Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:120. Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
5:120. Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që ato përmbajnë. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
5:120. LILLAHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA FIHINNE WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 6:1. Falënderim i qoftë vetëm All-llahut që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhuj) me Zotin e tyre.
6:1. Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.
6:1. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE XHE’ALE EDH-DHULUMATI WE EN-NURE THUMMEL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM JA’DILUNE
C 6:2. Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.
6:2. Është Ai që ju krijoi nga balta dhe pastaj caktoi një afat në këtë botë (vdekjen) dhe një tjetër në botën e përtejme (Ditën e Kiametit). Por përsëri ju dyshoni.
6:2. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM MIN TININ THUMME KADA ‘EXHELEN WE ‘EXHELUN MUSEMMEN ‘INDEHU THUMME ‘ENTUM TEMTERUNE
C 6:3. Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka ka) në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.
6:3. Ai është Allahu (i vetmi Zot i Vërtetë) në qiej dhe në Tokë; Ai di çfarë fshihni dhe çfarë tregoni, si dhe atë që arrini të fitoni.
6:3. WE HUWEL-LAHU FI ES-SEMAWATI WE FIL-’ERDI JA’LEMU SIRREKUM WE XHEHREKUM WE JA’LEMU MA TEKSIBUNE
C 6:4. Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata nuk i shmangen.
6:4. Sa herë që atyre (jobesimtarëve) u vjen ndonjë varg nga shpallja e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën.
6:4. WE MA TE’TIHIM MIN ‘AJETIN MIN ‘AJATI RABBIHIM ‘ILLA KANU ‘ANHA MU’RIDINE
C 6:5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do ta kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.
6:5. Kështu, ata e mohojnë të vërtetën, posa u shpallet, por së shpejti do t’u vijnë lajmet e asaj me të cilën talleshin.
6:5. FEKAD KEDHDHEBU BIL-HEKKI LEMMA XHA’EHUM FESEWFE JE’TIHIM ‘ENBA’U MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
C 6:6. A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë.
6:6. A nuk e shohin ata se sa brezni i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerëz që i kishim dhënë më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë ju (mekasve)? Ne u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që të rrjedhin lumenj nëpër viset e tyre; por, për shkak të gjynaheve të veta, i shfarosëm dhe, më pas, krijuam brezni të tjera.
6:6. ‘ELEM JEREW KEM ‘EHLEKNA MIN KABLIHIM MIN KARNIN MEKKENNAHUM FIL-’ERDI MA LEM NUMEKKIN LEKUM WE ‘ERSELNA ES-SEMA’E ‘ALEJHIM MIDRAREN WE XHE’ALNAL-’ENHARE TEXHRI MIN TEHTIHIM FE’EHLEKNAHUM BIDHUNUBIHIM WE ‘ENSHE’NA MIN BA’DIHIM KARNAN ‘AHARINE
C 6:7. Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë".
6:7. Sikur Ne të të zbritnim ty një Libër të shkruar në letër e ata ta preknin me duart e tyre, mosbesimtarët me siguri që do të thoshin: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e hapur.”
6:7. WE LEW NEZZELNA ‘ALEJKE KITABEN FI KIRTASIN FELEMESUHU BI’EJDIHIM LEKALEL-LEDHINE KEFERU ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C 6:8. E pastaj thanë: "Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)". E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre afat.
6:8. Ata thonë: “Sikur t’i kishte zbritur atij (Muhamedit) një engjëll?! Por po të dërgonim Ne engjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u jepej asnjë afat.
6:8. WE KALU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI MELEKUN WE LEW ‘ENZELNA MELEKEN LEKUDIJEL-’EMRU THUMME LA JUNDHERUNE
C 6:9. Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t'ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.
6:9. Edhe sikur Ne ta bënim atë (Muhamedin) engjëll, me siguri që do t’i jepnim atij pamje njeriu dhe, kështu, do të bënim që të ngatërroheshin në lidhje me mesazhin, për të cilin tashmë ata janë të ngatërruar.
6:9. WE LEW XHE’ALNAHU MELEKEN LEXHE’ALNAHU REXHULAN WE LELEBESNA ‘ALEJHIM MA JELBISUNE
C 6:10. Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.
6:10. Me të vërtetë, janë përqeshur shumë të dërguar para teje, por ata që përqeshnin i përfshiu ajo me të cilën ata talleshin.
6:10. WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN