndaluara ato që ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar kështu gënjeshtra rreth Allahut. Ata janë të devijuar dhe aspak të udhëzuar.
6:140. KAD HASIREL-LEDHINE KATELU ‘EWLADEHUM SEFEHEN BIGAJRI ‘ILMIN WE HERREMU MA REZEKAHUMU ELLAHU EFTIRA’EN ‘ALA ELLAHI KAD DELLU WE MA KANU MUHTEDINE
C 6:141. Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.
6:141. Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!
6:141. WE HUWEL-LEDHI ‘ENSHE’E XHENNATIN MA’RUSHATIN WE GAJRE MA’RUSHATIN WE EN-NEHLE WE EZ-ZER’A MUHTELIFEN ‘UKULUHU WE EZ-ZEJTUNE WE ER-RUMMANE MUTESHABIHAN WE GAJRE MUTESHABIHIN KULU MIN THEMERIHI ‘IDHA ‘ETHMERE WE ‘ATU HEKKAHU JEWME HESADIHI WE LA TUSRIFU ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MUSRIFINE
C 6:142. Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.
6:142. Ai ka krijuar disa bagëti për ngarkim dhe për ushqim. Hani nga ato që ua ka dhuruar Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e djallit. Ai është për ju armik i hapur.
6:142. WE MINEL-’EN’AMI HEMULETEN WE FERSHEN KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU WE LA TETTEBI’U HUTUWATI ESH-SHEJTANI ‘INNEHU LEKUM ‘ADUWUN MUBINUN
C 6:143. Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: "A janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" Më tregoni, pra, me fakte të ditura (e jo me trillime) nëse jeni të sinqertë.
6:143. Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy llojet për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?” Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë!
6:143. THEMANIJETE ‘EZWAXHIN MINE ED-DE’NI ETHNEJNI WE MINEL-MA’ZI ETHNEJNI KUL ‘ALDHDHEKEREJNI HERREME ‘EMIL-’UNTHEJEJNI ‘EMMA ESHTEMELET ‘ALEJHI ‘ERHAMUL-’UNTHEJEJNI NEBBI’UNI BI’ILMIN ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 6:144. Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femra, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t'i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.
6:144. Merr dy llojet për devetë edhe dy për lopët. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu meshkujt apo femrat ose atë që e mbajnë në bark dy femrat? Apo mos keni qenë të pranishëm kur Allahu ju ka urdhëruar për këtë? Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Pa dyshim, Allahu nuk i çon në rrugë të drejtë keqbërësit.
6:144. WE MINEL-’IBILI ETHNEJNI WE MINEL-BEKARI ETHNEJNI KUL ‘ALDHDHEKEREJNI HERREME ‘EMIL-’UNTHEJEJNI ‘EMMA ESHTEMELET ‘ALEJHI ‘ERHAMUL-’UNTHEJEJNI ‘EM KUNTUM SHUHEDA’E ‘IDH WESSAKUMU ELLAHU BIHEDHA FEMEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN LIJUDILLE EN-NASE BIGAJRI ‘ILMIN ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE