U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
6:78.
Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!"
6:78.
Kur vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt që ju ia shoqëroni Allahut në adhurim!
6:78.
FELEMMA RE’A ESH-SHEMSE BAZIGATEN KALE HADHA RABBI HADHA ‘EKBERU FELEMMA ‘EFELET KALE JA KAWMI ‘INNI BERI’UN MIMMA TUSHRIKUNE
C
6:79.
Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!
6:79.
Unë e kthej fytyrën time nga Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtar i vërtetë, dhe nuk jam nga idhujtarët”!
6:79.
‘INNI WEXHXHEHTU WEXHHIJE LILLEDHI FETERE ES-SEMAWATI WEL-’ERDE HENIFEN WE MA ‘ENA MINEL-MUSHRIKINE
C
6:80.
Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: "A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?" Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?"
6:80.
Dhe, kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Doni të polemizoni me mua për Allahun, ndërkohë që Ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë?! Unë nuk i kam frikë idhujt tuaj, sepse vetëm po të dojë Zoti im, ato mund të më lëndojnë. Zoti im, me dijeninë e vet ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni?
6:80.
WE HAXHXHEHU KAWMUHU KALE ‘ETUHAXHXHUNI FI ELLAHI WE KAD HEDANI WE LA ‘EHAFU MA TUSHRIKUNE BIHI ‘ILLA ‘EN JESHA’E RABBI SHEJ’EN WESI’A RABBI KULLE SHEJ’IN ‘ILMAN ‘EFELA TETEDHEKKERUNE
C
6:81.
E si t'ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?
6:81.
E si të frikësohem nga zotat tuaj të rremë, ndërkohë që ju nuk keni frikë t’i shoqëroni Allahut idhuj, për të cilët Ai nuk ju ka zbritur kurrfarë argumenti?! Cili nga ne e meriton të jetë i sigurt? Më thoni, nëse njihni të vërtetën!
6:81.
WE KEJFE ‘EHAFU MA ‘ESHREKTUM WE LA TEHAFUNE ‘ENNEKUM ‘ESHREKTUM BILLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI ‘ALEJKUM SULTANEN FE’EJJUL-FERIKAJNI ‘EHEKKU BIL-’EMNI ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
C
6:82.
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.
6:82.
Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”
6:82.
EL-LEDHINE ‘AMENU WE LEM JELBISU ‘IMANEHUM BIDHULMIN ‘ULA’IKE LEHUMUL-’EMNU WE HUM MUHTEDUNE
C
6:83.
Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.
6:83.
Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëdijshëm.
6:83.
WE TILKE HUXHXHETUNA ‘ATEJNAHA ‘IBRAHIME ‘ALA KAWMIHI NERFA’U DEREXHATIN MEN NESHA’U ‘INNE REBBEKE HEKIMUN ‘ALIMUN
C
6:84.
Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit.
6:84.
Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët.
6:84.
WE WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE KULLEN HEDEJNA WE NUHAN HEDEJNA MIN KABLU WE MIN DHURRIJETIHI DAWUDE WE SULEJMANE WE ‘EJJUBE WE JUSUFE WE MUSA WE HARUNE WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
6:85.
(shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve të përsosur.
6:85.
Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë.
6:85.
WE ZEKERIJA WE JEHJA WE ‘ISA WE ‘ILJASE KULLUN MINE ES-SALIHINE
C
6:86.
(shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.
6:86.
Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit.
6:86.
WE ‘ISMA’ILE WEL-JESE’A WE JUNUS WE LUTEN WE KULLAN FEDDELNA ‘ALEL-’ALEMINE
C
6:87.
Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë.
6:87.
Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre.
6:87.
WE MIN ‘ABA’IHIM WE DHURRIJATIHIM WE ‘IHWANIHIM WE EXHTEBEJNAHUM WE HEDEJNAHUM ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
6:88.
Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.
6:88.
Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ia jep kujt të dojë nga robërit e Vet. Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.
6:88.
DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE LEW ‘ESHREKU LEHEBITE ‘ANHUM MA KANU JA’MELUNE