Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:83. Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.
6:83. Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëdijshëm.
6:83. WE TILKE HUXHXHETUNA ‘ATEJNAHA ‘IBRAHIME ‘ALA KAWMIHI NERFA’U DEREXHATIN MEN NESHA’U ‘INNE REBBEKE HEKIMUN ‘ALIMUN
C 6:84. Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit.
6:84. Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët.
6:84. WE WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE KULLEN HEDEJNA WE NUHAN HEDEJNA MIN KABLU WE MIN DHURRIJETIHI DAWUDE WE SULEJMANE WE ‘EJJUBE WE JUSUFE WE MUSA WE HARUNE WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 6:85. (shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve të përsosur.
6:85. Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë.
6:85. WE ZEKERIJA WE JEHJA WE ‘ISA WE ‘ILJASE KULLUN MINE ES-SALIHINE
C 6:86. (shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.
6:86. Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit.
6:86. WE ‘ISMA’ILE WEL-JESE’A WE JUNUS WE LUTEN WE KULLAN FEDDELNA ‘ALEL-’ALEMINE
C 6:87. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë.
6:87. Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre.
6:87. WE MIN ‘ABA’IHIM WE DHURRIJATIHIM WE ‘IHWANIHIM WE EXHTEBEJNAHUM WE HEDEJNAHUM ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 6:88. Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.
6:88. Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ia jep kujt të dojë nga robërit e Vet. Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.
6:88. DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE LEW ‘ESHREKU LEHEBITE ‘ANHUM MA KANU JA’MELUNE
C 6:89. Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.
6:89. Këta janë ata që u kemi dhënë Librin, Urtësinë dhe Profecinë. E, nëse ata (banorët e Mekës) i mohojnë këto, Ne do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë.
6:89. ‘ULA’IKEL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE FE’IN JEKFUR BIHA HA’UULA’ FEKAD WE KKELNA BIHA KAWMEN LEJSU BIHA BIKAFIRINE
C 6:90. Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: "Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur'anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.
6:90. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi për atë. Ai është vetëm këshillë për të gjithë botët (njerëzit dhe xhindet)”.
6:90. ‘ULA’IKEL-LEDHINE HEDALLAHU FEBIHUDAHUMU EKTEDIHI KUL LA ‘ES’ELUKUM ‘ALEJHI ‘EXHREN ‘IN HUWE ‘ILLA DHIKRA LIL’ALEMINE
C 6:91. Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre.
6:91. Ata nuk e vlerësojnë siç duhet Allahun, kur thonë: “Allahu nuk i ka zbritur asgjë njeriut”. Thuaj: “Atëherë, kush e shpalli Librin që solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit?! Librin që ju e keni shpërndarë në fletë, ca prej të cilave i tregoni, ndërsa shumicën e fshihni, ndonëse tani keni mësuar diçka që as ju, as etërit tuaj nuk e keni ditur më parë?! Thuaj: “Allahu e ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lëri ata që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre.
6:91. WE MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI ‘IDH KALU MA ‘ENZELEL-LAHU ‘ALA BESHERIN MIN SHEJ’IN KUL MEN ‘ENZELEL-KITABEL-LEDHI XHA’E BIHI MUSA NUREN WE HUDEN LILNNASI TEXH’ALUNEHU KARATISE TUBDUNEHA WE TUHFUNE KETHIRAN WE ‘ULLIMTUM MA LEM TA’LEMU ‘ENTUM WE LA ‘ABA’UUKUM KULI ELLAHU THUMME DHERHUM FI HAWDIHIM JEL’ABUNE
C 6:92. Edhe ky (Kur'an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t'i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur'anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.
6:92. Ky (Kuran) është një Libër i bekuar, të cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vërtetues të atij (Teuratit) që gjendet para tij dhe që të paralajmërosh popullin e nënës së qyteteve (Mekës) dhe ata që banojnë rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme, besojnë edhe në të (Kuran) dhe kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.
6:92. WE HEDHA KITABUN ‘ENZELNAHU MUBAREKUN MUSEDDIKUL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE LITUNDHIRE ‘UMMEL-KURA WE MEN HEWLEHA WEL-LEDHINE JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI JU’UMINUNE BIHI WE HUM ‘ALA SELATIHIM JUHAFIDHUNE
C 6:93. E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: "Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: "Do të thur diçka të ngjashme me atë që e ka zbritur All-llahu". E, sikur t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): "Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)". "Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç".
6:93. Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: “Kjo më është shpallur mua”, ndërkohë që asgjë nuk i është shpallur atij? Ose që thotë: “Unë mund të shpall diçka si ajo që ka shpallur Allahu.” Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij”.
6:93. WE MEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN ‘EW KALE ‘UHIJE ‘ILEJJE WE LEM JUHE ‘ILEJHI SHEJ’UN WE MEN KALE SE’UNZILU MITHLE MA ‘ENZELEL-LAHU WE LEW TERA ‘IDHI EDH-DHALIMUNE FI GAMERATIL-MEWTI WEL-MELA’IKETU BASITU ‘EJDIHIM ‘EHRIXHU ‘ENFUSEKUMUL-JEWME TUXHZEWNE ‘ADHABEL-HUNI BIMA KUNTUM TEKULUNE ‘ALA ELLAHI GAJREL-HEKKI WE KUNTUM ‘AN ‘AJATIHI TESTEKBIRUNE