U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
6:127.
Ata e kanë vendin e shpëtimit (xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.
6:127.
Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Ai do të jetë Mbrojtësi i tyre, si shpërblim për veprat që kanë bërë.
6:127.
LEHUM DARU ES-SELAMI ‘INDE RABBIHIM WE HUWE WELIJUHUM BIMA KANU JA’MELUNE
C
6:128.
Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu". Vërtet Zoti yt është më i urti, më i dijshmi.
6:128.
Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.
6:128.
WE JEWME JEHSHURUHUM XHEMI’EN JA MA’SHEREL-XHINNI KADI ESTEKTHERTUM MINEL-’INSI WE KALE ‘EWLIJA’UUHUM MINEL-’INSI REBBENA ESTEMTE’A BA’DUNA BIBA’DIN WE BELEGNA ‘EXHELENAL-LEDHI ‘EXHXHELTE LENA KALE EN-NARU METHWAKUM HALIDINE FIHA ‘ILLA MA SHA’EL-LAHU ‘INNE REBBEKE HEKIMUN ‘ALIMUN
C
6:129.
Po ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).
6:129.
E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija.
6:129.
WE KEDHELIKE NUWELLI BA’DE EDH-DHALIMINE BA’DEN BIMA KANU JEKSIBUNE
C
6:130.
O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).
6:130.
“O tog i xhindeve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shpalljet Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë kundër vetes sonë”. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.
6:130.
JA MA’SHEREL-XHINNI WEL-’INSI ‘ELEM JE’TIKUM RUSULUN MINKUM JEKUSSUNE ‘ALEJKUM ‘AJA TI WE JUNDHIRUNEKUM LIKA’E JEWMIKUM HADHA KALU SHEHIDNA ‘ALA ‘ENFUSINA WE GARRET/HUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE SHEHIDU ‘ALA ‘ENFUSIHIM ‘ENNEHUM KANU KAFIRINE
C
6:131.
Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar.
6:131.
Kjo ndodh sepse Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për veprat e tyre të gabuara, pa i paralajmëruar banorët e tij.
6:131.
DHALIKE ‘EN LEM JEKUN REBBUKE MUHLIKEL-KURA BIDHULMIN WE ‘EHLUHA GAFILUNE
C
6:132.
Po për secilin (veprues) ka shkallë (që do t'i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.
6:132.
Secili do të ketë shkallën e tij, sipas veprave që ka bërë. Zoti yt nuk është i paditur për veprat e tyre.
6:132.
WE LIKULLIN DEREXHATUN MIMMA ‘AMILU WE MA REBBUKE BIGAFILIN ‘AMMA JA’MELUNE
C
6:133.
Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
6:133.
Zoti yt është i Vetëmjaftueshmi dhe Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, ju zhduk dhe sjell pas jush çfarë të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.
6:133.
WE REBBUKEL-GANIJU DHU ER-REHMETI ‘IN JESHE’ JUDH/HIBKUM WE JESTEHLIF MIN BA’DIKUM MA JESHA’U KEMA ‘ENSHE’EKUM MIN DHURRIJETI KAWMIN ‘AHARINE
C
6:134.
Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta mënjanoni caktimin e Zotit).
6:134.
Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë e ju nuk mund t’i ikni asaj.
6:134.
‘INNE MA TU’ADUNE LE’ATIN WE MA ‘ENTUM BIMU’XHIZINE
C
6:135.
Thuaj: "O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t'i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.
6:135.
Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:135.
KUL JA KAWMI A’MELU ‘ALA MEKANETIKUM ‘INNI ‘AMILUN FESEWFE TA’LEMUNE MEN TEKUNU LEHU ‘AKIBETU ED-DARI ‘INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C
6:136.
Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: "Kjo është për All-llahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë". Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. Sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).
6:136.
Ata kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
6:136.
WE XHE’ALU LILLAHI MIMMA DHERE’E MINEL-HERTHI WEL-’EN’AM NESIBEN FEKALU HADHA LILLAHI BIZA’MIHIM WE HEDHA LISHUREKA’INA FEMA KANE LISHUREKA’IHIM FELA JESILU ‘ILA ELLAHI WE MA KANE LILLAHI FEHUWE JESILU ‘ILA SHUREKA’IHIM SA’E MA JEHKUMUNE
C
6:137.
Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e fëmijëve të vet, për t'i shkatërruar (me mashtrime) dhe për t'ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do ta bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.
6:137.
Shumë paganëve, idhujt e tyre ua kanë bërë t’u duket e bukur vrasja e fëmijëve të tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’ua pështjelluar besimin. Sikur të donte Allahu, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.
6:137.
WE KEDHELIKE ZEJJENE LIKETHIRIN MINEL-MUSHRIKINE KATLE ‘EWLADIHIM SHUREKA’UUHUM LIJURDUHUM WE LIJELBISU ‘ALEJHIM DINEHUM WE LEW SHA’EL-LAHU MA FE’ALUHU FEDHERHUM WE MA JEFTERUNE