Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.
6:48. Ne i çojmë të dërguarit vetëm si sjellës të lajmeve të mira dhe qortues. Pra kushdo që i beson ata dhe bën mirë, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.
6:48. WE MA NURSILUL-MURSELINE ‘ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE FEMEN ‘AMENE WE ‘ESLEHE FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 6:49. Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.
6:49. Kurse ata që mohojnë shpalljet tona, do t’i godasë dënimi për shkak të mohimit.
6:49. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA JEMESSUHUMUL-’ADHABU BIMA KANU JEFSUKUNE
C 6:50. Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?
6:50. Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?”
6:50. KUL LA ‘EKULU LEKUM ‘INDI HAZA’INU ELLAHI WE LA ‘A’LEMUL-GAJBE WE LA ‘EKULU LEKUM ‘INNI MELEKUN ‘IN ‘ETTEBI’U ‘ILLA MA JUHA ‘ILEJJE KUL HEL JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU ‘EFELA TETEFEKKERUNE
C 6:51. Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur'an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.
6:51. Paralajmëroji (me Kuran) ata që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, se atëherë nuk do të kenë as mbrojtës, as ndihmës tjetër përveç Tij, me qëllim që të ruhen nga gjynahet.
6:51. WE ‘ENDHIR BIHIL-LEDHINE JEHAFUNE ‘EN JUHSHERU ‘ILA RABBIHIM LEJSE LEHUM MIN DUNIHI WE LIJUN WE LA SHEFI’UN LE’ALLEHUM JETTEKUNE
C 6:52. Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.
6:52. Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Fytyrën (mirësinë) e Tij! Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty. Nëse ti i dëbon ata, atëherë do të jesh keqbërës.
6:52. WE LA TETRUDIL-LEDHINE JED’UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-’ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU MA ‘ALEJKE MIN HISABIHIM MIN SHEJ’IN WE MA MIN HISABIKE ‘ALEJHIM MIN SHEJ’IN FETETRUDEHUM FETEKUNE MINE EDH-DHALIMINE
C 6:53. Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë (pasanikun me varfanjakun, atë me autoritet dhe atë pa të) ashtu që të thonë: "A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?" A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
6:53. Kështu, Ne i kemi bërë disa prej tyre si sprovë për të tjerët, që të thonë: “Vallë, këta janë ata prej nesh, që Allahu u ka dhuruar mirësi?!” - A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?
6:53. WE KEDHELIKE FETENNA BA’DEHUM BIBA’DIN LIJEKULU ‘EHA’UULA’ MENNEL-LAHU ‘ALEJHIM MIN BEJNINA ‘ELEJSEL-LAHU BI’A’LEME BISH-SHAKIRINE
C 6:54. E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s'ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.
6:54. Kur të vijnë te ti ata që besojnë në shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë mbi ju!”. Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.
6:54. WE ‘IDHA XHA’EKEL-LEDHINE JU’UMINUNE BI’AJATINA FEKUL SELAMUN ‘ALEJKUM KETEBE REBBUKUM ‘ALA NEFSIHI ER-REHMETE ‘ENNEHU MEN ‘AMILE MINKUM SU’EN BIXHEHALETIN THUMME TABE MIN BA’DIHI WE ‘ESLEHE FE’ENNEHU GAFURUN REHIMUN
C 6:55. Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.
6:55. Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij.
6:55. WE KEDHELIKE NUFESSILUL-’AJATI WE LITESTEBINE SEBILUL-MUXHRIMINE
C 6:56. Thuaj: "Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: "Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).
6:56. Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, të cilëve ju u luteni në vend të Allahut “. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.
6:56. KUL ‘INNI NUHITU ‘EN ‘A’BUDEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNI ELLAHI KUL LA ‘ETTEBI’U ‘EHWA’EKUM KAD DELELTU ‘IDHEN WE MA ‘ENA MINEL-MUHTEDINE
C 6:57. Thuaj: "Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
6:57. Thuaj: “Unë kam provë të qartë nga Zoti Im, por ju e përgënjeshtroni atë. Ajo që ju kërkoni me nxitim, nuk është në pushtetin tim. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë”.
6:57. KUL ‘INNI ‘ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE KEDHDHEBTUM BIHI MA ‘INDI MA TESTA’XHILUNE BIHI ‘INIL-HUKMU ‘ILLA LILLAHI JEKUSSUL-HEKKA WE HUWE HAJRUL-FASILINE
C 6:58. Thuaj: "Sikur të ishte ajo për të cilën nguteni ju te unë, çështja mes meje dhe jush do të ishte e përfunduar. All-llahu më së miri di për mizorët.
6:58. Thuaj: “Sikur ta kisha në dorë atë që kërkoni ju, shpejt e shpejt do të sqarohej puna midis meje dhe jush. Allahu i di më së miri keqbërësit.
6:58. KUL LEW ‘ENNE ‘INDI MA TESTA’XHILUNE BIHI LEKUDIJEL-’EMRU BEJNI WE BEJNEKUM WEL-LAHU ‘A’LEMU BIDH-DHALIMINE