Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:43. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.
6:43. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.
6:43. FELEWLA ‘IDH XHA’EHUM BE’SUNA TEDERRA’U WE LEKIN KASET KULUBUHUM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU MA KANU JA’MELUN
C 6:44. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
6:44. Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.
6:44. FELEMMA NESU MA DHUKKIRU BIHI FETEHNA ‘ALEJHIM ‘EBWABE KULLI SHEJ’IN HETTA ‘IDHA FERIHU BIMA ‘UTU ‘EHADHNAHUM BEGTETEN FE’IDHA HUM MUBLISUNE
C 6:45. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!
6:45. Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.
6:45. FEKUTI’A DABIRUL-KAWMIL-LEDHINE DHELEMU WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
C 6:46. Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t'ua sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!
6:46. Thuaj: “Më thoni: Sikur Allahu t’jua merrte dëgjimin dhe shikimin e t’ua vuloste zemrat, cili zot, përveç Allahut, do t’jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.
6:46. KUL ‘ERE’EJTUM ‘IN ‘EHADHEL-LAHU SEM’AKUM WE ‘EBSAREKUM WE HATEME ‘ALA KULUBIKUM MEN ‘ILEHUN GAJRU ELLAHI JE’TIKUM BIHI ENDHUR KEJFE NUSERRIFUL-’AJATI THUMME HUM JESDIFUNE
C 6:47. Thuaj: "Më tregoni nëse dënimi nga All-llahut ju vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?"
6:47. Thuaj: “Më thoni, nëse ju vjen dënimi i Allahut papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit keqbërës?”
6:47. KUL ‘ERE’EJTEKUM ‘IN ‘ETAKUM ‘ADHABU ELLAHI BEGTETEN ‘EW XHEHRETEN HEL JUHLEKU ‘ILLAL-KAWMU EDH-DHALIMUNE
C 6:48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.
6:48. Ne i çojmë të dërguarit vetëm si sjellës të lajmeve të mira dhe qortues. Pra kushdo që i beson ata dhe bën mirë, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.
6:48. WE MA NURSILUL-MURSELINE ‘ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE FEMEN ‘AMENE WE ‘ESLEHE FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 6:49. Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.
6:49. Kurse ata që mohojnë shpalljet tona, do t’i godasë dënimi për shkak të mohimit.
6:49. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA JEMESSUHUMUL-’ADHABU BIMA KANU JEFSUKUNE
C 6:50. Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?
6:50. Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?”
6:50. KUL LA ‘EKULU LEKUM ‘INDI HAZA’INU ELLAHI WE LA ‘A’LEMUL-GAJBE WE LA ‘EKULU LEKUM ‘INNI MELEKUN ‘IN ‘ETTEBI’U ‘ILLA MA JUHA ‘ILEJJE KUL HEL JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU ‘EFELA TETEFEKKERUNE
C 6:51. Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur'an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.
6:51. Paralajmëroji (me Kuran) ata që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, se atëherë nuk do të kenë as mbrojtës, as ndihmës tjetër përveç Tij, me qëllim që të ruhen nga gjynahet.
6:51. WE ‘ENDHIR BIHIL-LEDHINE JEHAFUNE ‘EN JUHSHERU ‘ILA RABBIHIM LEJSE LEHUM MIN DUNIHI WE LIJUN WE LA SHEFI’UN LE’ALLEHUM JETTEKUNE
C 6:52. Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.
6:52. Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Fytyrën (mirësinë) e Tij! Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty. Nëse ti i dëbon ata, atëherë do të jesh keqbërës.
6:52. WE LA TETRUDIL-LEDHINE JED’UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-’ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU MA ‘ALEJKE MIN HISABIHIM MIN SHEJ’IN WE MA MIN HISABIKE ‘ALEJHIM MIN SHEJ’IN FETETRUDEHUM FETEKUNE MINE EDH-DHALIMINE
C 6:53. Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë (pasanikun me varfanjakun, atë me autoritet dhe atë pa të) ashtu që të thonë: "A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?" A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
6:53. Kështu, Ne i kemi bërë disa prej tyre si sprovë për të tjerët, që të thonë: “Vallë, këta janë ata prej nesh, që Allahu u ka dhuruar mirësi?!” - A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?
6:53. WE KEDHELIKE FETENNA BA’DEHUM BIBA’DIN LIJEKULU ‘EHA’UULA’ MENNEL-LAHU ‘ALEJHIM MIN BEJNINA ‘ELEJSEL-LAHU BI’A’LEME BISH-SHAKIRINE